Politikë
-
30 Prill 2021, 13:31
-
Nisma për ta shkarkuar, Meta: Shashka të Ramës, do jem këtu deri më 24 korrik të vitit 2022! Humbja e LSI? Pyesni Kryemadhin, unë nuk kandidova
30 Prill 2021, 13:21Për herë të parë pasi drejtuesit e mazhorancës kanë konfirmuar se shumë shpejt në Kuvend do të ndërmerret nisma për shkarkimin e Presidentit të Republikës, vetë Ilir Meta i ka konsideruar thjesht shashka.
-
Shkarkimi i Metës/ Ralf Gjoni në Report Tv: Kuvendi mund të mblidhet të martën, nuk marr pjesë në proces farsë! Nëse Basha nuk jep dorëheqjen PD përfundon si LSI
30 Prill 2021, 13:09Për deputetin Ralf Gjoni e gjithë kjo përplasje mes Ilir Metës dhe mazhorancës që ka njoftuar shkarkimin e Presidentit, është thjesht një gjë personale mes Ramës e Metës. Ai thotë se nuk do të merrte pjesë në votim në këtë proces.
-
Gazment Bardhi: PS dha legalizime në këmbim të votave! Rama dhe Balluku në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve
30 Prill 2021, 13:13Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar PS-në se ka përdorur legalizimet në këmbim të votave. Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se e gjithë administrata publike u vu në funksion të PS për blere votash, ndërsa publikoi edhe disa biseda në rrjetin social Whatsapp, që sipas tij faktojnë skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.
-
Celibashi konfirmon emrat: Këto janë deputetët që mandatohen në Kuvend! Rreth 75% e qytetarëve votuan edhe për kandidatët
30 Prill 2021, 12:49Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka konfirmuar emrat e deputetëve që kanë fituar mandatin për të qenë në Kuvendin e Shqipërisë për katërvjeçarin e ardhshëm.
-
VIDEO/Stresi i del kundër demokratëve që kërkojnë shkarkimin e Bashës: Ta harroni ndyrësira, ne nuk dorëzohemi nga kauza jonë, e kemi amanet nga Sali Berisha
30 Prill 2021, 11:57Reperi Arkimed Lushaj ose Stresi ka dalë në mbrojtje të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas kërkesave brenda partisë për shkarkimin e tij.
-
Refuzimi për dekretimin e Gent Cakajt si ministër, Kushtetuesja seancë në 18 maj! Përballja e parë Meta-Rama pas 25 prillit
30 Prill 2021, 11:45Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.
-
-
Jashtë selisë blu kërkojnë largimin e tij, Basha mbledh drejtuesit politik
30 Prill 2021, 11:38 -
Humbja në zgjedhje, pas kërkesave për largimin e Bashës, demokratët gati platformën për zgjidhjen e krizës në PD
30 Prill 2021, 11:25Humbja në zgjedhje, një grup demokratësh bëjnë gati platformën për zgjidhjen e krizës së krijuar në vite Pas kërkesës për dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, një grup demokratësh kanë tashmë gati një platformë për zgjidhjen e krizës në PD, që sipas tyre është krijuar në vite.
-
Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, protesta gjatë gjithë ditës para selisë blu! Ish kreu i FRPD: Të hapet debati politik brenda partisë! Kadilli: Problemi i tij nëse shqiptarët zgjedhin një thes me miell para tij (VIDEO)
30 Prill 2021, 11:24Të zhgënjyer nga humbja e thellë e zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët kërkojnë largimin e Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi e bëjnë përgjegjësin kryesor për humbjen. prej tre ditësh para selisë blu po zhvillohen protesta, nga grupe të ndryshme demokratësh që kërkojnë reformimin e partisë dhe largimin e Bashës, të cilën e bëjnë përgjegjës kryesor të humbjeve të njëpasnjëshme të PD.
-
I gjithë grupi i LSI mobilizohet nga Petrit Vasili: Kjo është betejë për jetë a vdekje, të çmontojmë zgjedhjet mafioze! Braimllari: Bëjmë 5 ankime në KQZ, rinumërim në disa qarqe
30 Prill 2021, 11:08Në partitë e opozitës kanë nisur 'gjuetinë' e gjetjes së parregullsive të procesit zgjedhor dhe të numërimit të votave të 25 prillit. Pas humbjes në zgjedhje në selitë e PD dhe LSI janë mobilizuar për të parë pamjet filmike të qendrave të votimit një për një.
-
Më i votuari në Gjirokastër, Çuçi falënderon të rinjtë: Pa mbështetjen tuaj, fitorja nuk do kishte qenë kaq e lehtë
30 Prill 2021, 11:06Bledi Çuçi, tashmë deputet i konfirmuar në parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka falënderuar ata që e votuan, veçanërisht të rinjtë. Në Facbook Çuçi ka postuar disa foto nga fushata, ndërsa thotë se pa mbështetjen e të rinjve "fitorja nuk do kishte qenë kaq e lehtë".
-
FOTOLAJM/ Rama falenderon shqiptarët për fitoren e zgjedhjeve, ‘përgjigjet’ Basha
30 Prill 2021, 11:01Zgjedhjet e 25 prillit thyen një rekord historik në Shqipëri, pasi Partia Socialiste u bë e para parti që pas zgjedhjeve pluraliste që fiton tre mandate radhazi
-
Zgjedhjet, drejtuesja e misionit të OSBE/ ODIHR: Po rikthehet besimi në sistemin zgjedhor! Do i kushtojmë vëmendje çdo ankimi apo rinumërimi votash
30 Prill 2021, 10:16Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Ambasadorja Urszula Gacek, ndërsa foli për zgjedhjet e 25 prillit, tha se në vendin tonë ka filluar të rikthehet besimi në sistemin zgjedhor.
-
Përfundon numërimi për kandidatët! Tirana dhe Elbasani, 2 qarqet që sollën në Kuvend 3 deputetë nga vota e qytetarëve dhe jo lista e kryetarëve
30 Prill 2021, 19:15Është mbyllur përfundimisht procesi i numërimit të të gjithë qendrave të votimit për kandidatët, të fundit kishin mbetur Tirana dhe Elbasani. Këto 2 janë qarqet sollën edhe surprizat më të mëdha në drejtim të thyerjes së herësit nga kandidatët, duke i dhënë Kuvendit të ardhshëm 3 deputetë që erdhën nga votat e qytetarëve dhe jo nga listat e kryetarëve
-
Këshilltari i Lulzim Bashës vijon sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim: Sjellja juaj është irrituese
30 Prill 2021, 09:42Një prej mbështetësve më të mëdhenj të PD, Martin Henze, që njihet edhe si këshilltar gjerman në Selinë blu, ka sulmuar serish sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Ndër më të votuarit e PD, Shehaj pranon zgjedhjet: Vota juaj nuk është e humbur, do të përfaqësohet besnikërisht në Kuvend! Këlliçi: Kjo është dekada e rinisë
30 Prill 2021, 09:43Një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë demokratëve të cilët votuan PD, duke shtuar se ata do të përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë.
-
‘Përfundon në shtator’, Rama në kantierin e rindërtimit në Fushë-Krujë, batuta me punëtorët: Janë demokratë të çmendur! Kryeministri: Mbaji se mos na hidhen (VIDEO)
30 Prill 2021, 09:45Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka qenë ditën e sotme i pranishëm duke inspektuar nga afër procesin e rindërtimit në Fushë-Krujë. Në lagjen ‘Rilindja’, shtëpitë individuale dhe apartamentet po marrin formë dhe në vjeshtë do të jenë gati
-
‘Ndalimi i shpopullimit është sfida më e madhe’ Meta: Zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare
30 Prill 2021, 08:32Teksa shkruan se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Meta shton se kjo rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.
