Politikë
-
Shefi i qeverisë deklaroi se dekretimi i ministrit të ri tregon se nëse ka vullnet të mirë, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje.
16 Nëntor 2018, 21:05 -
Tërhiqet Meta, dekreton Lleshajn Ministër të Brendshëm: Problem ishte statusi i ushtarakut
16 Nëntor 2018, 20:46Presidenti Ilir Meta, pas rreth dy javësh “qëndresë” dekreton ministër të Brendshëm Sandër Lleshajn. Dekretimi vjen pas lirimit nga detyra të Lleshajt si gjeneral brigade dhe vetëm pak orë para skadimit të afatit Kushtetues. Reagon kryeministri Edi Rama, i cili deklaron se kur ka vullnet të mirë ka gjithmonë një rrugëzgjidhje. Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet se me apo pa Sandër Lleshajn, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq, pasi sipas tij vendi drejtohet nga një kryeministër që mbron kriminelët.
-
Kush është Gentian Gjonaj që u përplas me policinë? Militantët e PD marrin peng protestën e ‘Astirit’ (FOTO+Detaje)
16 Nëntor 2018, 19:27Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe godina e Bashkisë së Tiranës u sulmuan dje me tymuese, shishe me benzinë, vezë dhe shashka, por ironia në rastin e Gentian Gjonajt është se ai nuk është fare banor i zonës së Astirit, të cilët kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe.
-
Panairi i Librit 'pajton’ Ridvan Boden me ish-kundershtarin politik, Namik Dokle (Foto)
16 Nëntor 2018, 16:13Panairi i Librit që po zhvillohet këto ditë në Pallatin e Kongreseve, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë jo vetëm për shumëllojshmërinë e librave, por edhe për 'shkrirjen e akujve' midis politikanëve të vendit.
-
Balla: Bashkëjetesa fetare në vend, e rëndësishme për rajonin e trazuar të Ballkanit
16 Nëntor 2018, 15:25Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi nga Sesioni i II i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe se, modeli më i vyer për Shqipërinë është bashkë-ekzistenca e të gjitha komuniteteve në paqe e harmoni. Balla e cilësoi tolerancën fetare në vend si një element i cili duhet eksportuar në një Europë të bashkuar.
-
Ministrja Gjonaj: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, do ngremë SPAK dhe Byronë e Hetimit
16 Nëntor 2018, 15:16Gjonaj konfirmoi prioritetin e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe prezantoi reformat që janë ndërmarrë në funksion të kësaj lufte si dhe të forcimit të shtetit ligjor.
-
Duma akuza qeverisë për ekonominë: Buxheti i Rilindjes për 2019 po i varfëron shqiptarët
16 Nëntor 2018, 14:55Deputetja e Partisë demokratike, Grida Duma në një dalje për mediat këtë të premte akuzoi qeverinë se ka dështuar në përmbushjen e reformës së ndihmës ekonomike përgjatë gjashtë viteve të qeverisjes, së saj. Sipas Dumës qeveria i ka braktisur shqiptarët, duke i përjashtuar një pjesë të familjeve nga skema e ndihmës ekonomike.
-
Dosja 339/ PD në sulm: Dako nuk ka shpëtim, peshku i madh do të arrestohet
16 Nëntor 2018, 13:28Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin kërkon të arrestohet sa më parë me pretendimin se ai ka bashkëpunuar me bandat e drogës.
-
Presidenti i heq 'spaletat' gjeneral Sandër Lleshajt, një hap pranë dekretit si ministër
16 Nëntor 2018, 12:33Presidenit Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin e Sandër Lleshajt si Gjeneral. Lirimi i Lleshajt me firmë të presidentit njofton "tymin e bardhë" nga Presidenca që pritet të dalë orët në vijim, për të dekretuar edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Lleshajt si ministër të Brendshëm.
