Politikë

  • Ish-kryeministri Sali Berisha, përpara shumë studentëve të mbledhur me rastin e 27-vjetorit të Ditës së Rinisë, ka bërë thirrje për rrëzimin e kësaj qeverie, që sipas tij ka humbur çdo legjitimitet.  VIDEO
  • Kreu i FRPD-të rinjve:Duhet të
    ikin politikanët e korruptuar,jo ju

    Përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike kanë përkujtuar sot 8 Dhjetorin, “Ditën e Rinisë”. Mes tyre ishte i pranishëm dhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili iu bëri thirrje të rinjve të mos braktisin vendin e tyre, pasi sipas tij, kjo nuk është zgjidhje.   VIDEO

  • Deputeti i PS:Ja kur largohet Llalla,
    për 5 ditë emrat e kandidatëve

    Sipas tij, shteti funksionon me parimin e kontinjuitetit ndaj dhe kryeprokurori do të vijojë të ushtrojë detyrën deri sa të zgjidhet pasuesi i tij, ndonëse i ka mbaruar mandati më 7 dhjetor. Më tej, deputeti shtoi se brenda pesë ditëve do të bëhen publikë emrat e prokurorëve që do të kandidojnë për postin e kryeprokurorit.

  • Rama uron 'Ditën e Rinisë'
    me këtë video mbresëlënëse

    Kryeministri Edi Rama iu ka uruar të gjithë shqiptarëve “Ditën e Rinisë”, e cila është sot më 8 dhjetor. Rama ka uruar në profilin e tij në “Faceook”, ku shpërndan një video, në të cilën sjell pjesëza të fragmentuara të bukurive shqiptare. 

  • Manjani kundër ambasadorëve:
    S’u takon atyre të vendosin

    Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundër qëndrimit të ambasadorëve të SHBA dhe BE sa i takon emërimit të kryeprokurorit të ri.

  • Bruksel, Eduard Kukan: Po
    përpiqemi për çeljen e negociatave

    Gjatë vizitës në Bruksel, Ministri i Brendshëm shqiptar u takuan edhe me anëtarët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Gianni Pitella. Europarlamentari Eduard Kukan u shpreh gjatë takimit se për arritjet e Shqipërise ka vlerësime pozitive në Bruksel.

  • Kryeprokurori, Bardhi: Mandati
    jo nga politika dhe parlamenti

    Zgjedhja e Kryeprokurorit ka hapur një konflikt të ri mes maxhorancës dhe opozitës. Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e Ramës për pakt kombëtar për integrimin duke filluar nga çështja e kryeprokurorit. I ftuar në studion e Report Tv, Bardhi u shpreh se qëndrimi i opozitës është i qartë. Sipas tij Kryeprokurori nuk mund të zgjidhet as nga politika dhe as nga parlamenti.  VIDEO

  • Negociatat, Bushati: Shqipëria e shikon
    nisjen e bisedimeve fillim të rrugëtimit

    Në kuadër të ministerialit të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Ministrin për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht Kancelar i zgjedhur të Austrisë, Sebastian Kurz. 

  • Kryeprokurori i ri, Monika
    Kryemadhi kundër SHBA dhe BE

    Monika Kryemadhi është pozicionuar kundër SHBA dhe BE për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Kryetarja e LSI kërkoi nga EURALIUS dhe OPDAT që të tregojnë se ku është shkruar që Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

  • ‘Duhet një prokuror i huaj’ Rama: 
    Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

    Debati për Kryeprokurorin e ri të Shqipërisë ka zënë vendin kryesor në debatin politik mes shumicës dhe opozitës. E ndërsa politika diskuton për pasuesin e Llallës, komentuesit në Facebook i kanë kërkuar kryeministrit Rama që Kryeprokurori i ri të jetë i huaj dhe jo shqiptar, që të mos ndikohet nga politika.

  • Ndoka: Basha pranon ftesën
    e Ramës,drejt bashkëqeverisjes

    Deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar sot në “45 minuta” në Report Tv, ku ka komentuar mundësinë e një marrëveshje të dytë mes Bashës edhe Ramës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Sipas Ndokës Basha do  të pranojë ftesën e Ramës, ndërsa shtoi se po shkojmë drejtë një bashkëqeverisje. VIDEO

  • Basha sërish kundër të gjithëve,
    refuzon paktin me Edi Ramën 

    Zgjedhja e Kryeprokurorit ka hapur një konflikt të ri mes shumicës dhe opozitës. Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e Ramës për pakt kombëtar për integrimin duke filluar nga çështja e kryeprokurorit. Shefi i opozitës dhe ai i qeverisë kanë replikuar në distancë në rrjetin social Facebook ditën e sotme pas përplasjes për pasuesin e Adriatik Llallës në krye të organit të Akuzës së Shqipërisë.

  • Ministri Klosi lançon programin
    e gjelbërimit të shkollave

    Nga Poshnja, në Urën Vajgurore Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Z. Blendi Klosi startoi programin e gjelbērimit dhe edukimit mjedisor të fēmijëve në mbarë Shqipërinë.

  • Oferta e Ramës, Basha: Vendit
    i duhet pakt për shtetin ligjor

    Duke reaguar ndaj ftesës së kryeministrit Rama për një pakt kombëtar për kryeprokurorin, kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se i vetmi “pakt” për të cilin ka nevojë Shqipëria është ai për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

  • Basha - Ramës për ftesën: I vetmi
    pakt për vendin,ai Kushtetues

    Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur me një status në Facebook ftesës së bërë nga Kryeministri Rama për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

  • Rama:Ka ardhur koha, Shqipëri-
    Maqedoni të nisin negociatat!

    Në fjalën e tij në konferencën “Integrimi më i fuqishëm rajonal i Ballkanit, në Sofje, Rama tha se aspirata evropiane e qytetarëve tanë ka bërë bashkë gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor në këtë proces të jashtëzakonshëm të bërjes së bashku për integrimin evropian dhe ndërveprim për sfidat e qëllimet e përbashkëta.

  • Prokurori, Rama: Votat i kemi
    por ftojmë opozitën për pakt

    Kryeministri Edi Rama ka folur nga Bullgaria për ftesën për pakt kombëtar me opozitën për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa si pikënisje të shërbejë zgjedhja e kryeprokurori të ri. Rama shprehet se i kemi votat për ta zgjedhur Kryeprokurorin e përkohshëm me shumicë të thjeshtë, por i shtrin dorën për konsensus opozitës. VIDEO

  • Rama batuta në Sofje:Në rajonin
    tonë nuk është vetëm Merkel,por...!

    Kryeministri shqiptar falënderoi homologun e Bullgarisë, vend në të cilin do të zhvendoset Presidenca e Bashkimit Evropian nga janari i 2018, duke i thënë se tani duhet të kuptojnë se në rajonin tonë nuk është vetëm Angela Merkel e Gjermanisë, por edhe Bojko Borisov. VIDEO

  • LSI sulmon SHBA-BE, Vasili:
    Nuk mund të sillen si pushtues!

    Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ndërkombëtarët për qëndrimin e tyre për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, duke u pozicionuar në krah të Partisë Demokratike, e cila ndryshe nga të huajt dhe mazhoranca, kërkon që Adriatik Llalla të qëndrojë në detyrë deri sa të shkarkohet nga KLP.

  • Gramoz Ruçi në SHBA:Do kemi
    sistem të besueshëm drejtësie

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka nisur vizitën zyrtare në SHBA. Ruçi është pritur në takim nga zëvendëskryetari i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm, zoti Robert Pittenger. Pittinger përgëzon Ruçin për detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, shpreh gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv