Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në Facebook. Basha ka postuar një video në Facebook, ku kryeministri Edi Rama, thotë se do të krijojë një grup të posaçëm, për të hetuar çështjen Babale. Basha thotë se Rama ka krijuar një grup të posaçëm për të mbrojtur familjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Postimi i Bashës:
Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët.
Lajmi kryesor:
'Babalja' dhe videoja e Alizotit, Basha: Ja kush e bëri komplotin. Rama: S'do rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy
Pas akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha se kryeministri Rama ka krijuar grup të posaçëm për të mbrojtur familjen Xhafaj, ka ardhur reagimi i kreut të qeverisë. Nga Twitteri, Rama shkruan se PD e përdori dy herë aktorin, Fredi Alizoti, me filmin e 'Babales' dhe kur i kërkuan të shpifte kundër Taulant Ballës.
Për të dytën herë, Rama i kujton Bashës të vërtetën që ata e dinë të dy.
Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë,edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin,edhe kur i thatë jepi,shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu!Po si i bëhet të vërtetës o Artist,të vërtetës që s'ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot? E di, në hall je.
Kryeministri Edi Rama
Në mesditë, Rama shkroi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar Bashës që të mos shpresojë kot, pasi ajo pjesa që e dinë vetëm ata të dy nuk do të rrijë e mbuluar.
E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush,po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy.
Kryeministri Edi Rama