Politikë

  • Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në Forumin e Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga "Miqtë e Evropës" në Bruksel. Gjatë këtij forumi Rama ka thënë se është një mundësi unike për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke shtuar se puna për forcimin e institucioneve vazhdon çdo ditë.  VIDEO
  • Dorëheqjet në QSUT,Malaj:Rama
    të zgjidhi situatën,por jo me batuta

    Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka reaguar pas vendimt së mjekëve të Urgjencës së QSUT-së për dorëheqje. Në një komunikatë nga selia e LSI-së, Malaj u shpreh se mjekët janë dorëzuar për shkak të mungesës së kushteve, ndërsa theksoi se përgjegjës për këtë situatë është Kryeministri, pas, sipas saj, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për këtë sektor.

  • PDIU, KQZ zëvendëson nesër
    Muçën, deputetja e re Elena Xhina

    Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakancë për një anëtar të saj, pasi Bujar Muça, deputet i zgjedhur në listat e PDIU-së, në qarkun Elbasan dha dorëheqjen dhe dorëzoi mandatin katër muaj pasi e kishte fituar. 

  • Dorëheqjet në QSUT,Spahia:
    Punojnë në kushte skandaloze

    Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, njëkohësisht anëtari i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, ka reaguar pas dorëheqjes së tetë mjekëve të QSUT-së. Spahia e konsideroi dorëheqjen e tyre si “tronditëse”,  ndërsa u shpreh se ky është një reagim i mjekëve pas kushteve “skandaloze” me të cilat ata janë të detyruar të punojnë çdo ditë.  VIDEO

  • '260 mijë vende pune', Tabaku:
    Propagandë në kohë përmbytjesh

    Të dhënat e qeverisë për punësimin dhe ekonominë janë propagandë në kohë përmbytjesh.Nuk është e vërtetë që në mandatin  e parë qeveria e Edi Ramës hapi 260 mijë vende të reja pune.  VIDEO

  • Rama takim me Presidentin e PE:
    Besim për çeljen e negociatave

    I pranishëm në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani. Në fjalën e tij Presidenti i PE, teksa përgëzoi Kryeministrin për progresin e vendit, theksoi se ky takim është vërtetim i forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe se përfaqëson një hap përpara në hapjen e negociatave.  VIDEO

  • Ajazi, Meta garanton dekretin
    si ambasador në NATO

    Pas largimit nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO. 

  • Hyseni:Do ndihmojmë të gjithë
    qytetarët e prekur nga përmbytja

    Në studion e Report Tv ishte i ftuar deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, ai foli për situatën e përmbytjeve të shkaktuara gjatë ditëve të fundit nga reshjet me intensitet të lartë deri në 100 mm.  VIDEO

  • Brukseli rrëzon PD:
    Qeveria luftoi drogën

    Mogerini pret Ramën: Shqipëria punë të jashtëzakonshme në luftën kundër drogës. Ky qëndrim vjen një ditë pasi kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, kërkoi krijimin e një qeverie antimafie, për të shkëputur lidhjet e krimit me politikën dhe ndikimin e drogës në zgjedhje. VIDEO

  • Ironia e fortë e Patozit me Bashën:
    Çoje PD-në për check-up te Rama

    Patozi i ka bërë thirrje Bashës ta çojë PD te Check-up i Ramës, duke e quajtur këtë mënyrën e vetme për të dalë me sukses analiza që kreu demokrat ka shpallur se po bëhet në PD. 

  • Meta dekreton lirimin nga detyra
    të ambasadorit shqiptar në NATO

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në NATO. Meta ka dekretuar lirimin e ambasadorit Leonard Demi.

  • Bushati:Rusia rol pengues për
    anëtarësimin e Ballkanit në BE

    Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati ka thënë se Rusia nuk mund të konkurrojë me BE-në si një shembull tërheqës për Ballkanin Perëndimor, por mund të luajë një rol "pengues".

  • PS: Llalla ikën. Bylykbashi: Po
    tentoni kapjen e Kryeprokurorit

    Deputeti i PD, Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës në Report Tv duke kundërshtuar idenë e zgjedhjes së një prokurori të ri të përgjithshëm të përkohshëm me 36 vota. Bylykbashi u shpreh se shumica kërkon që të kapë drejtësinë për të mbuluar dosjet e nxehta, ndërsa opozita nuk do të lejojë një lëvizje të tillë. VIDEO

  • Bruksel, pas Mogherinit Rama
    takon zyrtarin e DASH, Yee

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zyrtarin e DASH, Hoyt Brian Yee. Shefi i qeverisë shqiptare është takuar me zyrtarin e lartë amerikan në samitin për Ballkanin perëndimor, që po mbahet në Bruksel. 

  • Depolitizimi i KQZ, Bylykbashi:
    Qesharake, do të sillte konflikt

    Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi mbrëmë në Report Tv në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” se ka ardhur momenti që të depolitizohet KQZ. Por deklaratat e Ballës, Oerd Bylykbashi në një prononcim për Report Tv i ka cilësuar si qesharake. VIDEO

  • Gramoz Ruçi dhe Balla vizitë
    në SHBA,axhenda e takimeve

    Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga kryetari i grupit të PS, Taulant Balla dhe deputetët socialistë Anastas Angjeli dhe Mimi Kodheli janë nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

  • Edhe Manja konfirmon:Mandati
    i Llallës mbaron më 7 dhjetor

    Vetëm një natë pasi kreu i Grupit Parlamentar të PS tha në studion e Report Tv se mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla mbaron më 7 dhjetor, lajmi është konfirmuar dhe nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. VIDEO

  • Kryemadhi nga SHBA:Ja ruga
    për të 'shpëtuar' Shqipërinë 

    Kryemadhi theksoi që në fillim të ligjëratës së saj se këto probleme të thella dhe me zgjidhje pa vizion në Shqipëri kanë ardhur për shkak të përjashtimit të botës universitare dhe akademike nga vendimmarrja politike dhe ka ardhur koha që kësaj dukurie shumë negative dhe me pasoja të rënda shumëvjeçare t’i jepet fund. Ajo nënvizoi se “Empirizmi dhe zgjidhjet e ditës vetëm riciklojnë e thellojnë krizën e zhvillimit ekonomik”.

  • Negociatat, Kukan: Ndryshimet në
    Shqipëri kanë krijuar besim në PE

    Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson dhe eurodeputeti Eduard Kukan vlerësuan hapat e Shqipërisë drejt BE në konferencën ‘Pritshmëri të larta për vitin 2018. Hapi pasardhës i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian’.

  • Meta dekoron diplomatin turk:
    Kontribut i jashtëzakonshëm

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, duke e cilësuar atë një personalitet në nivel ndërkombëtar. Në ceremoninë e dekorimit të diplomatit turk në ‘Hotel Tirana’, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e Turqisë për vendin tonë, si dhe marrëdhëniet historike që gëzojnë dy vendet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv