Politikë
-
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Urën Vajgurore, ku ka inspektuar nga afër punimet për fazën e dytë të projektit e rehabilitimit të lumit Osum si dhe rrugën e re të Kalasë së Beratit.
23 Janar 2021, 12:29 -
PD prezanton Markun si drejtues politik në qarkun Lezhë! Bardhi: 25-prilli betejë për jetë a vdekje
23 Janar 2021, 09:564 ditë pas zyrtarizimit si drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku është prezantuar përpara strukturave të kësaj force politike në këtë qark.
-
2 ditë me vonesë, Basha kujton Ibrahim Rugovën për 15-vjetorin e vdekjes: Yll polar për të ardhmen e Kosovës
23 Janar 2021, 09:31Ndonëse dy ditë me vonesë, kreu i PD Lulzim Basha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova për 15-vjetorin e vdekjes së tij, duke e cilësuar yll polar për të ardhmen e Kosovës.
-
Rama publikon video nga Thumana: Infrastruktura e re po i jep trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial
23 Janar 2021, 09:04Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një video nga lagjjia e re e Thumanës, për të cilën shkruan se infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial.
-
Bardhi zbulon ku do kandidojë Basha: Do jetë në Tiranë! Do kemi marrëveshje me Mediun dhe Idrizin, dalim të bashkuar
22 Janar 2021, 22:26Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka zbuluar se kryedemokrati Lulzim Basha do të kandidojë në qarkun e Tiranës, ndërsa mohon kategorikisht opsionin që Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi të kandidojnë me formacionet e tyre veçmas, por do dalin të bashkuar.
-
Gjylameti: PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë
22 Janar 2021, 22:24 -
Kushtetuesja kalon për shqyrtim kërkesën për shembjen e Teatrit Kombëtar dorëzuar nga Meta
22 Janar 2021, 22:11Gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur në dhomën e Këshillimit që të kalojnë për seancë kërkesën e Presidentit Ilir Meta, për ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar dorëzuar në korrik të 2019 dhe kërkesën e dytë dorëzuar në maj të 2020 për vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.
-
Zgjedhjet e 25 prillit/Kamera në tavolinat e numërimit të votave, për herë të parë pamjet do transmetohen edhe në zyrat e KQZ-së
22 Janar 2021, 22:04Në ambientet e numërimit të votave do të ketë mbi tavolinë kamera regjistruese me rezolucion të lartë dhe monitorë për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre në vendin e numërimit të votave. Për herë të parë, kamerat e tavolinave të grupeve të numërimit të votave do të transmetojnë imazhet e tyre pranë zyrave qendrore të KQZ-së.
-
Gjylameti në 'Pa Protokoll': Borxhi publik deri në 2018 ka qenë në trend zbritës! PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë
22 Janar 2021, 21:39Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" ka deklaruar se qeveria i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj popullit dhe këtë sipas saj e ka vërtetuar vota e qytetarëve.
-
Meta vlerëson me titullin 'Mjeshtër i Madh' Ylli Bakën: Ka me miliona klikime në rrjetet sociale, është ndër këngëtarët më të preferuar në Shqipëri dhe botë
22 Janar 2021, 20:51Presidenti Ilir Meta, vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, Ylli Baka. Në fjalën përshëndetëse drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të artit, të pranishëm në ceremoninë solemne të dekorimit, Presidenti Meta theksoi se Ylli Baka ka luajtur rolin e një ure lidhëse, midis këngës polifonike të Jugut dhe asaj Toske të Skraparit
-
Vetëvendosja në Shqipëri/Abazi: PD-PS nuk sjellin ndryshimin! Në 25 prill synojmë mandatet, në të ardhmen të bëhemi faktor politik
22 Janar 2021, 18:54Drejtuesi ekzekutiv i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi shprehet se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe se këtë ndryshim nuk mund ta ketë nga partitë aktuale PS dhe PD. Abazi shfaqi hapur synimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri duke thënë se më 25 prill ata synojnë vetëm të marrin mandate në mënyrë që të mund të krijojnë një subjekt politik që në të ardhmen të bëhet faktor në skenën poltike të vendit.
