Politikë
-
Pensionistët do të marrin 5000 lekë si masë lehtësuese, pasi janë pjesë më e prekur nga pesha e luftës në Ukrainë. Kështu bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili sot më 1 prill ka publikuar vendimin e saporfirmosur të qeverisë për shpërblimin e tyre
1 Prill 2023, 19:14 -
KQZ miraton listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë të 4 partive politike! Ja bashkitë për të cilat kandidojnë
1 Prill 2023, 18:56Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat e 4 partive politike për kandidatët e këshillave bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
-
Dokumenti/ Kandidati i Berishës për Devollin e pranon: Jam dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh
1 Prill 2023, 16:44Kandidati i koalicionit ‘Meta-Berisha’ për bashkinë e Devollit, Elvis Hajdërlli ka pranuar se është dënuar me 6 muaj burg nga drejtësia greke. Në plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Hajdërlli shpjegon se Gjykata e Selanikut në Greqi e ka dënuar me 6 muaj burg nën akuzën e falsifikimit të dokumentave të përdorura për të kaluar në kufirin grek.
-
Dokumentet/ Një dhuratë dhe ‘pak kursim’, ja si Monika Kryemadhi e siguroi vilën në Gjirin e Lalzit, nga 11 tualetet tek palmat, disa detaje që duhet të ‘zgjojnë’ SPAK
1 Prill 2023, 16:50Në letra vila është deklaruar 317 m2, por në një dokumentar Monika Kryemadhi tregoi me mburrje 11 tualetet dhe oborrin madhështor me palma. Pallatin e ngriti mbi pronë të dhuruar në vitin 1995, 300 m2 ndërtim tek kulla në Laprakë i shkëmbeu me vilën
-
Në garë për bashkinë e Tiranës, Përnaska në Report Tv: PD është shpërbërë në tre pjesë, njerëzit s’kanë shpresë te e djathta! Përçarja ka fuqizuar mazhorancën
1 Prill 2023, 16:45Lajla Përnaska, kandidate me PDIU-në për bashkinë e Tiranës thotë se Partia Demokratike është shpërbëre dhe njerëzit nuk kanë më shpresë te PD-së. E ftuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ish-deputetja demokrate u shpreh se tashmë situata brenda PD-së është e trishtë dhe se njerëzit ndihen të papërfaqësuar
-
Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’! E shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota
1 Prill 2023, 16:38Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatët për Këshillin Bashkiak atje, tha se sapo të mbarojë fushata opozita do t’i braktisë qytetarët, siç kanë bërë gjithmonë.
-
1 vit nga masakra e Buchas në Ukrainë, Olta Xhaçka: Federata ruse të vihet para përgjegjësisë për krimet e bëra
1 Prill 2023, 15:44Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Samitin e Buchas, një vit pas ngjarjeve mizore të rusëve në këtë zonë të Ukrainës.
-
Ambasadori i ri i SHBA që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë
1 Prill 2023, 15:44David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi sot para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador
-
Kryemadhi aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale, Balla: Drejtësia të sqarojë nga vijnë paratë në llogaritë e gruas së ish presidentit Meta
1 Prill 2023, 15:29Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar që drejtësia të nisë hetimet për përfshirjen e Monika Kryemadhi në financimet ruse.
-
E premtoi Belind Këlliçi, Veliaj: Ka gënjeshtarë që thonë se ofrojnë, autobusë, avionë dhe trena falas
1 Prill 2023, 15:00Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se ata që premtojnë transport publik falas gënjejnë me shpresën për të kapur ndonjë votë. Nga Kavaja, ku u prezantuan kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak, Veliaj deklaroi se është shumë e rëndësishme që me qytetarët të flitet hapur.
-
-
Hashim Thaçi del të hënën para gjykatës, Rama: Dikur u cilësua ‘George Washington’ i Kosovës! A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin drejt lirisë?
1 Prill 2023, 14:54Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili del të hënën në gjyq për akuzat e krimeve të luftës. Rama kujton se vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e cilësoi Thacin si ‘George Washington’ i Kosovës dhe ngre pikëpyetjen nëse konsiderohen kriminelë ata që e cojnë popullin drejt lirisë.
-
-
-
Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës! Ne e duam bashkinë për bashkëpunim me qeverinë dhe jo për të hapur sherr
1 Prill 2023, 13:59Nga Kavaja, gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj e quajti fyerje atë që po u bëhet demokratëve, të cilët në 14 Maj, Sali Berisha po u thotë të votojnë listën e njerëzve të Ilir Metës dhe ish-LSI.
-
Piktori shqiptar u arrestua se policia britanike ngatërroi çajin e malit me kanabis, reagon Rama: Dëshpëruese, ‘persekutorët’ të mbajnë përgjegjësi! Si do reagonte Sunak?
1 Prill 2023, 13:56Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që u publikua në media se një shqiptar në Britani të Madhe u mbajt për 15 orë në qeli pasi efektivët britanikë ngatërruan çajin e malit me marjuanë. Rama shkruan se kjo është një situatë dëshpëruese dhe se ‘persekutorët’ e piktorit Agim Agaj duhet të mbajnë përgjegjësi.
-
Sulmet e Berishës, kandidatja e PD për Vaun e Dejës për Report Tv: S'tërhiqem nga gara, presion demokratëve që mos të më votojnë! Po faktorizon Metën
1 Prill 2023, 13:31Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini ka folur në Report Tv pas sulmeve që Sali Berisha bëri kundrejt saj teksa prezantoi kandidatin e tij Zef Hilën para demokratëve. Me bindje të plotë, Drini thotë se nuk do të tërhiqet nga gara pavarësisht çdo lloj presioni që mund të marrë nga pala tjetër.
-
Berisha për Skavicën: Aferë korruptive, të ndëshkohet me votë
1 Prill 2023, 12:24 -
A po shkojnë votat e demokratëve për një parti të majtë? Berisha nga Dibra: Kandidatët tanë nga Tropoja në Konispol janë të 'lirisë'
1 Prill 2023, 12:50Pas marrëveshjes Berisha-Meta, mbështetësit e Enkelejd Alibeajt kanë hedhur akuza se kandidatët e primareve po futen në garën e 14 majit me logon e një Partie të majtë. Nga Dibra, Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje duke thënë se kandidatët e dalë nga primaret nga Tropoja në Konispol janë të Partisë të Lirisë.
-
Rama paralajmëron podcastin e tij: Flasim së shpejti! Do ftojë kandidatë për kryebashkiakë e drejtues politikë për bashkëbisedim
1 Prill 2023, 12:06Kryeministri Edi Rama po përgatit podcast për të zhvilluar bisedime me të ftuarit e tij. Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter, ku ka publikuar fotografinë e tij të montuar teksa mban një palë syze dhe në poster shkruhet ‘Flasim’.
