Politikë

  • Partia Demokratike, gjatë regimit të saj kundër investigimit të revistës amerikane Mother Jones, që ngrinte dyshime të forta për lobimin nga shtetas rusë në favor të Lulzim Bashës në SHBA, pa dhënë ansjë kundër-provë për faktet e paraqitura nga investigimi, u hodh në kundërsulm duke e etiketuar këtë revistë si të majtë. VIDEO
  • 613 kg kokainë/Vasili: Prokuroria të
    hetojë kush e la “peshkun e madh” të ikë!

    Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka lëshuar sot akuza ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sipas tij, në rast se nuk nis hetimin se kush e lejoi largimin nga Shqipëria të Arbër Çekajt, që dyshohet si personi kyç që qëndron pas drogës në fjalë, rrezikon të bëhet bisht i qeverisë për pengimin e hetimeve.

  • Ngjela: Mother Jones investigim
    edhe për "Rama-Berisha-Meta"! 

    Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar lidhur me investigimin e revistës amerikane Mother Jones që ka ngritur hije të mëdha dyshimi për lidhjen e Lulzim Bashës me biznesmenë rusë pranë Putinit, për sa i takon lobimit të kreut të opozitës shqiptare në SHBA.

  • Projekti "Shtëpisë së Shqiptarit",
    Majko me shqiptarët e Kanadasë

    Në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e "Bashkësisë Shqiptare Kanadeze" dhe Shoqatës së Shqiptarëve të Hamiltonit, Ministri e cilësoi diasporën në Kanada si një fenomen, për shkak të grumbullimit të madh të intelektualëve dhe vlerësoi modelin e integrimit të shqiptarëve atje, si një prej më te suksesshmëve. 

  • Sitemi zgjedhor në përmirësim,
    Zguri priti delegacionin e ODIHR

    Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dhe Zëvëndëskryetari Denar Biba pritën në një takim delegacionin e ODIHR, Raul Muresan, Koordinator i projektit “Mbështetje për Zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor”, Nicola Schmidt, Këshilltare e Lartë për Zgjedhjet dhe Alexey Gromov, Këshilltar për Zgjedhjet.

  • Lobimi, Basha: PD nuk ka lidhje
    me rusët, Rama është anti Trump

    Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas akuzave për lobimin rus në SHBA. Basha deklaron se Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.

  • Flamur Noka: 613 kg kokainë 
    kishte garanci të plotë politike

    Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka dalë sot në një konferencë për mediat. Ai ka akuzuar kryeministrin e vendit, për drogën pa autor të kapur në Maminas

  • Lobimi rus i PD, anëtari i PD:Basha
    të japë shpjegime, jo kundërakuza

    Edvin Kulluri ka folur në studion e Report Tv për çështjet aktuale politike që kanë tërhequr vëmendjen. VIDEO

  • Lobimi ‘rus’, PS: Lulzim Basha do të
    përgjigjet para ligjit këtu dhe SHBA

    Deputeti i PS, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të japë shpjegime për lobimin rus në SHBA për të siguruar takime në Uashington. Manja thotë se Basha do të japë llogari para drejtësisë shqiptare, por edhe asaj amerikane. VIDEO

  • Lobimi rus i PD, Rama-Bashës:
    Shko në prokurori dhe rrëfehu

    Kryeministri Edi Rama ka replikuar me liderin demokrat Lulzim Basha në rrjetin social Facebook pas investigimit të gazetës amerikane “Mother Jones” që zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia. Kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund. Basha reagoi duke deklaruar se Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.  VIDEO

  • PD-ja,Topalli: Basha po pastron
    demokratët! Patozi: E privatizoi

    Dy ish-n/kryetarët  e Partisë Demokratike Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli nuk shikojnë asnjë shpresë për ringritjen dhe bashkimin e PD nga Lulzim Basha. Patozi dhe Topalli deklarojnë për Report Tv se Basha po vijon përçarjen dhe ndarjen e partisë, ndërsa me Kuvendin që do të mbledhë në fund të muajit prill do të synojë privatizimin. Për Astrit Patozin dhe Topallin zgjidhja e vetme është një marrëveshje e madhe, që synon bashkimin e partisë më të madhe opozitare. VIDEO

  • Komisioni për Reformen Zgjedhore
    Fico:Të trajnohen komisionerët

    Ka filluar seanca dëgjimore me grupet e interesit dhe shoqatat që operojnë në fushat zgjedhore  VIDEO

  • Lobimi i PD në SHBA, dëshmon
    në Prokurori Arben Ristani

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm për kontratat e lobimit të Partia Demokratike në SHBA. Ish-deputeti i PD, që vijon të mbajë postin e sekretarit të PD, ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin  me vlerë 675 mijë dollarë në SHBA që PD bëri para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Arben Ristani deklaroi në një prononcim për Report Tv se PD nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori.

  • Mother Jones i përgjigjet PD-së:
    Ja lidhja me Moskën që s'fshihet

    Që pas publikimit të investigimit nga “Mother Jones” ku faktohej lidha e drejtpërdrejtë e Lulzim Bashës me Rusinë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një sulm të hapur ndaj medias së njohur. Lidhur me këtë, prestigjiozja amerikane ka reaguar sërish duke sjellë faktet që sipas saj janë të pa kontestueshme.

  • 'Pakti Detar', Ilir Meta: Pata një
    takim bashkëpunues me Ramën

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka konsideruar bashkëpunues takimin me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë në Presidencë. Kreu i qeverisë mbërriti në zyrën e Metës pasditen e të mërkurës dhe në fokus të bisedë ishte pakti detar me Greqinë dhe autorizimi i kreut të shtetit për nisjen e negociatave me fqinjin jugor. 

  • Meta:Çfarë i thash ambasadorit
    Lu kur Llalla u shpall 'non-grata'

    “Nuk kam qenë mbështetës i Llallës”! Kështu është shprehur Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar në Real Story-n e Sokol Ballës. I pyetur në lidhje me qëndrimin e tij si kryetar shteti, pas shpalljes së ish-kryeprokurorit “non grata” nga SHBA, Meta tha se ai nuk e ka mbështetur Llallën.

  • Patozi: Dështimet e PD prej Bashës
    Sali Berisha s'ndërhyn që nga 2013

    Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se përgjegjës për dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 2015-ës dhe ato të përgjigjshme në 25 qershor 2017, janë vetëm të Lulzim Bashës. 

  • Lobim me rusët?Basha:Revistën
    amerikane do e hedhim në gjyq

    Kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë akuzat se ka lobuar në SHBA, përfshirë edhe foton me Donald Turmp, me një kompani ruse. Duke iu referuar investigimit të revistës amerikane "Mother Jones", Basha u shpreh se pretendimet për lidhje me rusët nuk qëndrojnë. 

  • Arben Imami sulmon Bashën: Jë në
    rënie të vazhdueshme në sondazhe

    Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka sulmuar lidershipin demokrat, Lulzim Basha duke i kujtuar të dhënat e sondazheve.  VIDEO

  • Përplasje në PD, Imami sulmon
    Bashën: Je në rënie në sondazhe

    Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e thirrur nga kryetari demokrat, Lulzim Basha, për caktimin e një datë të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, ku do të shqyrtohen propozimet për ndryshime statutore. Një e tyre vijnë nga grupi anti-Basha në PD, të cilët insistojnë për zgjedhje të reja në parti. VIDEO  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv