Politikë
-
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç në kuadër të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Duke e nderuar me dekoratën e Flamurit Kombëtar, Meta u shpreh se vlerësimi vjen për përpjekjet e vazhdueshme që Mesiç ka bërë për shqiptarët në Ballkan. Ky i fundit pasi shprehu mirënjohjen e tij, komentoi edhe idenë e ndryshimit të kufijve Serbi-Kosovë duke e cilësuar si të gabuar. Mesiç theksoi se qëndrimi i duhur për vendet e përmendura është vetëm drejtimi për në BE.
28 Nëntor 2018, 15:11 -
Gafa e Bashës, Rama poston videon: Faleminderit që na bën të qeshim
28 Nëntor 2018, 14:47Videon e gafës së kryedemokratit me datën e ngritjes së flamurit të Kastriotëve në Krujë, e ka postuar edhe kryeministri Edi Rama. Përveçse e ka korrigjuar, gjithashtu Basha edhe e ka falenderuar kreun e PD duke i thënë: ”Flm që na bën të qeshim".
-
Me birra dhe këngë labe, Tahiri uron 28 nëntorin krah Golikut në Progonat (Video)
28 Nëntor 2018, 14:27Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri uron shqiptarët për Pavarësinë. Në video shihet ‘mjeshtri’ i këngës labe, Golik Jaupi duke kënduar këngën për Ismail Qemalin.
-
Ceremonia për 'Ditën e Flamurit', Rama tërheq sërish vëmendjen me veshjen e pazakontë (FOTO)
28 Nëntor 2018, 13:22Kryeministri Edi Rama ka tërhequr edhe një herë tjetër vëmendjen në ceremoninë që u zhvillua këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës për ngritjen e flamurit kombëtar. Ai u shfaq këtë të mërkurë me një veshje tërësisht jashtë protokollit, me një xhup të gjatë kundër shiut dhe me një palë pantallona aspak serioze.
-
Dita e Pavarësisë/ Veliaj: Të vendosur më shumë se kurrë për të vijuar me urbanizimin e Tiranës
28 Nëntor 2018, 12:49Paralelisht me ceremoninë që krerët më të lartë të shtetit po zhvillonin në Vlorë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, mori pjesë në ceremoninë që u zhvillua në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Veliaj shprehu gatishmërinë dhe theksoi se Tirana duhet të zhvillohet me ritme të shpejta.
-
Gafa e dyfishtë e Bashës: Nderojmë flamurin e Kastriotëve, u ngrit në 28 nëntor...1944 (VIDEO)
28 Nëntor 2018, 11:07Lulzim Basha ngatërron datën e ngritjes së flamurit të çlirimit të Krujës nga pushtuesit Osmanë. Nga "Varrezat e Dëshmorëve" në Tiranë Basha tha se sot nderohet flamuri i Kastriotëve i ngritur në 28 nëntor 1944...ndërsa e korrigjoi shpejt duke thënë 1444, mirëpo edhe kjo është e pasaktë. Sepse çlirimi i Krujës daton në vitin 1443...
-
Nisin procedurat për ngritjen e KLP dhe KLGJ, i hapet rruga ngritjes së SPAK dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri
28 Nëntor 2018, 09:26Procesi i rivlerësimit të kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në atë të Prokurorisë është përmbyllur, duke i hapur rrugë shumë shpejt ngritjes së KLP dhe KLGJ.
-
Përplasja e re/ Kreu i KLSH, shumica shtyn dekretin e Metës për vitin 2019
28 Nëntor 2018, 08:43Kandidatura e Vitore Tushës nuk figuron në kalendarin e punimeve të Kuvendit për këtë sesion parlamentar
-
‘Pavarësia’ bën bashkë Ramën dhe Metën në Vlorë/ PD feston e ndarë në Tiranë
28 Nëntor 2018, 08:26Dita e Flamurit bën bashkë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në Vlorë. Autoritetet e larta shtetërore bënë homazhe te "Ushtari i Panjohur" në qytetin e Pavarësisë, ndërsa demokratët kanë festuar të vetëm në Tiranë.
