Politikë
-
Kasem Mahmutaj garon për deputet në qarkun e Beratit, i dyti në listën e PD-së. Në një intervistë për Report Tv, ai tha se PD synon të marrë 3 mandate në këtë qark, ndërsa premtoi se "do të bëhet realitet Boshti i Jugut".
11 Prill 2021, 16:59 -
Reperi Noizy përkrah publikisht fushatën e PS në Tiranë: Ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet për t’u admiruar, duhet të ecim përpara
11 Prill 2021, 16:31Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit edhe si Noizy, i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Këngëtari i mirënjohur dhe mjaft i dashur për pubikun është shfaqur përkrah kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili drejton të gjithë fushatën e PS së qarkut të Tiranës në një prej takimeve elektorale të zhvilluara në Kavajë.
-
Basha në Librazhd: Mazhoranca e shndërroi këtë zonë në shkretëtirë, ta rrëzojmë këtë qeveri ogurzezë! Garantojmë statusin e minatorit
11 Prill 2021, 16:16Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndalesën e rradhës e ka pasur në Librazhd ku theksoi se qeveria aktuale sipas tij e shndërroi këtë zonë në shkretëtirë. Kreu i PD ka apeluar që më 25 prill do ketë votë masive për të rrëzuar maxhorancën, të cilën Basha e quan “ogurzezë”.
-
Në shkelje të rregullave anti-COVID, Kryemadhi ja merr valles me të rinjtë në Divjakë: E përkushtuar për ndryshimin që ata meritojnë
11 Prill 2021, 15:50Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur Divjakën për këtë fundjavë, ku ka organizuar një aktivitet me të rinj të LRI-së. Në Facebook, Kryemadhi ka shpërndarë një video, ku shihet duke marrë kërcyer me të rinjtë.
-
Helidon Bushati me bizneset në Shkodër: PD e vetmja alternativë, situata do ndryshojë pas 25 prillit
11 Prill 2021, 15:36Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati, zhvilloi sot një takim me biznese. Bushati akuzoi qeverinë se ka lënë në harresë biznesin gjatë 8 viteve qeverisje, ndërsa i ftoi ata që të votojnë PD duke thënë se gjërat do të ndryshojnë pas 25 prillit.
-
Fotoreporteri i njohur i AFP Armando Babani denoncon Bashën për vjedhje: Çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit
11 Prill 2021, 15:15Armand Babani, fotoreporteri i njohur shqiptar i cili punon për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka denoncuar Lulzim Bashën dhe PD për vjedhje. Teksa ka publikuar se si PD hapur i ka vjedhur një foto të tij duke shkelur ligjin për të drejtën e autorit, fotoreporteri Babani ka ironizuar Bashën dhe programin e PD.
-
-
'Po përgjojnë të dhënat personale' Balla i përgjigjet PD: Shpifsa të dëshpëruar, ne kemi databazen tonë të të dhënave të krijuar nga komunikimi me njerëzit
11 Prill 2021, 14:58Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Balla deklaron se Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit.
-
Ervin Salianji me banorët e Korçës: Ndryshimi do të vijë, atë s’e ndal dot askush! 25 prilli është dita e shqiptarëve
11 Prill 2021, 14:55Kandidati i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji në një takim të zhvilluar me banorët e lagjes 17 në Korçë, tha se më 25 prill është dita kur të gjithë do marrin frymë lirisht dhe njerëzit do të çlirohen nga zgjedha e pushtetit të 8 viteve.
-
-
Demokratët bllokojnë tunelin e Elbasanit me makina për të pritur Bashën, Balla: Qesharake dhe e pakuptimtë pse i duhen Lulit të gjithë ato shoqërues
11 Prill 2021, 14:38Pritjen e Bashës me makina dhe pa asnjë respektim masave të COVID, Balla e cilësoi qesharake dhe të pakuptimtë se për çfarë i duhen Lulzim Bashës të gjitha ato makina që ta shoqërojnë nga Tirana në Elbasan.
-
Mediu në Fier: Më 25 Prill shikoni interesat tuaja! Rama kërkon mandat të tretë me justifikimin e ja ndërpreu tërmeti e pandemia
11 Prill 2021, 14:04Fatmir Mediu tha se qytetarët kur të votojnë më 25 prill nuk duhet të kenë parasysh partitë politike, por interesin e tyre dhe të zgjedhin programin që i përfaqëson më mira ata.
-
Basha me familjet e vjetra të Elbasanit: Të sjellim 'zgjimin' ekonomik kombëtar! Filozofia ime politike, zotimet e dhëna, zotime të mbajtura
11 Prill 2021, 13:49Kryedemokrati foli për 'zgjimin' ekonomik kombëtar që do të vijë përmes investimeve të huaja, pagave dinjitoze për qytetarët dhe rinisjen e rrugës që qe nisur me heqjen e vizave, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
-
-
-
-
-
Kujton si u zgjodh deputet në Kombinat në 2001-n, Kryemadhi: Do ta çojmë deri në fund betejën e kombinatësve! Shtëpitë e tyre do të rindërtohen me paratë e buxhetit të shtetit
11 Prill 2021, 13:02Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit në Tiranë, ku mes të tjerash ka kujtuar edhe vitin 2001, në të cilin ajo është votuar deputet e Partisë Socialiste.
-
'S'e mora kot të majtën të bardhë e të djathtën të zezë', Rama mesazh me atletet: Sfida ime të bashkojmë forcat kundër atyre që duan të na përçajnë
11 Prill 2021, 12:59Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një takim me të rinj në Laprakë, Tiranë, tha se sfida e tij më e madhe është "bashkimi i forcave të jashtëzakonshme kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë".
-
Balla takim me banorët në Qukës Skënderbe: Edi Rama është pengesa e fundit që mbron Shqipërinë nga pengmarrja e Sali Berishës dhe Ilir Metës
11 Prill 2021, 12:35Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Qukës-Shkumbinit në Përrenjas.