Politikë
-
Mbledhja e demokratëve në një tryezë për festat e fundvitit me ftesë të Xhelal Mziut ka qenë ndër çështjet më të komentuara të ditëve të fundit. Deputeti i PD, Saimir Korreshi foli në një intervistë për Report Tv duke thënë se ishte thyerje akulli pasi u duk sikur deputetët kishin harruar çdo gjë kishin thënë për njëri-tjetrin.
30 Dhjetor 2022, 14:40 -
-
-
Policia Bashkiake dhuron 50 pemë, Veliaj: Janë të parët që i vijnë në ndihmë komunitetit, meritojnë mirënjohje që e mbajnë qytetin pastër
30 Dhjetor 2022, 14:15Policia Bashkiake e Tiranës i është bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet. Ata kanë kontribuuar në 50 fidanë të rinj, në një prej zonave më të urbanizuara vitet e fundit të Tiranës, në Shkozë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi punën e efektivëve të policisë, shpesh të pavlerësuar sa duhet tha ai, por edhe kontributin sa herë lindin nevoja të komunitetit
-
Avokati dërgon në SPAK provat: Njerëzit e Sali Berishës tentuan të ekzekutonin Muharrem Haklajn dhe Ajshe Haklajn, si shpëtuan për fije të perit nga goditjet me snajper
30 Dhjetor 2022, 13:48Sot po nxjerrim të tjera fakte që ka në dorë drejtësia e re nën patronazhin e amerikanëve që implikojnë Sali Berishën dhe të gjithë emrat e kallëzuar nga Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, se ishin ata që shfarosën familjarët e tyre
-
-
-
-
Berisha sulmon sërish Yuri Kim: E barazoi veten me Lindita Nikollën
30 Dhjetor 2022, 12:41 -
Berisha ia 'dedikon' konferencën e fundvitit Yuri Kimit: Guvernatorja, e përfshirë në korrupsion, mashtroi qeverinë e saj për mua, manipuloi historinë
30 Dhjetor 2022, 12:21Sali Berisha në konferencën e fundit për këtë vit për gazetarët e cilësoi, vitin 2022 si vitin e opozitës shqiptare. Në fjalën e tij, Berisha sulmoi sërish ambasadoren e SHBA-së, pas shpalljes ‘non grata’, për të cilën tha se është përfshirë në një akt madhor korruptiv duke mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës.
-
Ministri i Mbrojtjes bashkëbisedim online me përfaqësuesit e Shqipërisë me mision jashtë vendit: Dinjitozë në krah të NATO-s, shtojmë mbështetjen për ushtarakët
30 Dhjetor 2022, 11:29Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim online me të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit. I shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Arben Kingji, Ministri Peleshi i përgëzoi ata për kontributin dhe punën e bërë gjatë këtij viti tejet të ngarkuar për sigurinë dhe paqen në botë.
-
-
Pakoja e Madhe, Rama: Pensionistët, invalidët, familjet, mësuesit, ushtarët, në nevojë marrin nga 8000 lekë, nënat kryefamiljare 20 000 lekë, administrata 10-20 mijë lekë
30 Dhjetor 2022, 08:10Nga Pakoja e Madhe anti inflacion 695 mijë pensionistë, 71 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 8000 lekë. Ndërsa punonjësit e administratës do të marrin nga 10-20 mijë lekë mbështetje nga qeveria. Edhe nënat kryefamiljare do të përfitojnë 20 mijë lekë.
-
Viti politik i PS dhe Shqipëria si mikpritëse e BE! Nga Këshilli i Sigurimit, çelja e negociatave e deri te samiti në Tiranë, si u mbyll kapitulli i 2022-t
29 Dhjetor 2022, 22:03Viti 2022 ka shënuar zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme të Shqipërisë si dhe ka rritur rolin e saj në arenën ndërkombëtare. Përfshirja për herë të parë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, çelja e negociatave si dhe samiti i BE i mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ishin momentet që shenjuan vitin politik për qeverinë Rama III.
-
Fundviti/ Nikolla letër deputetëve: Vitin tjetër të debatojmë qytetarisht në Kuvend
29 Dhjetor 2022, 19:15Me mbylljen e vitit, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u është drejtuar me një letër deputetëve në mënyrë që të shmangen tensionet dhe retorikat me debate në sallën e parlamentit.
-
2022 'në lupën' e Lorenc Vangjelit: Rakia e Mziut nuk dezinfekton plagën në PD! Berisha, hipoteka e pushtetit të Ramës! Meta, biri i adoptuar nga i cili Saliu pret zgjidhje
29 Dhjetor 2022, 19:148 janari, është një datë e rëndësishme në kalendarin politik të 2022, për të cilën analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një analizë, përtej asaj të dukshmes, dhunës që u pa në selinë blu atë diel. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, përballë gazetarit Denin Minga, Vangjeli e cilësoi “8 janarit”, një pasojë, e një sërë veprimesh që datonin shumë më herët, që në 26 prill, 1 ditë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.
-
Dreka bashkoi në një tryezë demokratët, Bejko: E gabuar! Ulen pa pikë morali në një tavolinë! Kush do t’i bashkohet Berisha, të ikë sa më parë
29 Dhjetor 2022, 18:07Anëtari i kryesisë së PD, Roland Bejko i ka cilësuar “pa pikë morali” deputetët demokratë të grupit të Berishës dhe të Alibeajt që u ulën në një tavolinë për festën e fundvitit duke harruar të gjitha përplasjet. Në një intervistë për Report Tv, Bejko u shpreh se është veprim i gabuar qëndrimi në një tryezë të përbashkët në një kohë kur PD është e përçarë.
-
Tensionet në Kosovë po shuhen, Rama: Asgjë e re, secili me ‘fitoren’ e tij! Jo dakord me BE e SHBA që ‘bekuan’ barrikadat si mjete proteste paqësore
29 Dhjetor 2022, 17:40‘Shfaqje’. Kështu e cilësoi kryeministri Edi Rama vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, tërheqja e të cilave ka nisur që në mëngjesin e sotëm. Me nota ironie, kreu i qeverisë u ndal edhe tjetërsimi i termit ‘barrikada’, ku në këtë ‘revoltë’ u përdor si mjet proteste paqësore nga serbët.
-
Betejat e humbura të PD-së në një vit në parlament! Nga presidenti i ri te ‘Territorialja’ e Avokati i Popullit dhe sfida për reformën zgjedhore
29 Dhjetor 2022, 16:11Viti 2022 Partinë Demokratike e gjeti të përçarë edhe në Parlament. Lufta që zhvillohej për selinë dhe vulën u përkthye në një opozitë të paunifikuar edhe në kuvend, gjë që solli humbjen e disa betejave që njiheshin si kauza të PD, nga zgjedhja e Presidentit të ri, Reforma Territoriale apo Avokati i Popullit
-
Inflacioni dhe pasojat e luftës, qeveria paketë mbështetëse për 1 milionë qytetarë! Rama: 8 miliard lekë shpërndahen ditët e para të janarit
29 Dhjetor 2022, 14:39Rreth 1 milionë shqiptarë pritet të përfitojnë nga paketa që Qeveria po përgatit për të ndikuar në lehtësimin e ndikimeve të inflacionit. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama i cili ka bërë me dije të gjitha kategoritë përfituese.