Politikë
-
Analisti i njohur Erl Murati ka komentuar këtë të mërkurë, posterin jo etik të nxjerrë nga kandidati i çiftit Berisha-Meta në Tiranë, Këlliçi. I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Murati analizoi fillimisht situatën e fushatës, e më pas përfaqësimin e Këlliçit përpara kryeqytetasve.
26 Prill 2023, 13:00 -
VIDEO/ Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, ironia e Gjergj Lucës: Kur na shohin me inat e xhelozi, i përgjigjemi me forcë krahu
26 Prill 2023, 12:36Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, ka ironizuar posterin me gishtat e mesit të Belind Këlliçit. Me përfaqësuesit e kompanisë së tij në panairin ndërkombëtar të mjeteve të punës dhe teknologjisë së avancuar në Barcelonë thotë se ka nga ata që i shohin me inat dhe i nxjerrin gishtin e mesit ndërsa ata i nxjerrin grushtin e punës.
-
-
Rritja e pagave të policisë me 7%, efektivja: Puna jonë nuk është e lehtë, e dimë sa rrezikojmë! Shteti ynë ka nevojë për ne më shumë se kurrë
26 Prill 2023, 12:09Pagat e punonjësve të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit u rritën me 7% ndërsa rritja pritet të vijojë në 21-35% në vitin 2024. Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një efektiveje e cila tregon vështirësitë e punës dhe shprehet se e mirëpritën vendimin për rritjen e pagave.
-
-
Veliaj në Njësinë 7: Të mos kesh diplomën e gjimnazit është e rëndë, por më e rëndë është të bëhesh sapun për fytyrat e Berishës dhe Metës
26 Prill 2023, 11:54Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet, tha se është turp të jesh detergjenti për të larë fytyrën që nuk mund të lahet e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sipas Veliajt, mos pasja e diplomës së shkollës së mesme për një nga kandidatët është e rëndë, por më e rëndë është të shërbesh si sapun për Berishën dhe Metën.
-
Përnaska: Mbështetje për gratë dhe vajzat, 0 taksa për 3 vitet e para të punës
26 Prill 2023, 11:41 -
-
-
Këlliçi me gishtin e mesit në publik, Shella: Ja paska futur ai që i bën fushatën! Kulluri: Për të ardhur keq sa ka rënë niveli
26 Prill 2023, 10:50Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella ka komentuar posterin e kandidati të çiftit Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçit. Shello shkruan se kushdo që ka qëndruar pas fushatës së Këlliçit e ka bërë viktimë.
-
-
VKM e ndërtimeve pa leje, 'Kushtetuesja' kërkon që 28 deputetët kërkues të autorizojnë përfaqësimin! Bardhi: Rezultat i shantazhit të Ramës, po zvarritet! Gjykata: E pavërtetë
26 Prill 2023, 10:44Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM për operacionet për ndërtimet pa leje. Shkak i shtyrjes këtë herë është bërë pasi sipas Gjykatës Kushtetuese kërkohet një autorizim me firmë i të 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën për palën që do t’i përfaqësojë.
-
Ekskluzive, Rama niset drejt Britanisë! Qeveria marrëveshje me Manchester City për akademi futbolli në Durrës
26 Prill 2023, 10:14Qeveria po përgatit marrëveshje me ekipin Manchester City për akademi futbolli në qytetin e Durrësit. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Anglisë, ku do të shoqërohet nga ministrja Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.
-
-
-
-
Posteri i Këlliçit, Rama: Kukulla e zorrës qorre pa dëftesë shkolle ngatërron edhe gishtin e mesit për ndonjë mision! Berisha-Meta, e shkuara e vendit
26 Prill 2023, 09:29Pas mbledhjes të Kryesisë së PS, Edi Rama foli para mediave për skandalin e Belind Këlliçit që nxori postera me gishtin e mesit me pretendimin se ia drejton korrupsionit. Rama që e cilëson si ‘kukull të zorrës qorre’ kujton se Këlliçi ende nuk ka sqaruar qytetarët e Tiranës për mungesën e një diplome të shkollës së mesme dhe nga ana tjetër ngre gishtin e mesit që e ngatërron për ndonjë mision kundër korrupsionit.
-
-
‘Vendoret’/ Kandidatët për bashkitë e vendit në terren, Socialistët: Do punojmë për turizmin! BF: S’kanë mbajtur premtimet
26 Prill 2023, 08:24Në ditën 12-të të fushatës, kandidatët e bashkive të vendit kanë dalë në terren, në takime me qytetarët dhe bizneset. Kandidatët e Partisë Socaliste janë shprehur se do të punojnë edhe më tepër për Bashkitë që kanë patur këto 4 vite ndërsa janë shprehur se kanë vetëm një alternativë.
-
Sondazhi i Piepolit për 14 majin/ PS mban Korçën, Dibrën, Vlorën dhe Himarën! Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' forcë e dytë! Alibeaj në kuotat e 8-10% në të katërta bashkitë
26 Prill 2023, 08:13Në Korçë, Dibër, Vlorë e Himarë socialistët arrijnë të mbajnë bashkitë edhe për një tjetër mandat. Sipas sondazhit të radhës së Piepolit, i fokusuar në këto 4 bashki, PS ruan epërsinë edhe si forcë e parë për këshillat bashkiakë. Mirëpo, sipas anketimeve, shumica e qytetarëve janë të pakënaqur nga puna e kryebashkiakut të Dibrës Rrahim Spahiu e Dritan Lelit të Vlorës.
