'Babalja' dhe videoja e Alizotit, Basha: Ja kush e bëri komplotin. Rama: S'do rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy

TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me videon që publikoi deputeti demokrat, Ervin Salianji. Videoja, sipas Bashës, tregon se si shteti privat i Ramës fabrikon provat dhe dëshmitarët për të shpëtuar kriminelët. Përgjigjen kryedemokratit, ia ka kthyer vetë Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se e vërteta do të dalë në dritë, dhe se ajo pjesë që dihet shumë mirë nga të dy, do të zbulohet shumë shpejt. 

Mbrëmë shqiptarët panë fytyrën e këtij shteti privat, deputet, drejtor policie dhe prokuror që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët. Drejtues të kësaj strukture janë edhe Xhafaj me Arta Markun. Rama, Xhafaj, Balla, Arta Marku, Ardi Veliu kanë komplotuar për të manipuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafajn.

Shteti i Ramës vendosi që të fabrikonte dëshmitarët me një qëllim; për për të shpëtuar Agron Xhafajn. Shteti i Ramës dhe vetë ai kërcënuan një oficer policie për të shpëtuar Rexhep Rrajën dhe Ballën, që është mbrojtësi i tij. Kur shteti sulmon gazetarët, denoncuesit dhe policët e ndershëm jemi në kushtet e një diktatore mafioze.

Policia e shkatërruar vijon që të jetë në shërbim të krimit. Emërimi i Arta Markut ka rezultuar një katastrofë.  Marku ka shkatërruar prokurorinë dhe hetimet për Tahirin, Dakon, Sejdinin, Gjiknurin, Manjën dhe drejtues të tjerë të qeverisë dhe shtetit.

Lulzim Basha

Në videon e publikuar mbrëmë nga Salianji, Alizoti shprehet se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në datë 1 qershor të këtij viti dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, që i shkon për shtat maxhorancës për hetimet në kuadër të dosjes ‘Babale’.

Fredi Alizoti thotë ndër të tjera se Veliu i ka thënë se “Je me ne, apo me ata”. Gjithashtu kunati i Babales deklaron se ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë, por Policia e Shtetit dhe kryetari i grupit të PS, Balla kanë hedhur poshtë deklarimet e Alizotit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Basha: Rama ka krijuar grup të posaçëm për të mbrojtur familjen Xhafaj! Kryeministri: E di, në hall je!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në Facebook. Basha ka postuar një video në Facebook, ku kryeministri Edi Rama, thotë se do të krijojë një grup të posaçëm, për të hetuar çështjen Babale. Basha thotë se Rama ka krijuar një grup të posaçëm për të mbrojtur familjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Postimi i Bashës:

Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët.

Postimi i Bashës

Ora 14:21
'Babale', Rama-Bashës: Mos shpreso kot se do rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar pas deklaratës për shtyp të kreut të PD-së, Lulzim Basha. 

Në statusin e tij, e tij Rama shkruan se kësaj herë mos të shpresojë kot pasi ajo pjesa që e dinë vetëm ata të dy nuk do të rrijë e mbuluar.

E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush,po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy.

Edi Rama, kryeministër

Por Rama nuk ka harruar as çështjen e Xhisielës, duke i kërkuar Bashës që ta lëjë të qetë dhe të bëhen burra e të përballen me shpifjet e tyre.

Ah dhe diçka me rëndësi: Po me vajzën çfarë dreqin ke që s'e le rehat? Ajo peng i krimit? Pengu juaj po,padiskutim! Lëshojeni vajzën e bëhuni njëherë të vetme burra dhe përballuni me shpifjen tuaj! Ik merri kamerat e komisariatit e shikoji bashkë me lehaqeniet e kazanit tënd.

Edi Rama 

Në deklaratën e tij për shtyp, Basha foli lidhur me videon që publikoi deputeti demokrat, Ervin Salianji. Videoja, sipas Bashës, tregon se si shteti privat i Ramës fabrikon provat dhe dëshmitarët për të shpëtuar kriminelët.

Drejtues të kësaj strukture janë edhe Xhafaj me Arta Markun. Rama, Xhafaj, Balla, Arta Marku, Ardi Veliu kanë komplotuar për të manipuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafajn. Shteti i Ramës vendosi që të fabrikonte dëshmitarët me një qëllim; për për të shpëtuar Agron Xhafajn.

Lulzim Basha

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besa: 10/10/2018 17:47

    O bash po si su bere njehere njeri po ngele injorant dhe impotent tere jeten

    Përgjigju
  • Geni: 10/10/2018 17:26

    E si mund ti besojn Shqiptaret ktij kur ktij nuk i beson as gruaja e vet

    Përgjigju
  • Xhesi: 10/10/2018 16:56

    Po si nuk bere njeher opozite tamam o mavri ngele duke u qare si femij

    Përgjigju
  • Donela: 10/10/2018 16:53

    Masha e Berishes,i perdorur ne menyren me te shemtuar nga Berisha

    Përgjigju
  • Klodi: 10/10/2018 16:39

    Ky eshte femija 45 vjec qe quhet Lulzim Basha qe shkateroj shqiperine dhe firmosi per here te pare si minuster pasi nuk kishte punuar nje dite te vetme.

    Përgjigju
  • Semi: 10/10/2018 16:33

    O Lulzim po vet i beson kto qe thua??

    Përgjigju
  • bedriu: 10/10/2018 14:05

    Ky Basha eshte nje torollak i pa pame.O do te futet mrena, o vdes.Kjo video skandaloze,duket sade fare, qe ky Alizoti vetem se ja fut kot.Degjoni pergjigjet dhe dallohet qe ja plas si ja jep truni.

    Përgjigju
    • Konjak: 11/10/2018 11:19

      Citoj vargje; Se cu rehatos mileti, Se sulltanin prap e gjeti, Se sa e humbi kurr nuk fjeti.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë