Politikë

  • Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, pas fjalës që ky i fundit mbajti sot në Akademinë Politike të PS. Manjani shkruan në ‘Facebook’ se Rama shpalli sot themelimin e Shkollës së Partisë, duke e cilësuar këtë si ‘shkolla e drejqit, shkollë leshi, shkollë krimi’. 
  • Mallra pa doganë,deputeti i PD:
    Ekziston si privilegj,por ...

    Deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka reaguar pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com, në lidhje me deputetët që kishin futur mallra pa doganë. Mes 43 deputetëve ishte dhe emri i Halimit, i cili ka reaguar menjëherë në ‘facebook’ ai shkruan se ekzistojnë privilegje të tilla të lëshuara nga zyrat e Kuvendit për deputetët, por që ai nuk i ka shfrytëzuar.

  • Ruçi: Procesi i integrimit në BE
    për Ballkanin s'duhet të frenohet

    Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë vizitës në Hungari mori pjesë në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Sigurisë.

  • Akademia Politike e PS,Rama:
    Hapim dyert pa asnjë dallim

    Kryeministri Edi Rama iu bëri leksione politike të rinjve socialistë, teksa tha se politika është instrumenti i vetëm për t’u bashkuar me tjerët.Rama tha se politika ka lindur për t’i dhënë njeriut forcë, që duke u bashkuar me tjerët, të bëjë të mundura gjërat që nuk i bën dot i vetëm. Më tej, ai theksoi se Akademia Politike Kombëtare do vijojë Akademitë në të gjitha rajonet dhe ata që do dallohen në këtë program, do të aktivizohen më tej.  VIDEO

  • Nxitja e turizmit, 18 ambasadorët
    e BE zbarkojnë në Dibër/ VIDEO

    Kanë zbarkuar në bashkinë e Dibrës 18 ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian, të kryesuar nga Romana Vlahutin. Ambasadorët kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme, ndërsa në axhendë është takimi me kryetarin e bashkisë, Muharrem Rama dhe punonjësit.  VIDEO  FOTO

  • 'Tahiri', pas SHBA-ve Basha braktiset
    edhe nga partitë e djathta europiane

    Dy ditë pasi ambasadori amerikan, Donald Lu dhe zëvendës asistent Sekretari i Shtetit për rajonin, Hoyt Brian Yee kërkuan që të mos bëhet një gjyq politik për Tahirin, për Lulzim Bashën vjen edhe një “shuplakë” e re nga europianët.

  • Privilegjet, 43 deputetët që
    futën mallra pa doganë

    Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë. Dyzetetre deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë marrë autorizim nga organet e Kuvendit, për të futur mjete në pikat kufitare, pa paguar detyrime doganore. VIDEO

  • Ekskluzive/Deputetët hapin faqe
    erotike, alarmohet Kuvendi

    Diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, deputetët këshillohen të mos shikojnë foto dhe video me përmbajtje jo etike në sallën e parlamentit. Diskutimi është zbardhur nga Shqiptarja.com.  VIDEO

  • Deputeti PD: Rama shfryn ajër por
    nuk mbulon bombat që kanë plasur

    Deputeti I Partisë Demokratike, Ervin Salianji I ka kujtuar Edi Ramës zotimin e pak kohëve më parë, ku Kryeministri shprehej se nëse do të kishte hetime penale nga prokuroria  për njerëz në poste publike, ai do të jepte dorëheqjen dhe do të vihej në dispozicion të drejtësisë.

  • Rama pret Limajn, në fokus
    mbledhja e përbashkët e qeverive

    Qeveria shqiptare është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe në këtë kuadër, në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive më 27 nëntor, në Korçë, do të miratohen edhe një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi.

  • 'Tahiri', PPE: Shumica e mbrojti
    në Kuvend, presion Prokurorisë

    Grupimi i Partisë Popullore Europiane, ku aderon edhe Partia Demokratike, ka bërë një deklaratë lidhur me zhvillimet në Shqipëri për hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. PPE ngre shqetësimin se maxhoranca po ushtron presion ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa veçon se Kuvendi me votat e shumicës nuk i hoqi imunitetin plotësisht Tahirit, duke e marrë në mbrojtje politike. 

  • ‘Kryeministër i katundit mediatik’!
    Rama:Unë s’kam bërë qejf ...

    Një qytetar i kujton Ramës se është kryeministri i katundit mediatik vetë ai dhe sipas ligjit të shkak-pasojë ai që shan pasqyron vetveten. Në kundërpërgjigje ndaj qytetarit, Rama nuk i kursen sërish fyerjet ndaj gazetarëve, teksa shkruan se nuk po shan askënd dhe se ai nuk ka pse preket as për llogari të katundit dhe as për hatër të kazanit.

  • “Tahiri” lë pas dore reformën
    zgjedhore, asnjë mbledhje

    Kuvendi me vendimin nr. 102 në 5 tetor, ka ngritur komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, i cili përbëhet si asnjëherë nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca e 8 nga opozita, si dhe përfshihen në të 7 parti parlamentare. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 javë nga ngritja e tij, ky komision ende nuk është mbledhur as për tu konstituuar.  VIDEO

  • Spartak Ngjela: Është kohë e një
    rëndësie historike, filloi vetingu

    Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka shkruajtur në statusin e tij në Facebook, se procesi i vetingut filloi, kjo është një kohë historike. Bllokimi i vetingut është i pamundur

  • Vasili-Ramës:Lum ministrat që
    tallen me ty! Ku ishe kur ...?

    Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për platformën bashkëqeverisëse. Vasali shkruan në ‘facebook’ se Rama na tha sot se as ushtria që ka në Kryeministri nuk i ka kthyer përgjigje ankesave dhe kërkesave të qytetarëve. 

  • Hungari, Ruçi: Integrimi në BE
    interesi kryesor kombëtar

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka marrë pjesë ditën e sotme në Konferencën e 8- të të Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

  • Berisha nga Tropoja: Velloja e
    zezë ka mbuluar Shqipërinë

    Ai tha se Shqipërinë e ka mbuluar velloja e zezë e narkotikëve dhe se shqiptarët duhet të luftojnë për të bërë realitet ëndrrën e Azem Hajdarit, për të ecur drejt hapësirave evropiane. Sipas tij, Azem Hajdari është bir i shquar, që u ngrit si luan për të ndarë shqiptarët nga diktatura.

  • Bashkëqeverisja, Rama:Qytetarët
    do të zgjidhin direkt problemet

    Kryeministri Edi Rama po flet për platformën bashkëqeverisëse me qytetarët, që sipas tij, synon ta bëjë Shqipërinë më të mirë. Rama tha se qytetarët do të zgjidhin direkt problemet e tyre përmes kësaj platforme, e cila sipas kryeministrit, do të jetë një armë që qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre. VIDEO

  • Letrat nga populli, Rama ka
    një 'ankesë' për Kryeministrinë

    Nga Kryeministria duke folur për platformën e bashkëqeverisjes me njerëzit, Rama u shpreh se as godina më e rëndësishme e institucionit shqiptar nuk ka arritur  t’u japë njerëzve përgjigje për mijëra e mijëra ankesa.

  • Bushati flet si Rama:Shqipëria më 
    e bukur se kronikat e lajmeve 

    Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duket se ka filluar të flasë me gjuhën e kryeministrit në lidhje me gazetarët e mediat. Prej ditësh, kryeministri Rama tërhoqi jo pak vëmendje pas sulmit publik që iu bëri gazetarëve, duke i fyer rëndë, teksa i quajti ata ‘të paaftë, të paditur ... FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv