Politikë
-
Kreu i PD tha se gojët e politikanëve janë të mbushura me mjaltë kur vjen fushata, por gjërat janë të vështira për t’u bërë. Basha theksoi se Durrësi iu nënshtrua interesave afatshkurtra politike ndërsa theksoi se PD po tejkalon pjesë të së shkuarës dhe nuk do t'i ikin përgjegjësive.
18 Shkurt 2022, 11:33 -
-
PD: Berisha kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD! Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre
18 Shkurt 2022, 10:32Në një postim në facebook në llogarinë e PD shkruhet se Berisha po gënjen e mashtron dhe se çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën. Sipas PD, Berisha po tenton t'i përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij, ndërsa në koalicionin 'Shtëpia e Lirisë, sipas tyre, bashkëpunëtorët po shantazhojnë njëri-tjetrin.
-
Rama replikon me komentuesit për inceneratorët: Akuzat e PD-së, tymnajë e vulëhumburve politikë! Një ish-ministër në pranga, drejtësia do veprojë
18 Shkurt 2022, 09:50Rama kujton se një ish-ministër është vënë në pranga dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj, duke iu referuar arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka. Sakaq, kryeministri shprehet se ata që vjedhin do të marrin dënimin e meritur pa asnjë dallim.
-
Meta në 'Kontrast': Basha-Rama pakt që në 2015! Padisë për Kuvendin i shkoj deri në fund! Nëse opozita do fitonte në 25 prill do kërkoja mandat të dytë si President (VIDEO)
18 Shkurt 2022, 09:47Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në emisionin 'Kontrast' në Report Tv se bashkëpunimi Basha-Rama ka nisur që në 2015. Gjithashtu ai tha se nëse opozita do të kishte fituar në 25 prill, atëherë ai do të kishte kërkuar një mandat të dytë. Mirëpo, në një kohë kur kjo nuk ndodhi, kreu i shtetit tha se pas përfundimit të mandatit do angazhohet në politikën aktive që të forcojë opozitën.
-
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Tabaku: Administratorja e Inceneratorit të Tiranës ka thënë të pavërteta! Nëse nuk vjen të dëshmojë deri në drekë, do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë
18 Shkurt 2022, 09:35Kryetarja e këtij Komisioni, Jorida Tabaku tha se është thirrur sërish për të dëshmuar sot Administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, teksa theksoi se në dëshminë e kaluar, më 14 mars, ka thënë të pavërteta. Tabaku u tregua e prerë teksa u shpreh se Kodra ka kohë deri në drekë të paraqitet, në të kundërt do t'i kërkohet Policisë që ta ccojë me forcë.
-
Meta nuk shkarkohet, Murrizi: Deklarata e SHBA-së? Janë të mërzitur por nuk heqin dorë, Nesturi: Basha dhe Rama heshtin se s’duan të merren me ‘Kushtetuesen’
17 Shkurt 2022, 22:13Duke dashur që të mos komentojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, janë të mendimit që presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, por nuk e specifikojnë si “të drejtë” apo “të gabuar” vendimin.
-
-
Meta: Problemi kryesor, opozita inekzistente! Nuk jetoj dot pa beteja
17 Shkurt 2022, 21:26 -
Meta: Kuvendi falsifikoi provat në 'Kushtetuese', opozita të reagojë për këtë skandal
17 Shkurt 2022, 21:12 -
-
'Kushtetuesja' s'e shkarkoi, Meta: Shantazh, mazhoranca kërkoi të hakmerrej ndaj meje! Basha i shërbeu Ramës 8 vite! Më 25 korrik i rikthehem politikës aktive me një vrull djaloshar
17 Shkurt 2022, 20:34Meta teksa e quajti një proces politik për ta përdorur si shantazh kundër tij, theksoi se mazhoranca kërkoi të hakmerrej ndaj Presidentit duke kërkuar shkarkimin, por u shpreh se s’ka bërë asnjë shkelje të ‘Kushtetuës’, as të lehta dhe as të rënda. Teksa e quajti maskaradë politike, Meta thekson se e gjitha u bë për të shmangur vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë me inceneratorët.
-
Vendimi i Kushtetueses, debati në Report Tv! Ngjela: Betejën e vërtetë Meta e ka me drejtësinë penale! Andoni: Politikisht është defaktorizuar! Çupi: U kthyem te drejtësia e 'Plepave'!
17 Shkurt 2022, 18:36Për avokatin Spartak Ngjela beteja e vërtetë e presdientit Ilir Meta me drejtësinë do të fillojë pas mbarimit të mandatit më 24 korrik. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e Metës në "Report Tv", ai tha se shkelja e rëndë do të ketë pasojë.
-
Votohen në Kuvend, kush janë 6 anëtarët e rinj të AMA-s
17 Shkurt 2022, 16:50 -
Nuk morën numrin e domosdoshëm të votave, rrëzohen sërish në Kuvend kandidatët nga radhët e pedagogëve për KLP e KLGJ
17 Shkurt 2022, 16:47Kuvendi ka rrëzuar sërish sot katër kandidatët e përzgjedhur nga trupat e pedagogëve. Emrat e përzgjedhur për të plotësuar 4 vakancat në këto dy institucione nuk morën numrin e domosdoshëm të votave, duke e rikthyer procedurat e përzgjedhjes së tyre në nënkomisionin e posaçëm të ligjeve.
-
Komentuesi i kujton Ramës që Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Metën, ja si përgjigjet kryeministri
17 Shkurt 2022, 16:21Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në rrjetin e tij social Facebook. Komentuesi i ka kujtuar Ramës që Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi presidentin Ilir Meta. Por, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos japë asnjë koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën.
-
Kryemadhi: LSI nuk garon për zgjedhjet e 6 marsit, i kemi krijuar teknikalitet Berishës! Metës i rri i vogël 'kostumi i LSI-së'
17 Shkurt 2022, 14:42Ilir Meta ka vënë në dispozicion partinë e tij për Sali Berishën për t’u futur në zgjedhjet e pjesshme vendore! Këtë fakt e ka pohuar vetë para Kuvendit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila pranoi se kjo parti nuk po garon në zgjedhjet e 6 marsit, po i ka krijuar teknikalitet grupit të ‘Rithemelimit’ që të futet në zgjedhje.
-
Vendimi për Metën/ Reagon Ambasada e SHBA: Kushtetuesja po demonstron pavarësi e integritet! Mbështesim reformën në drejtësi dhe gjyqësorin
17 Shkurt 2022, 14:40Ambasada e SHBA ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po demonstron pavarësi dhe integritet. Ky reagim i ambasadës vjen pas vendimet për shkarkimin e Metës nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
-
Kryemadhi si Berisha: Komisioni për inceneratorët është për të mbuluar çështjen
17 Shkurt 2022, 14:36 -
'Një tufë çupëlina', Xhaferraj 'ndez' debate në Kuvend, Ministret: Kërko falje! Deputeti: Fjalët u nxorën nga konteksti, por kërkoj ndjesë
17 Shkurt 2022, 14:24Shkaktoi jo pak replika e reagime në Kuvend Ferdinand Xhaferraj, i cili i etiketoi ministret si 'çupëlina'. I menjëhershëm ishte reagimi i Ministres Belinda Balluku, e cila tha se një etiketim i tillë nuk është normal, ndërsa i kërkoi grave nga radhët e PD që të reagojnë.
