Njohja e pensioneve, sindikalistja shqiptare në Itali: Duhet vullnet politik për të çuar marrëveshjen deri në fund! Janë 25 mijë pensionistë çdo vit, asnjë të mos përjashtohet

Parlamenti Italian ka përfshirë në projekt-buxhetin për vitin 2022 një amendament për nisjen e procesit të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali vitin e ardhshëm. Ky është një lajm i mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali që do u njihen kontributet e tyre dhe do u unifikohen vitet e punës që kanë kryer në Shqipëri dhe Itali. Beskida Aliaj, drejtuese e sindikatës patronatos INAS CISL Albania, që vepron në Itali tha në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, se ky amendament i parlamentit italian vjen pas dy dështimeve të mëparshme dhe se këtë herë nuk duhet të dështojë për të mirën e 268 mijë kontribuues shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në Itali.

Aliaj u shpreh se deri tani është bërë më shumë se gjysma e punës, megjithatë marrëveshja duhet të përmbyllet patjetër brenda 2022 në të kundërt marrëveshja bie poshtë dhe buxheti i përcaktuar nga Italia digjet. 

“Është një lajm i mirë por është rifillimi i një pune të gjatë, është bërë vetëm gjysma e punës deri tani. Kjo është një dritë jeshile, Italia miratoi fondin e posaçëm për ketë çështje për 10 vitet e ardhme nga 2022 deri ne 2032. Para se te firmoset kjo marrëveshje qe duhet te firmoset brenda 2022 dhe ne 2032 ky buxhet menjëherë do hyjë në fuqi. Po pati mungesë vullneti politikë rrezikon marrëveshja dhe buxheti mund te digjet dhe puna e bere bie poshtë. Italia bën një bilanc të buxhetit për vitet në vazhdim për nevojat e shoqërisë italiane më imediate, duke qene se shqiptarët janë të shumtë në Itali kanë lobuar që të futet edhe fondi i akorduar për çështjen e marrëveshjes se pensioneve dhe unifikimin e viteve të punës në Itali. Unifikim dhe bashkim të viteve të punës në Shqipëri para se të shkojnë në Itali. Kjo vlen edhe për italianët në Shqipëri edhe pse nuk janë të shumtë. Janë 486 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë dhe janë 268 mijë kontribuues nga rinia deri ne moshën që dalin në pension. Janë 25 mijë pensioniste çdo vit”, tha ajo.

Po pse Italia e ka kundërshtuar dy herë marrëveshjen e njohjes së pensioneve? Për Beskida Aliaj kjo ka ndodhur pasi lekët e kontributeve për pensionet dalin nga Italia dhe kjo sigurisht nuk u pëlqen shumë qeverive. Megjithatë tha ajo kjo është një e drejtë që u takon të gjithë qytetarëve dhe se shpreson që janë pensionistët shqiptarë që ka punuar dhe kontribuar në Itali të mos përjashtohet nga kjo marrëveshje.

“Dy herët e para është rrezikuar është se shteti italian nuk e ka me qejf me dhënë pensione e para për emigrantët pasi ato ne pension mund te rikthehen në Shqipëri dhe këto janë lekë që dalin nga Italia edhe pse ju takon. Italia nuk e ka me leverdi ekonomike, por këtë here ka pasur një aktivizim shumë të fuqishëm nga të gjitha shoqatat shqiptare që ndodhen në Itali. Nëse nuk ka një vullnet politik nga te dyja palët qe te mos ketë zvarritje te çështje, edhe për njohjen e patentave që nuk ishte shumë e komplikuar u zvarrit përtej limiteve te caktuara. Do doja që asnjë pensionistë të mos përjashtohej nga kjo marrëveshje”, tha Aliaj.

Italia ka nënshkruar marrëveshje të tillë me disa vende tashmë si me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Argjentinën, Tunizinë, Bosnjën, Izraelin, etj., por ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja me vendin tonë. Gjatë vizitës në Itali më 17 nëntor, kryeministri Edi Rama kërkoi që të përshpejtoheshin procedurat për njohjen e pensioneve të shqiptarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë