Politikë
-
Presidenti Ilir Meta thotë se deri në sekondën e fundit që do të jetë president, pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme. Meta i përgjigjet kështu kryeministrit Rama, që në një reagim të mëparshëm e quajti vendimin e Metës të turpshëm dhe anti-kushtetues.
10 Janar 2019, 15:49 -
Refuzimi i Cakajt/ Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës: Vendim kombëtar. Rama: U bashkove me qyqarët që përshëndesin Metën
10 Janar 2019, 15:14Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës , Edita Tahiri përshëndet vendimin dhe thekson se Cakaj ishte pro prekjes së kufijve të Kosovës. I menjëhershëm reagimi i kryeministrit Rama. Rama thotë se Tahiri u bashkua me qyqarët që përshëndesin vendimin e Metës.
-
Refuzimi i Cakajt si ministër i Jashtëm, Tritan Shehu për Report Tv: Vendimi i Metës, i argumentuar. Qeveria e dështuar dhe shkërrmoqur
10 Janar 2019, 14:04Deputeti i PD-së është shprehur për Report Tv se Gent Cakaj ishte një kandidaturë me staturë të dobët dhe se opinionet e tij karshi kufirit territorial Kosovë-Serbie bie ndesh me interesin kombëtar.
-
Meta nuk dekretoi Cakajn, Balla: Presidenti s'ka të drejtë të refuzojë propozimet e kryeministrit
10 Janar 2019, 12:23Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla komenton për Report Tv vendimin e Metës për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.
-
Gjosha për Report Tv: Nuk njeh Shqipërinë, diplomaci nuk do të thotë të lexosh libra
10 Janar 2019, 13:42Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e njëkohësisht deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, e ka cilësuar vendimin e presidentit Ilir Meta të bazuar në Kushtetutë.
-
Refuzimi i Cakajt, Rama: Meta vendim antikushtetues dhe argumente skandaloze, ndjesë Kosovës për këtë turp
10 Janar 2019, 13:36Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e Gent Cakajt ministër të Punëve të Jashtme. Kreu i qeverisë thotë se vendimi i Metës është antikushtetues.
-
Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues
10 Janar 2019, 12:44Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, presidenti argumenton vendimin e tij, duke thënë se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Meta thotë se Cakaj, ka punuar 7 muaj si zv.ministër pa certifikatë sigurie, dokument që e ka marrë brenda një ditë pasi është propozuar për ministër, më 3 janar 2019. Reagon kryeministri Rama i cili e quan antikushtetues refuzimin e Metës dhe argumentet e tij si skandaloze. Report Tv mëson se Meta i ka propozuar Ramës të bëhet vetë Ministër i Jashtëm.
-
Kaosi në fakultete, Rama: Studentët po pengohen dhunshëm, nisim sot shpërndarjen e fondeve në universitete
10 Janar 2019, 12:25Kryeministri Edi Rama thekson se ka marrë mijëra mesazhe nga prindërit dhe studentët që duan vijimin e mësimit normalisht. Kreu i qeverisë thotë gjithashtu se Ministria e Financave ka nisur punën për lëvrimin e fondeve për çdo student pranë universiteteve.
-
Meta dekreton 4 ministra, pezull Gent Cakaj, nuk shkarkon Bushatin
9 Janar 2019, 19:55Presidenti Ilir Meta sot ka dekretuar në krye të 4 ministreve të vendit emrin e Anila Denajt, Besa Shahinit, Elva Margaritit dhe Belinda Ballukut. Ndërkohë me emërimin e këtyre figurave, Meta vazhdon të mbajë pezull Gent Cakajn, i cili është propozuar nga Rama si kreu i ri i Ministrisë së Jashtme, që deri më tani është drejtuar nga Ditmir Bushati. Për pasojë, ky i fundit ende nuk është shkarkuar.
-
Përfundimi i mandatit të Leskajt në krye të KLSH, reagon Meta: Të qëndrojë në detyrë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri
9 Janar 2019, 19:19Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj përfundimit të mandatit të kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskaj dhe dërgimit të kompetencave të postit zv/kryetares Lindita Milo. Meta ka njoftuar përmes një shkrese se po shqyrtohet një kandidaturë e re për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
-
Në fund të shkurtit zhvillohet Samiti i dytë i Diasporës, qeveria miraton fondin
9 Janar 2019, 18:10Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2019 me vlerë 66 972 800 lekë për drejtorinë e shërbimeve qeveritare pikërisht për samitin që pritet të zhvillohet.
-
Vlera e shtëpisë në Surrel 400 milionë lekë, PD nxjerr dokumentet: Rama të justifikojë pasurinë, të mos fshihet pas fustanit të gruas
9 Janar 2019, 15:34Partia Demokratike vijon me akuzat e saj karshi kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit nuk ka justifikuar paratë e deklaruara për shtëpinë në Surrel.
-
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrat në largim të shkujdesur, ja fotot e tyre (FOTO)
9 Janar 2019, 13:16Në pritje të dekreteve të Presidentit, Edi Rama i mblodhi sot të dy qeveritë në kryeministri. Ministrat e rinj ishin më seriozë në hyrje e dalje nga mbledhja, ndërsa të larguarit u shfaqën të çliruar nga mbledhja e fundit ku po merrnin pjesë dhe në përfundim të saj u ndanë në disa grupe për të konsumuar kafen së bashku. Ilir Meta ka kohë deri të premten të firmosë edhe 5 dekretet e fundit.
-
Meta flet për mosdekretimin e Gent Cakajt: Po përmbush detyrimet kushtetuese, pres përgjigjet e institucioneve
9 Janar 2019, 13:19Presidenti Ilir Meta është shprehur se ai si president i Republikës po përmbush detyrimet e tij kushtetuese në lidhje me dekretet për lirimin dhe emërimin e ministrave të rinj.
-
Dalin mesazhet e Ramës me studentët deri në 3 të mëngjesit: Mos po lexon ndonjë libër? Për kë mendon? (E PLOTË)
9 Janar 2019, 11:04Shqiptarja.com sjell disa prej mesazheve të Ramës, ku studentët pyesin kryeministri pse ka qenë zgjuar deri në orët e vona të mesnatës. Për të mos u humbur janë edhe përgjigjiet e kryeministrit Rama që nuk ka hezituar të komunikojë me studentët.
-
Rama: Drejtohuni tek platforma, ndëshkime për vonesat
9 Janar 2019, 10:51 -
Bojkoti në disa fakultete/ Rama kapet keq me pedagogët: S’duan të bëjnë mësim, rrinë në kafe, bëjnë lojën e nonë dajës
9 Janar 2019, 10:38Rama tha se të gjithë shqiptarët u informuan se tarifat do të përgjysmohen, por sipas tij, vetëm “bufat e sekretarisë së universiteteve” nuk e kanë ditur.
-
Rama me koordinatorët: S’ndërhyjmë tek masteri, përgjysmim për ekselentët dhe ata me ndihmë ekonomike
9 Janar 2019, 10:35Rama tha se ka komunikuar intesivisht me studentët deri në orët e para të mëngjesit.
-
Platforma për Bashkëqeverisjen/ Rama me koordinatorët: Ndëshkime nëse vonesat janë të qëllimshme
9 Janar 2019, 10:30Kryeministri tha se qytetarët duhet të vazhdojnë t'i drejtohen platformës për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Mirëpo më shumë se për bashkëqeverisjen, kreu i qeverisë e vuri theksin te studentët të cilët në vend të protestës po bojkotojnë mësimin. Kritika kreu i qeverisë kishte edhe për pedagogët kur u shpreh se nuk duan të bëjnë mësim dhe po dezinfirmojnë studentët.
-
Studentët/ Rama: Brenda janarit do publikohet Pakti për Universitetin, shkojmë përtej kërkesave
9 Janar 2019, 10:13Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me kërkesat e studentëve. Kryeministri thotë se brenda muajit janar do të publikohet i plotë Pakti për Universitetin. Rama shton se ka komunikuar deri në orët e para të mëngjesit me studentët për këto kërkesa.
