Politikë
-
Rama sakaq, shprehu interes edhe për një profesioniste e cila tha se punonte në fushën e arbitrazhit dhe se kontributi i saj për vendin do të ishte i përqendruar në përmirësimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e arbitrazhit, si dhe do të donte të jepte edhe kontribut në Avokaturën e Shtetit.
29 Qershor 2021, 10:38 -
Takim online për Shengenin Ballkanik, Rama, Zaev dhe Vuçiç: BE dështoi me hapjen e konferencës ndërqeveritare! Të mbështesë rajonin me projekte e investime
29 Qershor 2021, 10:27Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik, ndërsa në fokus ishin veprimet e përbashkëta kundër katastrofave natyrore në rajon si dhe garantimi i lehtësira në qarkullimin e mallrave e njerëzve dhe sistemi i lejeve të punës.
-
-
-
Vrasjet dhe aksidentet, Alibeaj në Report Tv: Pasojë e 25 prillit! Deklarata e Çuçit? Papërgjegjshmëri! Shko në Bllok dhe në 100 metra ke miliona euro makina të shtrenjta
28 Qershor 2021, 21:24Për deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, 2 ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, vrasja në Velipojë dhe aksidentin në aksin Fier-Vlorë, janë pasojat e 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Albeaj tha se pas zgjedhjeve të ‘vjedhura’ siç ai ka cilësuar 25 prillin, krimi merr pushtetin dhe qeveria është ‘nën drejtimin’ e tij.
-
5 bashki pa kryetarë, juristi Kume për Report Tv: Ngërçin e zgjidh 'Kushtetuesja', zgjedhjet e parakohshme vendore janë të nevojshme
28 Qershor 2021, 19:47Konstitucionalisti Kristaq Kume thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit do t’i japë zgjidhje edhe problemit se 5 bashki në vend nuk kanë ende kryetarë, duke krijuar problem me menaxhimin e qyteteve. Kume sugjeron që zgjedhjet vendore të zhvillohen vetëm pasi të jenë bërë një sërë ndryshimesh ligjore.
-
-
Basha në Asamblenë Politike të PPE: Qëndrojmë së bashku për demokracitë dhe qytetarët tanë
28 Qershor 2021, 19:30Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet këtë fundjavë në Bruksel si i ftuar nga PPE. Basha ka marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane dhe për këtë takim ka përcjellë dhe një mesazh në rrjete sociale
-
PD: Çuçi nuk mbajti përgjegjësi, ua hodhi fajin viktimave! Ndarja e politikës nga krimi, e vetmja rrugë për siguri
28 Qershor 2021, 14:15Deklaratën e Ministrit Çuci për ngjarjet e fundit kriminale në vend, Partia Demokratike e sheh si përpjekje për të deleguar përgjegjësinë. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, tha në një deklaratë për mediat se qeveria po ia hedh fajin viktimave dhe se qytetarët e pafajshëm po paguajnë faturën e bashkëpunimit midis politikës dhe krimit.
-
Kadilli dorëzon propozimet për ndryshimin e statutit të PD: Çmontim të monopolit të kryetarit! Analiza e partisë nuk është fushatë spastrimi
28 Qershor 2021, 13:22Fatbardh Kadilli dorëzoi sot në PD propozimet e tij për ndryshimin e statutit që do të miratojë Kuvendi Kombëtar më 17 korrik. Kadilli tha se qëllimi kryesor është çmontimi i monopolit të kryetarit, teksa u shpreh se analiza e nisur nga demokratët nuk do të sjellë spastrime në parti.
-
Denoncon PD: Rama po u jep klientëve të tij pasuritë publike! Si mori Gentjan Sula plot 55 mijë m2 tokë në bregdet pa garë
28 Qershor 2021, 13:19Një shoqëri me pronarë biznesmenin Gentjan Sula ka marrë pa garë dhe pa transparencë pronat publike në bregdet. Denoncimi është bërë sot nga Partia Demokratike një ditë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku për pak metra territor në plazh i vranë 4 persona.
-
Fatos Klosi: Amerikanët e kanë ‘halë në sy’ Berishën, ja mesazhi që i çuan me zhdukjen nga fotot e Baker
28 Qershor 2021, 12:31Fatos Klosi gjatë një interviste u shpreh se vendimi i SHBA është i kopsitur dhe se provat për akuzat ekzistojnë, pastaj është në dorë të drejtësisë shqiptare se si do të reagojë për rastin. Madje, zoti Klosi theksoi se amerikanët e kanë “halë në sy” Berishën dhe se sipas tij, me shpalljen “non grata” SHBA bëri hapin e parë që në Shqipëri nuk e bënte dot askush për ish-kryeministrin.
-
Ambasadorja e Holandës përfundon misionin në Tiranë, Meta: Mirënjohje për mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE
28 Qershor 2021, 12:10Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ditën e sotme, ambasadoren e Holandës në kuadër të përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë. Në një postim në ‘Facebook’, Meta shpreh mirënjohjen për mbështetjen që Holanda ka dhënë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
-
Samiti i kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Ruçi: I keqardhur që shpejtësia e integrimit po ngadalësohet nga zgjimi i pasioneve të së kaluarës! Firmoset deklarata e përbashkët
28 Qershor 2021, 10:46Ndërsa liston detyrimet që vendi ynë ka plotësuar në mënyrë që t'i hapë rrugë procesit të integrimit, Ruçi thotë se ai e ka të qartë që nuk kemi arritur përsosmërinë, por shton se arritjet e Shqipërisë janë të dukshme dhe e meritojmë vendim-marrjen pozitive për mbajtjen e Tryezës Ndërqeveritare sa më shpejt.
-
Lufta për shkatërrimin e Daesh/ISIS, Xhaçka e pranishme në takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global kundër terrorizmit
28 Qershor 2021, 10:44Mbahet sot në Romë takimi i Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e Daesh/ISIS
-
Vrasjet e Velipojës dhe aksidenti i Vlorës, famullitari i Shkodrës: S’është situatë normale, çdokush të reflektojë! Kush s’administron të mirën e përbashkët të largohet
27 Qershor 2021, 19:09Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj në fund të meshës të kësaj të diele nga katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër i bëri apel shoqërisë e kryesisht autoriteteve përgjegjëse vendore e qendrore që të marrin masa e të reflektojnë pas masakrës së ndodhur në Velipojë ku u vranë 4 persona dhe pas aksidentit të rëndë që shoi famijen Gushi në Vlorë
-
Rishfaqet Basha nga pushimet dhe 'justifikon' vrasjet e Velipojës: Trushpëlarë, boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo
27 Qershor 2021, 15:26Pas disa javëve heshtje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha rishfaqet nga pushimet dhe justifikon vrasjen e Velipojës: Trushpëlarë, boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo
-
-
Vrasjet dhe ngjarjet e rënda, Rama thërret me urgjencë ministrin Çuçi dhe drejtues të policisë: Ristrukturimi i parashikuar në shtator do të bëhet tani
27 Qershor 2021, 13:54Nga Vlora Kryeministri Rama paralajmëroi një ristrukturim të punës në Ministrinë e Brendshme pas ngjarjeve të fundit kriminale apo edhe të rendit dhe sigurisë. Rama kërkoi nga gazetarët që të largohej më shpejt pasi kishte thirrur ministrin e Brendshme Çuçi dhe disa drejtues të policisë.
-
Rama nga Vlora: I shqetësuar me punën e disa bashkive për turizmin
27 Qershor 2021, 13:31