-
Dekreti për Lleshajn, burime nga Presidenca për 'Shqiptarja.com': Meta po e 'bluan' vendimin
16 Nëntor 2018, 10:44Në limitet e afatit kushtetues për t'u shprehur për dekretin e Sandër Lleshajt, burime nga presidenca thanë për Shqiptarja.com se Meta ende nuk ka marrë një vendim për propozimin e kryeministrit.
-
Parlamenti Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, Meta dhe Ruçi: Nxisim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
16 Nëntor 2018, 10:42Në ditën e fundit të Sesionit të Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, një fjalë përshëndetëse për të pranishmit kanë mbajtur zytarët më të lartë të shtetit shqiptar.
-
'Lleshaj'/ Sot afati i fundit kushtetues i Metës për të dekretuar ministrin e Brendshëm
16 Nëntor 2018, 08:55Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku.
-
Lëkundet alibia/ Meta votoi pro emërimit të kolonel Demirajt ministër të Brendshëm
16 Nëntor 2018, 07:47Vota e Metës pro emërimit të kolonel Dritan Demirajt si ministër të Brendshëm ne maj 2017, duket se e lëkund justifikimin e tij për të mos dekretuar Sandër Lleshajn.
-
‘Merri numrin Gruevskit’, Meta: S’kam as numrin e Ramës, kam ndërruar telefon
15 Nëntor 2018, 22:43Rama tha në Repolitix se numrin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit do ia merrte Metës, por presidenti ka thënë sot se nuk e ka as numrin e shefit të qeverisë.
-
Dekretimi i Lleshaj/ Presidenti Meta: S'ka presion tek unë, e di shumë mirë procedurën
15 Nëntor 2018, 19:12Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e sotme në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum” ku edhe ka folur mbi çështjen e dekretimit të “Lleshaj” dhe kalimin e Gruevskit për të Hungari nga toka shqiptare.Meta ka thënë se së shpejti do të ketë një përgjigjie institucionale lidhur me cështjen e Lleshajt, ndërsa për arratisjen e Nikola Gruevskit, presidenti ka thënë se politikanët nuk duhet t'i shmangen drejtësisë.
-
Zgjedhjet lokale/ Kryemadhi nga Dibra: Do të publikojmë me zë dhe figurë se si tjetërsohen votat
15 Nëntor 2018, 18:19Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në Dibër ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota nga drejtues të PS-së në rrethe të ndryshme të vendit.
-
“Don’t fu*k them”, ministrja Kumbaro debaton me moderatoren: Po më habit me cektësinë (Video)
15 Nëntor 2018, 17:44Ministrja Kumbaro ka replikuar me moderatoren Ori Nebijaj në lidhje me shprehjen që u bë virale, ku ministrja e kulturës kishte si qëllim të nxiste leximin e librave. Kumbaro u shpreh se ka mbetur e habitur nga mënyra se si moderatorja po interpretonte fjalët e saj.
-
Akuzat e Bashës për Unazën e Madhe, reagon ARRSH: Projekti, vazhdim i atij të kryedemokratit, në përputhje të plotë me ligjin
15 Nëntor 2018, 17:08Në një deklaratë për mediat, ARRSH sqaron se projekti për Unazën është në përputhje të plotë me ligjin, dhe se akuzat e PD janë të pavërteta.
-
'Arrest shtëpie' për dy ish-deputetët e PS-së, PD: Vendim politik i marrë nga Rama
15 Nëntor 2018, 15:45Pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Renda dha masën “arrest shtëpie” për dy ish-deputetët e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko, një reagim ka ardhur edhe nga Partia Demokratike.
-
Ahmetaj replikon me Tabakun: Po e demonizoni çështjen e PPP-ve, Tiranë-Durrës do të ndërtohet pa asnjë lek nga buxheti
15 Nëntor 2018, 14:40Opozita nuk ishte as sot në seancën plenare të rradhës, por kjo nuk e ndaloi Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj që të replikonte me nënkryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, e cila ka deklaruar se shifra që do të shkojë për koncesione është rreth 2 miliadë euro. Ahmetaj nuk e mohoi deklaratën e Tabakut, por tha se është e domosdoshme për përfundimin e veprave infrastrukturore.
