Politikë
-
Fatbardh Kadilli e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Sipas tij nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim. I pyetur se ç'shije i la fakti që kur mori fjalën në Kuvend Basha iku, Kadilli thotë se kreu i PD do të duhet ta dëgjonte fjalimin e tij dhe jo ato fjalime që i kishte lexuar më parë
21 Korrik 2021, 19:12 -
Sahit Dollapi tender 190 mijë USD pa konkurrencë, i ‘buzëqesh fati’ pas humbjes së PD-së dhe dorëheqjes si Sekretar Organizativ! Kontrata edhe me Fatos Tushen e Lushnjës
21 Korrik 2021, 17:49Sahit Dollapit merr një tender për zhbllokim pusetash një muaj pasi dha dorëheqjen si Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike. Kompania e Dollapit nga 14 tendera të fituar, 13 i ka marrë duke qenë e vetme në garë dhe një sërish ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç kompanisë së ish-drejtorit të Berishës sot i besuar i Lulzim Bashës.
-
Pas 25 prillit, 2 partitë kryesore në analizë të brendshme, Roland Bejko: PD qëndrim kundër ndërkombëtarëve! Analisti Ylli Pata: S’dalin hapur, por asnjë s'mbron më Berishën
21 Korrik 2021, 17:12Analistët e komentojnë me kritika vëmendjen që kryetari demokrat Lulzim Basha i dha Sali Berishës gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar. Analisti Ylli Pata e sheh si një mesazh të gabuar në sytë e ndërkombëtarëve pas shpalljes “non grada”, ndërsa për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së Roland Bejko, Kuvendi pati edhe zhvillime pozitive.
-
Zhupa për Report Tv: Shtyllat kryesore ku do fokusohet beteja e PD në shtator! Largimi i Harxhit e Ristanit? Jo vendim i Bashës, por i demokratëve
21 Korrik 2021, 14:16Partia Demokratike pritet që në shtator të nisë betejën e saj në Kuvend, pas një mungese prej gati 2 vitesh, e për këtë, deputetja e zgjedhur, Ina Zhupa ka prezantuar për Report Tv disa nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet "lufta parlamentare". Ajo për të cilën Zhupa shprehet e sigurt është se do të jenë një opozitë e fortë që nuk e lejojnë kryeministrin Edi Rama "të bëjë çfarë të dojë".
-
Roland Bejko bën analizën e humbjes: Kandidatët punuan për të parin në listë, ndryshe nga PS! PD ka mbajtur qëndrime të kundërta me ndërkombëtarët! 3 sfidat e Bashës
21 Korrik 2021, 12:59Atë që nuk e bëri PD në Kuvendin Kombëtar, e bën Roland Bejko, anëtar i Këshillit, në studion e Report Tv. Bëhet fjalë për analizën që çoi demokratët në humbjen e zgjedhje në 25 prillit. Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por "u luajt" gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrin të Tritan Shehut i pari në listë dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë.
-
30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike, kryeparlamentari i Izraelit letër Ruçit: Mundësi për forcimin e bashkëpunimit dypalësh
21 Korrik 2021, 09:15Kryeparlamentari i sapozgjedhur i Izraelit, Mickey Levy i ka shkruar një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
-
Kuvendi Kombëtar dhe përjashtimi i kritikëve të fundit të Bashës, themeluesi i PD: Në Kuvend u duartrokit Saliu si skenar kundër SHBA! Kalaja: Në shtator Kryesia vendos për Berishën
20 Korrik 2021, 21:44Kuvendi Kombëtar i PD dhe ngjarjet në vijim janë tema e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga. Të ftuarit Arben Meçaj, themelues i PD, Aulon Kalaja anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Andi Përmeti dhe analisti Plator Nesturi po debatojnë edhe për përjashtimet e fundit në PD.
-
Ishte pjesë e Këshillit kombëtar, artisti largohet nga PD: Hapësirat në parti po ngushtohen, zëri i elitave është minimizuar
20 Korrik 2021, 18:12Artisti Ardian Isufi dhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga partia opozitare më e madhe në vend. Sipas Isufit hapësirat në PD po ngushtohen duke theksuar se zëri i elitave është minimizuar dhe zëri i personazheve që nuk i thënë më asgjë PD është rritur.
-
Basha shpërblen Jemin Gjanën me 1 vend në Kryesi, akuzohet si dora që ka kapur zgjedhjet në PD, drejtoi votimet e kontestuara pas humbjeve në 2017 dhe 2021
20 Korrik 2021, 17:00Lulzim Basha zgjeron Kryesinë e PD-së me të besuarit e tij përmes ndryshimeve në statut, përfshin edhe Jemin Gjanën që u akuzua nga grupimi ‘Pro PD-së’ për fshehje e listave në zgjedhjet 13 qershorit. Nuk ndryshon mënyra e zgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie dhe deputetë.
