Politikë
-
Kryeministri tha se do të vazhdojnë që të mbyllen klasa kolektive, dhe do të bëhet i mundur sigurimi i transportit për këta nxënës të cilët kalojnë në shkolla të tjera të cilat janë larg zonave ku ata banojnë.
21 Nëntor 2018, 17:52 -
Meta vizitë në Kroaci, takon homologen Kitaroviç dhe Arbanasit e Zarës (FOTO)
21 Nëntor 2018, 17:25Presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitarović theksoi se krahas mbështetjes së palëkundur për integrimin e Shqipërisë, është e rëndësishme që të punojmë së bashku për mbrojtjen e detit Adriatik nga ndotja, gjë që është jetësore për vazhdimësinë e veprimtarive detare.
-
“Unë jam kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat.”; Shprehja e Ramës që u përkthye keq nga media në Tiranë
21 Nëntor 2018, 16:34Shprehja e kryeministrit Edi Rama për televizionin gjerman NRD, ku tha se ”Unë jam kryeministri më i mirë ndër artistët dhe artisti më i mirë ndër kryeministrat.”, u keqkuptua nga mediat në Shqipëri. Menjëherë pas publikimit të reportazhit, mediat në Shqipëri e përkthyen sikur Rama kishte thënë se ishte kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave.
-
Mësuesja nga Librazhdi ngeli e papunë, platforma e bashkëqeverisjes i siguron kontratën e re
21 Nëntor 2018, 16:19Një mësuese nga Librazhdi, e cila ngeli pa punë, sot falë platformës Shqipëriaqëduam.al ka siguruar sërish një vend pune në profesionin e saj.
-
Plotësimi i Kushtetueses/ Komisioni i Monitorimit raport në Kuvend: Zgjidhni një KED të përkohshme me short
21 Nëntor 2018, 16:26Komisioni i Monitorimit i sugjeron Kuvendit që ta hedhë shortin, pavarësisht se nuk është ngritur KLGJ dhe KLP.
-
Balla në Berlin, Sekretari i Shtetit për Drejtësinë: Ngritja e BKH dhe SPAK do të luftojë krimin
21 Nëntor 2018, 14:35Sekretari i Shtetit Lange vlerësoi ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi. Gjithashtu ai shprehu bindjen se përfundimi i kësaj reforme dhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, do të shërbejnë për të forcuar edhe më tej luftën kundër krimit të organizuar.
-
Vasili: Kryeministri po vjedh mbi 30 milionë euro nga 'Unaza e Re', Rama: Shpjegojani 'ingjinjerave' të PD dhe LSI sesi përcaktohen vlerat për km
21 Nëntor 2018, 13:07Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se për projektin e "Unazës së Re", qeveria po vjedh mbi 30 milionë euro. Ndaj kësaj deklarate, reagimi i kryeministrit Edi Rama ka qenë i menjëhershëm. Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Rama shkruan se vlerat për kilometër variojnë sipas përmbajtjes së projektit dhe çmimet dalin nga një manual standard.
-
'Është liruar Konstandin Xhuvani', Report Tv zbulon të vërtetën pas postimit të Berishës
21 Nëntor 2018, 12:07Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në Facebook ka postuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se ka parë në QSUT, vrasësin e 5 të rinjve, Konstandin Xhuvanin. Report Tv ka kontaktuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe ka zbuluar të vërtetën mbi denoncimin.
-
Paketa Antishpifje, Borchardt: Duhet të bëhet, edhe OSBE ka qenë viktimë e sulmeve, jo gazetari copy/paste
21 Nëntor 2018, 10:39Borchardt kërkoi që palët të nxitojnë për Reformën Zgjedhore, pasi koha po ecën dhe disa aspekte kërkojë kohë. Ai e cilësoi si keqardhje faktin që PD nuk ka dërguar emrat e dy anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
-
Protestat tek 'Astiri', Rama: Nuk do të shpërblejmë zaptuesit! Të hapin rrugën dhe të mos bëhen gazi i botës
21 Nëntor 2018, 10:37Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë prezantimit javor të bashkëqeverisjes ka risjellë në vëmendje edhe protestat e banorëve të Unazës së Re. Sipas kryeministrit, ata që protestojnë në zonën e 'Astirit' janë zaptues të pronës publike dhe jo vetëm që kanë ndërtime pa leje në kryeqytet, por kanë edhe ndërtime të tjera pa leje në bregdet duke iu bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën.
-
Veliaj publikon ‘simbolin e zhvillimit’ të qeverisjes së PD: Nuk do ndodhë kurrë më
21 Nëntor 2018, 10:11Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më.
-
Reportazhi për ekspozitën në Gjermani/ Edi Rama: Përdor zyrën si atelie, kjo më mban në ekuilibër
21 Nëntor 2018, 09:33“NDR”, profil artistik për kryeministrin e Shqipërisë, që ka hapur ekspozitën personale në qytetin Rostok. Lidhja mes politikës dhe artit
-
S’ka bojkot, PD nis ngritjen e shtabeve elektorale, piketon kandidatët
21 Nëntor 2018, 07:28Opozita nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, porositë e Bashës në mbledhjen e grupit dhe Kryesisë së PD
-
Basha përjashton 15 anëtarë nga Kryesia, Endira Bushati: U hoqëm si armiq
21 Nëntor 2018, 07:24Pesëmbëdhjetë anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike nuk janë njoftuar për mbledhjen e djeshme. Të paktën kështu pretendon anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati.
-
Udhëzimi i Bashës: 23 nëntor- 2 dhjetor, PD në zgjedhje për kryetarët e degëve
20 Nëntor 2018, 22:19Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor. Dalja e datave është bërë e ditur përmes një njoftimi urdhri të lëshuar ditën e sotme, ku informohet se kryedemokrati Lulëzim Basha i ka kërkuar grupit të Punës të organizojë zgjedhjet për krerët e rinj lokal të PD-së.
-
Protesta te 'Unaza e Re'/ Rama: Ndërtimet në shtratin e rrugës, shtjellim të plotë para Kuvendit
20 Nëntor 2018, 19:16Kreu i qeverisë thekson se kur kanë kaluar 15 vite nga shembjet te Parku Rinia në kryeqytet, po protestohet për dëmshpërblimin e ndërtesave pa leje, të ndritura në shtratin e rrugës.
-
Prezanton buxhetin 2019 për Shëndetësinë, Rama: Rritje pagash për mjekët e infermierët dhe investime në spitale
20 Nëntor 2018, 18:50Këtë të martë është prezantuar projekt buxheti i vitit 2019 për shëndetësinë. Përgjatë prezantimit, kryeministri Edi Rama ka premtuar se në vitin e ardhshëm do të ketë rritje pagash për mjekët e infermierët dhe se do të ketë edhe rritje buxheti për rimbursimin e barnave dhe investimeve për spitalet e vendit.
-
Shumica paralajmëron rrëzimin e dekretit të Metës për Vitore Tushën, Ulsi Manja: Është nënkryetare e KED
20 Nëntor 2018, 16:44Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh në "45 minuta" në Report Tv përballë gazetarit Denis Minga, se Vitore Tushaj, sipas përcaktimit të Kushtetutës, është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
-
Sulmi ndaj gazetarëve nga familjarët e ‘Lazarati 2’, reagon kreu i PD Gjirokastër: Mediat bënin detyrën, duhet vetëpërmbajtje
20 Nëntor 2018, 15:53Bejko, kryesues i degës së PD në qytetin jugor, nga fshati Lazarat, iu bënë thirrje bashkëfshatarëve të tij, që të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen, pasi sipas tij, duhet kurajo megjithëse vendimi i gjykatës për Bejkon është absdurd dhe i padrejtë
-
Zgjedhjet lokale, kryetari i KQZ thirrje partive: Bëni transparente financimet
20 Nëntor 2018, 12:05Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri u ka bërë thirrje të gjitha partive që të bëjnë transparente financimet për zgjedhjet lokale të 2019 që do të zhvillohen në datë 30 qershor.
