Politikë
-
Basha tha se ish-ministri Arben Ahmetaj, ka 21 milionë euro të regjistruara në Holandë, para që PD, sipas Bashës është informuar përmes delegacionit holandez në takimin e fundit.
21 Janar 2019, 17:48 -
'Janë kukullat e Ramës', Basha pyetësor për ministrat e rinj: Kush janë dhe nga vijnë?
21 Janar 2019, 17:37Basha i është drejtuar deputetëve të maxhorancës duke i pyetur nëse ndonjë nga ta mund t'i thoshte nga vinte dhe çfarë kishte bërë për vendin secili nga ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama.
-
Kryemadhi: Rama ka dalë tek përgjimet e Shijakut, do jeni viktimat e radhës
21 Janar 2019, 17:39Kryemadhi tha se opozita duhet të ketë vendin që i takon në parlament, dhe se për këtë kolegët socialistë duhet të ndërhyjnë në respektimin e rregullores.
-
-
Seanca plenare/ Kryemadhi merr fjalën, Rama dhe Braçe largohen, salla e pret me të qeshura
21 Janar 2019, 17:27I pari që u largua nga seanca ishte Braçe, e pas tij Rama.
-
-
Nis seanca plenare, opozita në sallë, Ruçi: Zgjedhjet e qershorit të lira e të ndershme
21 Janar 2019, 17:12Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e vuri theksin në fjalën hapëse tek miratimi i Reformës dhe Kodit të ri Zgjedhor.
-
Mbledhja e grupit të PS, Bushati në krye të delegacionit në OSBE, Mesi nënkryetare te Integrimi
21 Janar 2019, 16:58Report Tv ka mësuar se në mbledhjen e grupit të PS është vendosur që Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm të vendoset në krye të delegacionit shqiptar në OSBE-së.
-
-
Anulimi i PPP dhe fondi për Arsimin/ Mehmetaj: Premtime të gënjeshtërta, nuk ka marrëveshje të nënshkruar
21 Janar 2019, 15:56Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj e quan të gënjeshtër premtimin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku se shuma prej 225 milionë eurosh që ishte parashikuar për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, do të kalojë në Fondin për Arsimin. Mehmetaj thotë se termat për këtë Partneritet-Publik-Privat nuk janë miratuar ende, dhe se këto para nuk ekzistojnë.
-
Anulimi i PPP për aksin Thumanë-Kashar, Vokshi: Rama u tall me studentët, fondet për 'Paktin' nuk parashikohen në buxhet
21 Janar 2019, 15:17Deklaratës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukue se fondi 225 milionë euro i parashikuar për projektin do të vendoset në funksion të universiteteve të vendi, Vokshi iu përgjigj se kryeministri Edi Rama u tall me studentët.
-
Basha braktis Salianjin, ‘trurin’ e Babales dhe ‘Xhisielës’/ Deputeti dorëhiqet nga nënkryetar i grupit të PD: Numërimi më la jashtë Kryesisë
21 Janar 2019, 14:33"Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë". Kështu shkruan Ervin Salianji teksa jep dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat. Ai nuk arriti të zgjidhej anëtar Kryesie nga votimi i Këshillit Kombëtar të shtunën e kaluar duke mbetur jashtë 15 anëtarëve për vetëm një votë. Ervin Salianji njihet për denoncimin e audiopërgjimit të Babales ku pretendohej se ishte regjistruar Agron Xhafaj teksa fliste për një ngarkesë droge drejt Italisë, që më pas rezultoi montazh. Si dhe për rastin "Xhisiela", gjithashtu fluskë sapuni.
-
Në 8 vjet, Ilir Meta udhëton gjithmonë jashtë shtetit në 21 janar
21 Janar 2019, 14:06Në dukje, një lajm i tillë nuk ka asgjë të çuditshme, por nga një kërkim pak më i imtësishëm, rezulton se që prej 21 janarit të 2011-s, Meta gjithmonë sajon një pretekst për të mos qënë në këtë datë në Shqipëri.
-
Qeveria anulon PPP për aksin Thumanë-Kashar, Balluku: Fondi 225 milionë euro do të kalojë për 'Paktin për Universitetin'
21 Janar 2019, 13:21Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije këtë të hënë se qeveria ka anuluar PPP për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar dhe se fondi 225 milionë euro i parashikuar për të do të vendoset në funksion të universiteteve të vendit. Por, pyetja që shtrohet është se a do të mjaftojë ndryshimi i prioriteteve si argument ligjor për të anuluar një koncesion partneritet publik privat që është firmosur?
-
Propozoi këshilltarin e tij në krye të KLSH-së, Manjani ironizon Metën: E paska marrë vulën me vete në Mal të Zi
21 Janar 2019, 12:53Pas propozimit të presidentit Ilir Meta për të vendosur në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit këshilltarin e tij, ka ardhur një reagim ironik nga ana e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
-
Meta propozoi këshilltarin e tij në krye të KLSH-së, Manja: Problem serioz kushtetues
21 Janar 2019, 12:19Pas propozimit të presidentit Ilir Meta për të vendosur në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit këshilltarin e tij, ka reaguar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja: Për sa i takon Komisionit të Ligjeve e shoh realisht të pamundur dritën jeshile për zotin Shaqiri.
-
8 vite nga 21 janari, Pjerin Ndreu: Socialistët kanë peshën e fajit të pandëshkueshmërisë
21 Janar 2019, 09:50Deputeti i PS, Pjerin Ndreu shprehet se kjo është një ngjarje e harruar në sirtarët e drejtësisë me autorë të pandëshkuar. Ai shton se socialistët kanë peshën e fajit të pandëshkueshmërisë.
-
Ekonomia dhe zhvillimet brenda PS-së, Malaj: Të mos fshihen problemet. Spiropali: E mora vesh postin në Asamble
21 Janar 2019, 09:15Sonte në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ishin të ftuar Arben Malaj dhe ministrja e re e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Malaj tha se PS nuk duhet të fshehë problemet dhe këshilloi që partitë politike të nxjerrin kandidatë seriozë përballë Veliajt. Ndërkohë, Spiropali tha se puna e Veliajt në Bashkinë e Tiranës flet vetë për një kandidim të dytë
-
Kuvendi/ Kryeministri votohet edhe ministër i Jashtëm, opozita largohet nga salla, Rama: Vratë 8 vite më parë
21 Janar 2019, 07:43Kryeministri Edi Rama zyrtarisht ministër i Jashtëm. Bushati shkarkohet nga detyra e ministrit të Jashtëm. Ahmetaj, Gjylameti, Bushati, Spahiu, e Peleshi emërohen në komisionet parlamentare. Opozita u largua nga salla me përfundimin e fjalës së kryetarit Basha. Kryeministri Rama nuk harroi të linte pa përmendur edhe 21 janarin. Rama tha se 21 janari do të çojë në bangën e të akuzuarve të gjithë fajtorët. Jashtë Kuvendit, kryeministri Rama u shpreh se të gjitha paditë për shkeljet e presidentit Ilir Meta janë gati sapo të formohet Gjykata Kushtetuese.
-
Albana Vokshi thumbon Kreun e PS: Në PD forumet drejtuese i zgjedh anëtarësia, nuk i emëron Kryetari
20 Janar 2019, 23:41Albana Vokshi përmes një postimi në Facebook shprehet se strukturat drejtuese dhe Kryesia e re u zgjodh përmes një gare të fortë dhe një procedure strikte transparente dhe thumbon Kreun e Partisë Sociliste Edi Ramën.
