Politikë
-
Kryeministri Edi Rama nga shkolla e “E Kuqe” në një takim me mësuesit e Tiranës ka prezantuar platformën për rritjen profesionale të mësuesve. Rama ka deklaruar se drejtorët e shkollave janë aksident politik, pasi 300 prej tyre kanë rezultuar me nivel nën mestar duke paralajmëruar largimin dhe zëvendësimin me mësuesit më të mirë.
VIDEO
30 Tetor 2017, 17:22 -
Deputetët, të ardhurat e deklaruara
30 Tetor 2017, 17:01
sipas burimit të krijimit viti 2016
Open Data Albania ka renditur Deputetët e Kuvendit sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2016. Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit.
-
Kryeministri Rama emëron
30 Tetor 2017, 16:55
Spartak Brahon këshilltar
Ish-deputeti Spartak Braho është emëruar nga Rama në postin e këshilltarit të Kryeministrit. Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë do ta këshillojë Braho kryeministrin.
-
Lirohet nga detyra ambasadori
30 Tetor 2017, 16:44
shqiptar në Katar, Edmond Çaça
Është liruar nga detyra ambasadori shqiptar në Shtetin e Katarit, Edmond Çaça. Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dekretuar lirimin e ambasadorit Çaça nga detyra.
-
Xhafaj: Vetingu filloi, fytyrë
30 Tetor 2017, 16:32
e re drejtësie, akt historik
Pas ceremonisë së inaugurimit të godinës së re të Vettingut, te ish-ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një status në Twitter ai shkruan se pas 3 vjet punë, impenjim e sakrifica mbërritëm këtu.
-
Berisha i habitur me dorëheqjen
30 Tetor 2017, 15:57
e kreut të SHISH:I shërbeu vendit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika. Berisha shprehet i habitur me largimin e tij, teksa thotë se “Drejtori i Shërbimit Informativ Visho Ajazi, i shërbeu vendit me integritet dhe përkushtim të veçantë, në drejtimin e këtij shërbimi dha sot papritur dorëheqjen”.
-
VD/'Ekonomi hashashi', debati që
30 Tetor 2017, 15:09
solli bojkotin e PD te 'Ekonomia'
Deputetët e PD braktisën punimet e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, pas përplasjes me kryetarin e komisionit, Erion Braçe.
VIDEO
-
Mblidhet grupi i PD, pritet
30 Tetor 2017, 12:17
vendimi për aksionin opozitar
Partia Demokratike ka mbledhur këtë mesditë grupit parlamentar. Mbledhja po mbahet në selinë blu dhe vjen menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë. Në këtë mbledhje të përjavshme grupi, demokratët pritet të diskutojnë disa pika të rëndësishme, ku zë vend kryesor lufta ndaj krimit dhe çështja e deputetit Saimir Tahiri.
-
Takim 30 min, Rama i propozon
30 Tetor 2017, 12:04
Metës emrin e kreut të ri të SHISH
Kryeministri Edi Rama ka takuar për rreth 30 minuta në Presidencë, këtë të hënë, Presidentin Ilir Meta, ku i ka propozuar emrin e ri të drejtorit të SHISH, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës.
VIDEO
-
Maqedonia, Rama: Sa më shumë
30 Tetor 2017, 11:58
bashkëpunim, punoni për njerëzit
“Urime partive shqiptare për zgjedhjet vendore në Maqedoni e sa më shumë punë e bashkëpunim për të mirën e vendit e tē njerëzve pa dallim”, shkruan kryeministri.
-
Rama-deputetëve: Mos sillni
30 Tetor 2017, 11:29
marangozë për drejtorë e shefa
Kreu i qeverisë u ka tërhequr vëmendjen deputetëve që të mos propozojnë marangozë në pozicionet e drejtorëve dhe shefave të sektorëve.
VIDEO
-
Petrit Vasili: Detyrimi i 80% të
30 Tetor 2017, 11:35
shqiptarëve, të përmbysin Ramën
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, është shprehur se për kryeministrin Rama nuk ekzistojnë 80% e shqiptarëve.
-
Shkrihet ASH, Rama: Kërkimi
30 Tetor 2017, 11:12
Shkencor në Universitet
Kryeministri Edi Rama, pas debateve të shumta mbi Akademinë e Shkencave ka deklaruar se ky institucion do të shkrihet dhe se qeveria nuk do të japi më financime për “ një nëndetëse që kalbet në rërë”.
-
Vettingu,Rama:Drejtësi pa
30 Tetor 2017, 11:09
gjykatës e prokurorë të korruptuar
Kryeministri Edi Rama iu ka uruar suksese komisionerëve të Vettingut, pas inaugurimit të godinës së re, që do jetë te ish-godina e ‘Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve”. Rama shkruan në ‘Twitter’ se njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar.
-
PD braktis komisionin e
30 Tetor 2017, 10:59
Financave, qëndron LSI
Partia Demokratike ka braktisur mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Pas debateve me kreun e komisionit Erion Braçe, për shkak të kanabisit, deputetët e PD Edmond Spaho, Jorida Tabaku, Agron Shehaj, Dhurata Çupi dhe Nadire Meçorapaj kanë lënë mbledhjen.
VIDEO
-
Deputetët e PS sulm ministrave:
30 Tetor 2017, 10:51
Janë bërë si pronarë firmash
Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, pas largimit të kryeministri Edi Rama, deputetët e PS kanë shpërthyer kundër ministrave të kabinetit qeveritar. Pjerin Ndreu ka shkuar deri aty sa ka thënë se ministrat nuk përgjigjen në telefon dhe se janë bërë si pronarë firmash.
-
Vettingu, Lu: Sot ditë plot shpresë
30 Tetor 2017, 10:46
për Shqipërinë, Vlahutin: Startoi
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, e cilësoi ditën e sotme plot shpresë për Shqipërinë. Pas ceremonisë së inaugurimit të godinës së re të Vettingut, te ish-ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lu tha se është një ditë shprese.
VIDEO
FOTO
-
Rama lajm të mirë për dibranët:
30 Tetor 2017, 09:24
Do nisë puna për ‘Rrugën e Arbrit’
Nga Kryesia e Kuvendit, ku po flet për buxhetin e vitit 2018, kryeministri Edi Rama bëri një premtim të madh për të gjithë banorët e Dibrës e më gjerë. Rama tha se shumë shpejt do të nisë puna për ‘Rrugën e Arbrit” dhe nuk do ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm.
VIDEO
-
Mblidhet grupi i PS, Rama:
30 Tetor 2017, 09:12
Buxheti i vitit tjetër rritje 4%
Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm dhe prioritetet e tij kanë qenë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar mëngjesin e kësaj të hëne. Kreu i qeverisë u shpreh përpara deputetëve se buxheti i vitit të ardhshëm ka rritje 4%.
VIDEO
-
Axhenda e Kuvendit, Rama
30 Tetor 2017, 08:25
mbledh ministrat dhe deputetët
Ka nisur mbledhja e zgjeruar e qeverisë dhe kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Socialiste në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.