Politikë
-
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar ditën e sotme Ulsi Manjën si drejtues politik në Lezhë. Në fjalën e tij, Gjiknuri falënderoi punën e bërë deri më tani në këtë qark nga Blendi Klosi, i cili për shkak të ngarkesës së zgjedhjeve në parti, do duhet t’i dedikohet këtij procesi.
17 Maj 2022, 20:24 -
Kritikat e Ramës për SPAK, Petro Koçi në Report Tv: PS nuk mund të heshtë për krimet më të mëdha! Pse nuk hetohet Berisha për Kompleksin 'Partizani'?!
17 Maj 2022, 20:14Deputeti socialist Petro Koçi tha në Report Tv se PS nuk do të negociojë me Sali Berishën për presidentin e ri, por edhe për asnjë çështje tjetër, pasi sipas tij Berisha është një kartë e djegur. Ai u ndalu edhe në kritikat e Ramës për SPAK se përse nuk ka nisur një hetim për Sali Berishën. Koçi thotë se PS nuk mund të heshtë kur ngjarja e 21 Janarit, Gërdeci apo edhe privatizimi i Kompleksit Partizani nga Berisha janë sheshit.
-
-
Berisha nga Durrësi: Ishim lolo dhe vegël e qeverisë për shkak të Ali-Bashës! Rama ta lerë portin në duart e qytetarëve dhe Dubain atje ku është
17 Maj 2022, 19:28Pesë ditë përpara zgjedhjeve të kryetarit të ri të PD, Sali Bersha ka vijuar takimet e tij nga Durrësi me mbështetësit e tij.
-
-
-
Presidenti, nesër në 10:00 negociata në prani të kamerave! PS: Nëse opozita i ka 20 firma të propozojë emër, kërkojmë fleksibilitet! Alibeaj: Transparenca, ilaçi kundër pazareve
17 Maj 2022, 18:25Ashtu siç edhe opozita e kishte kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve negociatat për emrin e ri të Presidentit do të zhvillohen në prani të kamerave. Dakordësia që bisedimet të vijojnë nesër në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit u arrit në takimin e pasdites së sotme mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.
-
‘Ashtu siç donte LSI’ dhe ‘Fitoi Shqipëria’! Sot e quajnë 'ditën më të zezë të opozitës', por ç'thoshin Berisha dhe Meta 5 vite më parë për marrëveshjen Rama-Basha?
17 Maj 2022, 18:13Sot nga Sali Berisha dhe Ilir Meta kjo marrëveshje është konsideruar si tradhtia më e madhe e bërë nga Lulzim Basha kundër interesave të opozitës së vendit, në shërbim të Ramës. Por çfarë thoshin 5 vite më parë Sali Berisha dhe Ilir Meta, në atë kohë kundërshtarë politike, Berisha si ‘mentor’ i Bashës dhe Meta si aleat i Ramës?
-
Fati i PD në Apel, Shehu në Report Tv: PD e përcaktojnë njerëzit dhe jo letrat e gjykatës! Negociata për presidentin? Rama po luan komedi
17 Maj 2022, 17:55Ditën e sotme është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve, që do të shqyrtojnë kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Lidhur me këtë zhvillim të fundit, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në Report Tv se PD nuk e bëjnë letrat e gjykatës, por njerëzit.
-
-
Qeveria firmos marrëveshjen me fondin shqiptaro-amerikan: Krijojmë 100 laboratorët e parë SMART në shkollat 9-vjeçare! Nesër lançohet programi i kodimit
17 Maj 2022, 17:28Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se bashku me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, pas projektit që u firmos sot për krijimin 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare, nesër do të prezantohet një tjetër projekt për kodimin.
-
Deklarata e Apelit së Tiranës, Berisha vijon presionin: E kapur nga Rama
17 Maj 2022, 17:12 -
Ligji i investimeve strategjike, ‘Rithemelimi’: Grabitja e pronave në bregdet nga ministrat, zyrtarët e lartë të PS dhe ortakë të Ramës, aksion kriminal
17 Maj 2022, 15:48Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj gjatë një deklarate nga selia blu ka denoncuar “ligjin e investime strategjike” duke e cilësuar si një aksion kriminal që i shërben qeverisë për të grabitur dhe tjetërsuar pronat në bregdet.
-
-
-
Statuti i Berishës, sot Apeli cakton gjyqtarët për kërkesën e Ivi Kasos për të rrëzuar Alibeajn
17 Maj 2022, 14:30Gjykata e Apelit do të caktojë sot gjyqtarët që do të shqyrtojnë kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojnë Enkelejd Alibeajn si palë. Shorti për caktimin e gjyqtarit relator do të hidhet sot në orën 15:30
-
Fati i PD në Apel, përcaktohet trupa gjykuese! ‘Rithemelimi’ ka ankimuar njohjen e Alibeajt si palë në vendimin e Zhukrit! Gjykata: Deklaratat partiake të papranueshme! Berisha vijon presionin
17 Maj 2022, 14:20Është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve, që do të shqyrtojnë kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarot Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Elona Toro, gjyqtare relatorë, Genti Shala gjyqtar dhe Edlira Petri gjyqtar, u caktuan nga shorti për shqyrtimin e kërkesës
-
Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO, ambasadorja Hastad: Takova Ramën dhe Xhaçkën, na mbështesin! Presim sulme kibernetike nga Rusia
17 Maj 2022, 13:23Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Në një konferencë për mediat, Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad tha se ka folur me kryeministrin Rama dhe ministren Xhacka, të cilët e kanë mbështetur Suedinë për këtë proces.
-
2 vjet nga shembja e Teatrit Kombëtar! Veliaj: Ata që gjoja ‘u kujtuan’, janë të njëjtët që janë dënuar për shpifje nga Gjykata
17 Maj 2022, 12:45Nga Ndroqi, ku sot u përurua lagjja e re e Programit të Rindërtimit, nga e cila përfitojnë 74 familje, Kryebashkiaku Erion Veliaj i ktheu përgjigje opozitës edhe për projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Veliaj tha se ata që bëjnë sikur “kujtohen” për Teatrin, janë po ata që dje akuzonin për ndërtime kullash edhe në projekte të tjera të mëdha, por sot janë shpifës me vendim gjykate.
-
Miratohet pr/ligji për menaxhimin e Butrintit, Braçe: Mbroni kufijtë e zonës së mbrojtur, një herë është abuzuar me ndërtime! Margariti: Investimi strategjik është jashtë Parkut Kombëtar
17 Maj 2022, 12:40Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”. Projektligji u miratua vetëm me votat e qeverisë, ndërsa opozita tha se do e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, njësoj si projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