-
Nisma e Xhafajt për Vetting në Polici, Sandër Lleshaj e konfirmon procesin në takimin me Sobotka-n
27 Nëntor 2018, 22:42Në takimin që zhvilloi sot me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, Ministri i Brendshëm konfirmoi se Vetting-u në drejtësi, do të pasohet nga Vetting-u në Policinë e Shtetit, duke shtuar se nderi dhe integriteti i punonjësit të Policisë janë themelore për të patur një trupë policore profesionale dhe të shëndetshme
-
Deklarata e Berishës: Në Shkodër e Vlorë ka banda me 580 anëtarë, janë me mbështetje politike
27 Nëntor 2018, 22:31Për Berishën nuk ka banditë trima, por lidhje të tyre me pushtetin.
-
Ruçi takon homologun austriak Sobotka: Austria, avokate për çeljen e negociatave
27 Nëntor 2018, 22:14Austria do të vijojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Siguria është dhënë Kryetarit të Parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi nga homologu i tij Wolfang Sobotka. Gjatë konferencës për shtyp Ruci dhe Sobotka i kanë bërë thirrje opozitës që t’i rikthehet parlamentit dhe të braktisë bojkotin.
-
Batuta 'What the f*ck' dje në Kosovë/ Rama bën remix me këngën e njohur: La gente esta muy loca (Video)
27 Nëntor 2018, 21:51Shprehja “What the f*ck” e kryeministrit është montuar me këngën e Sak Noel – Loca people. Vetë kryeministri e ka shpërndarë në Instagram dhe duket se e ka pritur me të qeshura.
-
'Hotel Marriot International' investime në Tiranë, Rama: Fryt i një përpjekjeje të nisur kohë më parë
27 Nëntor 2018, 21:30Kryeministri Edi Rama u shpreh gjithashtu se së shpejti në Shqipëri do të investojë edhe marka e njohur ndërkombëtare e HAYAT.
-
Festat e 28-29 nëntorit, Kuvendi hap dyer për qytetarët shqiptarë
27 Nëntor 2018, 20:10Festa e Pavarësisë dhe ajo e Clirimit do të sjellë hapjen e dyerve të Kuvendit të Shqipërisë për të gjithë vizitorët e interesuar.
-
Zgjedhjet brenda PD-së/ Basha: Na përgatisin për betejën e madhe që na pret
27 Nëntor 2018, 19:40Basha ka votuar pasditen e sotme për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8 në Tiranë, aty edhe ku ka qënë vetë antar.
-
Protesta/ Kryemadhi me strukturat e LSI: Banorët e Unazës së Re janë heronj, të bashkohemi me ta, janë njerëz si puna jonë
27 Nëntor 2018, 19:35Kryemadhi ka thënë se banorët e Unazës së Re, duhen mbështetur sepse kanë arritur ti bëjnë ballë dhunës, presionit, dhe intimidimit dhe po mbështesin kauzën e tyre.
-
Deklaratat e Ramës në Kosovë, reagon ambasadorja gjermane: Perspektiva është BE, të normalizohet dialogu me Serbinë
27 Nëntor 2018, 17:28Ambasadorja Susanne Schütz ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk do të sillte një zgjidhje për të kapërcyer ngërcin mes Kosovës dhe Serbisë.
-
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë/ Panariti në '45 minuta': Rama mori rol që nuk i takonte
27 Nëntor 2018, 16:14Edmond Panariti ka thënë se në takimin e zhvilluar dje në Pejë mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama, i kaloi atributet e një kryeministri. Ish-ministri i LSI-së në qeverinë Rama 1, komentoi edhe debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se korrigjimi i kufijve, në thelb është ndryshim i tyre.
-
Meta takon ministrin e Jashtëm slloven: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi, është jetike për të ardhmen e rajonit
27 Nëntor 2018, 15:48Presidenti Ilir Meta priti këtë të martë zv/kryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar. Meta i cilësoi vizitat e këtij lloji si shprehje të vullnetit të përbashkët për t'i çuar marrëdhëniet në një stad më të lartë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivel rajonal e shumëpalësh. Në mënyrë të veçantë u theksua edhe vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.
