Politikë
-
Lideri demokrat Lulzim Basha është dorëzuar nga të gjitha kauzat me të cilat ngriti në këmbë opozitën kundër qeverisë. Qëndrimin për qeveri tranzitore dhe mospjesëmarrjen në asjnë proces zgjedhor me Edi Ramën kryeministër, Basha i ka thyer duke pranuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për 3 zgjedhje më 13 tetor. Meta nuk ka përmendur në asnjë gërmë qeveri tranzitore apo largimin e Ramës, por vetëm mbajtjen në një ditë të zgjedhjeve parlamentare, atyre vendore dhe për presidentin. Vendimi për dekretin e Metës, nëse e rrëzon apo jo, i mbetet Gjykatës Kushtetuese, pasi të formohet. Një vendim pro dekretit do t'i hapte rrugë nisjes së negociatave politike
16 Korrik 2019, 09:51 -
Basha në Vaun e Dejës: Me 30 qershor Rama u braktis nga shqiptarët, do bëj gjithçka për të mbrojtur Zef Hilën
16 Korrik 2019, 09:33Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me strukturat e PD në Vaun e Dejës. Ai deklaroi se në 30 qershor socialistët u braktisën nga shqiptarët. Basha foli edhe për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila pas sulmeve të ndodhura në KZAZ dhe materialeve zgjedhore pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.
-
Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend edhe ligjin për privatizimin e shoqërive tregtare (DEKRETI)
16 Korrik 2019, 09:07Mëngjesin e sotëm kreu i shtetit Ilir Meta ka njoftuar kthimin në Kuvend të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.
-
Festa Kombëtare e Egjiptit/ Meta: Kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale
15 Korrik 2019, 22:58"Shumë i gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi, me të cilin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale, jo vetëm për rolin e pazëvendësueshem në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha" shkruan Meta.
-
Kryemadhi flet për dosjen e 30 qershorit: Kemi përgjime, Rama nuk ka parë gjë akoma
15 Korrik 2019, 22:54 -
Miratimi i ndryshimeve të dy ligjeve të reformës, reagon Drejtësia: Fuqizojnë institucionet e reja të bëjnë detyrën
15 Korrik 2019, 22:34Pas tre vitesh përpjekje intensive për të nxitur bashkëpunimin dhe konsensusin e opozitës, Komisioni i Ligjeve ka mundur t’i diskutojë dhe miratojë në parim nen për nen.
-
PS mbledh 28 firma për shkarkimin e Arben Malajt: Ka shkelur etikën
15 Korrik 2019, 22:14Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë me argumentin se ka shkelur kodin e etikës në daljen e tij publike.
-
PS bën ndarjet e reja, Kodheli: Brenda kësaj jave do të shohim organizimin e partisë në zgjedhje
15 Korrik 2019, 21:49Tre figurat të rëndësishme të Partisë Socialiste kanë marrë përsipër të menaxhojnë 12 qarqet e vendit sa i përket koordinimit politik. Bëhet fjalë për Edi Ramën, Gramoz Ruçin dhe Taulant Ballën të cilët do të drejtojnë veriun Jugun dhe Shqipërinë e Mesme.
-
PS ndan koordinimin e 61 bashkive, Rama merr në dorë veriun
15 Korrik 2019, 21:48Pas marrjes së drejtimit të 61 bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, socialistët kanë caktuar ditën e sotme 3 figurat e saj kryesore në krye të 12 qarqeve të vendit
-
Rama reagon pas dekretit të radhës së Metës: Njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm
15 Korrik 2019, 21:30Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Metës për të kthyer mbrapsht ligjin për 'Rezervat materiale të shtetit'. Rama ka shpërndarë një shprehje të ish-presidentit amerikan Richard Nixon i cili thotë se njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm.
-
Meta del kundër Ramës me një tjetër dekret, kthen në Kuvend ligjin për 'Rezervat materiale të shtetit'
15 Korrik 2019, 21:09Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend. Bëhet fjalë për ligjin për rezervat materiale të shtetit, për të cilin opozita tha se me ndryshimin e ri kryeministri Edi Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri. Meta deklaron se nisma ligjore për ndryshimin e nenit 10, pika 1 të ligjit nr. 9900, datë 10.4.2008, “Për rezervat materiale të shtetit”, është e pajustifikuar.
-
-
Monika Kryemadhi flet për pallatin e saj në Unazë të Re: Nuk kam frikë nga drejtësia
15 Korrik 2019, 20:56 -
-
-
Kryemadhi: Kemi përgjime për 30 qershorin, unë s'kam frikë të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministër
15 Korrik 2019, 20:35Ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me largimin e kryeministrit Edi Rama. kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh në studion e Report tv se nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër.
-
Basha nga Shkodra: Është koha për të dhënë zgjidhjet tona
15 Korrik 2019, 20:32Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se tashmë është koha që PD dhe opozita të japë zgjidhje për krizën që sipas tij e ka krijuar qeveria Rama.
-
Komisioni i Ligjeve/ Miratohen ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi
15 Korrik 2019, 19:55Miratohen ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Këto ndryshime u japin mundësinë KLP dhe KLGJ0së për të marrë masa disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët dhe i hap rrugë emërimit të diplomuarve nga magjistratura. Për reformën në drejtësi, priten dhe korrektime nga ndërkombëtarët.
-
Tahiri fjalë prekëse për vdekjen e kryetares së FRESSH, akuzon Parlamentin: Ligji për 'Vrasjet rrugore' mbeti rrugëve
15 Korrik 2019, 19:30Tahiri ka shkruar fjalë të ndjera për të renë që humbi jetën ditën e djeshme duke thënë se kishte mbetur pa fjalë kur kishte marrë vesh lajmin.
-
Basha në Shkodër/ Takon një nga të arrestuarit për diegien e KZAZ: Me fat kush të shtrëngon dorën
15 Korrik 2019, 19:23Kryedemokrati Lulzim Basha ishte ditën e sotme në zonën e Malësisë së Madhe në kuadër të aksionit opozitar. Basha u ndal edhe në Shkodër ku u takua me kryebashkiaken në ikje Voltana Ademi. Basha u takua edhe qytetarë mes tyre edhe me një të arrestuar për djegien e KZAZ të cilin e quajti të burgosur politik të kohëve moderne.