-
Meta s’heq dorë si opozitar: Taksat ju vilen vetëm bizneseve që s’janë të lidhura me qeverinë, të luftojmë pabarazinë
22 Janar 2021, 17:47Me afrimin e zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Ilir Meta vijon të luaj rolin e opozitarit duke thënë se disa biznese pranë qeverisë janë më të privilegjuara se të tjerat dhe për këtë largohen investitorët.
-
Rrëfimi i plotë i Bamir Topit për 21 Janarin: Berisha tentoi të më përfshinte në mbulimin e krimit të tij, më çoi Bashën në zyrë, pasi refuzova më rrethoi
22 Janar 2021, 17:21Dëshmia e Bamir Topit një tjetër sfidë për SPAK për të nisur hetimet, rrëfen prapaskenat e Sali Berishës për mbulimin e vrasjeve të 21 Janarit, shantazhe, kërcënime, ndërhyrje të paligjshme dhe zhdukje provash. Si u paraqit Basha në panik mëngjesin e 23 Janarit 2011 në zyrën e Bamir Topit dhe kërkesa në emër të Berishës
-
Dokumenti/Basha nuk beson sondazhet (ku nuk del fitues), pyet elektoratin: A do na votoni?
22 Janar 2021, 16:52Partia Demokratike ka nisur sondazhet në bazë për të bërë vlerësimet paraprake për rezultatin që do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit. Selia blu ka porositur bazën që gjatë fushatës t’u drejtohet edhe me një pyetësor qytetarëve për t’i pyetur nëse do votojnë apo jo këtë forcë politike.
-
Mziu 'përvesh' mëngët: Në qarkun e Dibrës marrim 4 mandate, do jem barrikadë kundër vjedhjes së votës
22 Janar 2021, 16:42Xhelal Mziu shprehet i bindur se PD do të marra 4 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, nga 5 deputetë që nxjerr gjithësej qarku i Dibrës, ndërsa thekson se do të thyej rekordet e viteve të tjera duke mbledhur sa më shumë vota për Partinë Demokratike.
-
Ndryshon ligji/Kushti i Brukselit, shokët dhe të afërmit e politikanëve do vëzhgohen për pastrim parash
22 Janar 2021, 16:00Qeveria dhe Kuvendi ndryshojnë ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, për herë të parë përcaktohet rrethi të afërmve të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve që do monitorohen për mundësinë e pastrimit të parave që vijnë nga korrupsioni apo krimi.
-
Meta dekoron artistin e mirënjohur gjirokastrit, Petrit Lulo me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ : Bilbili i këngës popullore dhe polifonike
22 Janar 2021, 15:36Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur gjirokastrit të muzikës popullore shqiptare, Petrit Lulo.
-
SKANDALI/ Tre muaj përpara zgjedhjeve, rikthehen hijet e lobimit rus për Bashën (Kontratat, hetimi i ri amerikan)
22 Janar 2021, 15:22Basha ka paguar 140 mijë USD për një firmë të provuar si e paguar nga parajsa fiskale Sonoran Policy Group, firma me të cilën Basha ka lidhur 3 kontrata lobimi, është aktualisht nën hetim nga Prokurori Federal në SHBA për lidhjet e saj kriminale në Venezuelë dhe Algjeri. Dyshime se kontratat me Sonoran PG parashikojnë “asistencë” në nxirrjen e imazhit të Shqipërisë në lidhje me drogën.
-
'Gjyq' në KQZ për gjobën 1500 lekë, hiqet dënimi për deputetin e PS-së dhe kreun e Kadastrës Lushnjë
22 Janar 2021, 14:58Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar vendimin e Ilirjan Celibashit për gjobitur kreun e kadastrës së Lushnjës dhe deputetin e PS Bujar Çela për shpërndarjen e lejeve të legalizimit si një veprimtari e ndaluar ne prag te zgjedhjeve. Argumenti ka qenë për shkak se nuk kanë pasur prova të mjaftueshme se i ka shpërndarë deputeti, ndonëse fotot e tregojnë këtë fakt.
-