-
Edi Rama, dy jetë në një person! Zbulon për medien prestigjioze italiane ku e gjen kohën për të bërë piktura, në një kohë që është edhe kryeministër
20 Korrik 2021, 14:11Historia e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe jeta e tij si një artist prestigjioz ndërkombëtar ka marrë vëmëndje të madhe ndërkombëtare. Në rrëfimin e tij kryeministri Edi Rama tregon vitet e errëta të diktaturës komuniste, ndryshimet dhe gjallërimin e qytetit me ngjyra në kohën kur ai ishte kryetar bashkie dhe ekspozitat me krijimet e tij më të famshme në muzetë ndërkombëtarë.
-
Grida Duma ngatërron Bajramin e Madh me Kurban Bajramin, nxiton të fshijë gafën, por komentuesve s’iu shpëton: Paske pi içik o jetë
20 Korrik 2021, 12:49“Bajrami i madh, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore”...kështu e nis urimin e saj deputetja e PD-së, Grida Duma.
-
Brenda korrikut, Basha kupolë të re me të besuarit në PD! Pritet të zgjedhë sekretarët, nënkryetarët dhe kryesinë
20 Korrik 2021, 12:22Nëse për betejën në Parlament të cilën Lulzim Basha e shpalli ditën e Kuvendit të PD, nuk i ka të gjithë të besuarit e tij, për betejën jashtë, ai do të ketë njerëzit më të afërt të tij. Brenda korrikut, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë, sekretariatet dhe nën kryetarët e rinj të PD, emra të cilët do të propozohen nga vetë kryedemokrati Basha.
-
'Zhduket' Monika Kryemadhi, asnjë urim për festën e Kurban Bajramit, Endrit Braimllari i 'zë vendin'
20 Korrik 2021, 10:17Që pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pranimit të humbjes, duket se çdo ditë më pak shohim gjurmë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit në jetën publike të vendit. Në ditën e sotme, që është data më e rëndësishme në kalendarin mysliman, festa e Kurban Bajramit, mungon një urim nga kryetarja e LSI.
-
Nishani në '5 Pyetjet': PD s'bëri asnjë analizë, u mbrojt Basha dhe paaftësia e tij! Ai është sot 100 mijë kilometra larg perceptimit si Kryeministër i Shqipërisë
19 Korrik 2021, 21:13Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë.
-
Kuvendi i PD-së, Bozdo: Nuk solli asgjë të re, duhet të ishin analizuar gabimet e Bashës! Platforma e Kadillit, e vetmja që rrëzon Ramën
19 Korrik 2021, 18:50Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim
-
Patronazhistët, PS paditet në SPAK nga një organizatë rinore! Kërkojnë dëmshpërblim dhe fshirje të të dhënave! Por Prokuroria e Posaçme u shpreh një herë për çështjen
19 Korrik 2021, 16:17Rikthehet çështja e patronazhistëve. Një organizatë rinore me emrin GUXO ka paditur Partinë Socialiste pak muaj pas zgjedhjeve dhe i kërkon dëmshpërblim. 162 qytetarë të Qarkut të Tiranës, përfaqësuar nga organizata rinore GUXO, kanë 3 kërkesa për SPAK duke përfshirë edhe dënimin e atyre që ata i konsiderojnë përgjegjës.
-
Statuti i ri i PD-së/ Përfshihet dorëheqja e Lulzim Bashës dhe rikthimi i tij, ja kush e zëvendëson! Kreu i PD-së sinjalizon humbjen në 2025? Kopjon Ramën për kuotën e grave
19 Korrik 2021, 15:21Lulzim Basha përfshin për herë të parë në statutin e ri të partisë mundësisë në dorëheqjes dhe të mungesës së gjatë në selinë blu. Në rast dorëheqjes Gazmend Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar dhe zgjedh kryetarin zëvendësues
-
Bledi Mane bën parashikimin, 'zbulon' ministrat e ardhshëm të Ramës: Do e 'mbysin' gratë
19 Korrik 2021, 15:05Megjithëse shtatori nuk ka ardhur akoma, “ethet” e tij për krijimin e qeverisë së re po fillojnë të përcillen që tani. Gazetari Bledi Mane ka guxuar të bëjë parashikimin e tij lidhur me vendimmarrjen e Ramës për ministrat në shtator, jo për një por për të gjithë kabinetin qeveritar duke theksuar se kryeministrin do e “mbysin” gratë.
-
Bislim Ahmetaj në Report Tv: Protagonizmi i Berishës në Kuvendin e PD i panevojshëm! Basha i kapur! Në listën e Këshillit Kombëtar ka bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit
19 Korrik 2021, 14:00Bislim Ahmetaj, anëtari i “Grupit për PD”, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e Report Tv, ai e ka cilësuar si të pafalshme gabimin e Berishës, duke e vendosur në krye të PD-së, Lulzim Bashën, kjo sepse sipas tij, kryedemokrati nuk i ka sjellë asnjë të mirë demokratëve.
-
‘Problemet që po evidentoni ju tani në PD, ne i kemi thënë prej 2017’ Përmeti thumbon demokratët: Na quajtët tradhtar, por më mirë të kuptosh me vonesë së sa kurrë
19 Korrik 2021, 12:47Deputeti Andi Përmeti ka shprehur mendimin e tij lidhur me reagimet e fundit të demokratëve për Kongresin e Partisë Demokratike të zhvilluar dy ditë më parë.
