Politikë
-
Rama tha se kundërshtimet e Kosovës dhe Serbisë për draft-statutin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin, nuk janë të logjikshme përderisa nuk e dinë ende përmbajtjen. Ndërsa tha se arsyeja përse hartoi një draft projekt mbi këtë çështje është për faktin se Shqipëria nuk dëshiron tensione në rajonin ku ndodhet.
12 Qershor 2023, 19:51 -
-
-
-
Ardi Veliu përplaset me opozitën në Komisionin e Sigurisë! Kreu i AMP pyetet për krimet zgjedhore: Jam i depolitizuar, asnjë polic s’rezulton i përfshirë në fushatë
12 Qershor 2023, 18:35Akuzat e opozitës për manipulim të zgjedhjeve të 14 Majit, u bënë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Gjatë prezantimit të raportit për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, deputetët hodhën akuza për përfshirjen e Policisë së Shtetit në fushatë, por kreu i AMP Ardi Veliu tha se asnjë polic nuk është implikuar në këtë proces
-
-
Në 29 korrik zgjedhjet për kreun e ri të PD, Baçi: Farsë e madhe! Situatë e krijuar artificialisht nga Basha për ta mbajtur partinë të përçarë
12 Qershor 2023, 17:38Pavarësisht tensioneve brenda kryesisë, deputeti i Rithemelimit Luan Baçi tha se nuk e njeh një strukturë të tillë dhe se personat të cilët kanë marrë pjesë në mbledhje nuk janë anëtarë të zgjedhur. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, deputeti tha se e gjithë situata e krijuar është një farsë e planifikuar nga ish kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sipas tij po organizon takime thjesht formale një grup gjimnazistësh.
-
Shqipëria përfaqësohet nga 10 atletë në Lojërat Botërore Olimpike Speciale ne Berlin, Veliaj: Mesazh se gjithkush mund t’ia dalë
12 Qershor 2023, 17:14Në këtë vit që Tirana mban titullin “Qyteti Europian i Sportit”, Shqipëria do të përfaqësohet me 10 atletë me aftësi të veçanta në Lojërat Botërore Olimpike Speciale ne Berlin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti delegacionin që do përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion.
-
-
Gjykata e Tiranës jep vendimin, vërtetohet mandati i Veliajt për Bashkinë e Tiranës
12 Qershor 2023, 15:40Gjykata Tiranës ka dhënë vendimin për vërtetimin e mandatit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës
-
-
Gara për kreun e PD, përplasja Kryesi – deputetë vijon! Anëtari i Kryesisë: Mbledhja e Këshillit, e panevojshme! Propozimi i grupit? Kërkuan të na marrin kompetencat
12 Qershor 2023, 15:24Për Kryesinë e Partisë Demokratike vendimi i 7 qershorit për hapjen e garës për kryetarin e ri është i mjaftueshëm dhe nuk është e nevojshme një mbledhje e Këshillit Kombëtar. Gazment Bardhi kërkon mbledhjen e këtij forumi, që sipas statutit duhet të vendosë për procesin, por edhe ngritjen e komisionit zgjedhor.
-
-
Kriza në PD, Tritan Shehu në Kontrast: Kemi problemet tona, por na kanë bërë komplot dhe presion! Vangjeli: Berisha e dinte se do të humbiste më 14 maj
12 Qershor 2023, 15:07Kriza PD-së vijon të jetë ende e tensionuar. Në një intervistë në ‘Kontrast’, deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu nuk e sheh krizën brenda partisë por në situatën aktuale në vend.
-
Elezi: PD s'ka struktura, kjo që po bën Basha nuk është institucionale! Bardhi shkelës i statutit, s’mund të konsiderohet shpëtimtar! Berisha i pabesueshëm
12 Qershor 2023, 14:11Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi thotë se tentativa që bën Lulzim Basha për t’u kthyer në politikën aktive nuk është institucionale se nuk kanë struktura. Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Elezi tha se ka pasur shumë thyerje rregullash.
-
Kandidat për ambasador në Zvicër, Mustafa Nano: Kisha menduar se do vdes në gazetari
12 Qershor 2023, 14:06 -
-
Rritja e pagave, Meta: Kishte efekt elektoral, thellon pabarazinë sociale! Kryeministri merr 23 herë më shumë se një pension mesatar
12 Qershor 2023, 13:50Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komnetuar reformën e rritjes së pagave nga qeveria. Në nëj dalje për mediat, Meta tha se kjo rritje pagash kishte efekt elektoral dhe se sipas tij është një rritje selektive.
-
Gara për kreun e PD, 8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë t’i zgjatet mandati krerëve të degëve! Bardhi: Një grup po merr kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm
12 Qershor 2023, 13:178 anëtarë të Krysisë së PD kanë kërkuar që t'i zgjatet mandati krerëve të degëve dhe të plotësohen vakancat. Gazment Bardhi i është përgjigjur këtij vendimi duke thënë se një grup po kërkon të marrë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.
-
Denoncimi i Berishës: Në disa qendra votimi në Elbasan është kryer ‘batërdi elektorale’! Shfaq disa video: Fakte që të çoheni në protesta
12 Qershor 2023, 13:14Sali Berisha vijon të pretendojë se në zgjedhjet e 14 majit janë kryer shkelje. Sot shfaqi me video akuzat e ripërsëritura se në bashkinë e Elbasanit, qytetarët sipas tij nuk votuan të lirë. Sipas tij, është kryer batërdi elektorale që është jashtë të gjitha sanrdardeve.