Kulluri akuza Bashës: Je gënjeshtar, nuk ke për ta sjellë kurrë PD në pushtet

Kulluri akuza Bashës: Je gënjeshtar, nuk ke për ta sjellë kurrë PD në pushtet

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kulluri thotë se Basha nuk do ta sjellë kurrë në pushtet PD-së, pasi ai nuk ngjall shpresë dhe besim.

Për Kullurin, Lulzim Bashën e kanë marrë gjatë gjithë jetës për dore, dhe nuk ka arritur asgjë me forcat e veta në karrierë.

Reagimi i Kullurit:

Në politikë ajo që ka rëndësi në fund të fundit, është perceptimi! Dhe natyrisht rezultati! Kur perceptohesh si gënjeshtar nuk ke moral dhe s’ngjall besim! Kur s’ke rezultat, perceprohesh si humbës! Kur këto perceptime vetëm sa shtohen, je i pashpresë! Dhe kur je i pashpresë mban në pushtet atë që është! Të tjerat janë fjalë kot që i merr era! Por ti bën përjashtim! Ti mendon se do përmbysësh këtë realitet sepse rrethohesh nga njerëz që të ndjekin verbërisht prej urrejtjes ndaj kundërshtarit ose prej konformizmit dhe servilizmit! Ata aty kanë qenë, janë dhe do jenë.

Por këta nuk e sjellin në pushtet opozitën. Thjeshte të duhen për të qëndruar në krye të një projekti qe s’ka më asnjë arkitekturë, themele dhe mure. Çdo termet sado i vogël të rrezon nga një kat deri sa të katandiset godina në një pirg tullash. Por ti rri se vetë je mirë! Nuk beson në asgjë, nuk kë asnjë ideal dhe as ke ndërmend të bësh ndonjë gjë në këtë vend! Të kanë marrë gjithë jetën për dorë sa në shkollë, në punë dhe në politikë.

Por kjo e fundit është mision. Kërkon inteligjencë, kurajo dhe vetëpërmbajtje. Ty të mungon e para pasi dështove në 2017, kurajoja në 2019 dhe vetëpërmbajtja kur këmbëngul në një gjë që nuk e bën dot. Siç thotë Balzaku “pas një karriere të pamerituar, fshihet një maskarallëk i madh”! Ti je veçse produkt dhe jo prodhues. Je për të ardhur keq se si të shajnë, tallin dhe marrin nëpërkëmbë dhe vazhdon prapë në rrugën tënde nga dështimi në dështim! S’ke faj! Kaq di, kaq bën! Ato të thonë e ato thua! Se kush s’ka më pikë rëndësie! Rendësi ka që e lë opozitën dhe Shqipërinë në dorë të një marri!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 13/11/2019 14:51

    Me Shpellaret e Unazës së madhe dhe Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit dhe Lindita protoduari me tufce, mashtruese ordinere e Astirit pd ja do shkoje nga fitorja në fitorje dhe në vitin 2036 vjen në pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja