Politikë

  • Prej pak ditësh ndodhen në Shqipëri dy përfaqësuesit e FBI-së që do të asistojnë në luftën kundër krimit të organizuar trafiqeve, terrorizmit dhe korrupsionit. Sot Jack Liao dhe Mark Newhouse kanë zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. FOTO
  • 'CEZ', Balla:S'mund të mbyllet,
    ja politikanët që duhen hetuar

    Partia Socialiste ka vijuar edhe sot sulmet ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, pas mbylljes së aferës së CEZ. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taualnt Balla, tha se Prokuroria ka mbyllur skandalin më të madh korruptim pa e hetuar fare. Përmes një daljeje për media, Balla pyet se kush janë këta prokurorë që falin Berishën, Rulin, Boden, etj. pa i hetuar.  VIDEO

  • “Ditët e medias”, komisionari Johanes
    Hahn mbërrin nesër në Shqipëri

    Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn mbërrin nesër në Tiranë, ku do të marrë pjesë në një konferencë të Komisionit Europian mbi “ditët e medias” qe do të zhvillohet në Hotel Plazza. 

  • Buxheti i ARRSH dhe ndriçimi i
    rrugëve, Rama  sulmon LSI-në

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në prezantimin e buxhetit për rrugët nuk nguroi që të sulmonte LSI, e cila drejtoi ministrinë e Infrastrukturës në mandatin e parë. 

  • Dialogu me Greqinë, Bushati:
    Disa çështje janë afër zgjidhjes

    Pasi ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Jashtëm, ministri Ditmir Bushati ka folur jashtë ambienteve në Kuvendit për angazhimet që ka dikasteri i tij, duke u ndalur tek çështja e dialogut me shtetin fqinj Greqinë.  VIDEO

  • Aksioni i ujit,Rama:Ja ndryshimi
    nga ai i energjisë, paguani

    Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të fillojnë të paguajnë ujin e pijshëm, pasi do penalizohen. Ndryshe nga aksioni i energjisë elektrike, Rama tha se nuk do të kërkohet asnjë borxh i mëparshëm, por vetëm që qytetarët të fillojnë të paguajnë tani e tutje. Rama foli dhe për debatin e hapur ditët e fundit, pas paralajmërimin se do të mbyllë puset e paligjshme, duke thënë se është krijuar një konfuzion.

  • Deputetja e PS, Klotilda Bushka:
    Basha s'flet për Agron Kapllanaj

    Deputetja e Partisë Socialiste ka reaguar, duke thënë se Basha ka 6 ditë që nuk reagon për Agron Kapllanaj, Kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës. Bushka tha se, Lulzim Basha vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin, gazetarin, dhe të mos i përgjigjet pyetjes pse vazhdon ta mbrojë kryebashkiakun e Mallakastrës duke shkelur ligjin e tij “të dashur” të dekriminalizimit për të dytën herë.  VIDEO

  • PD dhe LSI-Metës: Deklasifiko
    diskutimet për drogën në Këshill

    Partia Demokratike dhe LSI i kërkojnë Presidentit Ilir Meta që të deklasifikojë dhe të publikojë informacionet dhe diskutimet e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare së një viti më parë në 11 nëntor të vitit 2016 për kanabisin.  VIDEO

  • PD braktis ‘Sigurinë’,nuk voton
    buxhetin për Ministrinë e Brendshme

    Anëtarët e Partisë Demokratike janë larguar nga Komisioni i Sigurisë. Pas debateve të ashpra mes palëve, anëtarët e djathtë kanë lënë mbledhjen përpara votimit. Komisioni pritet të votojë në mbledhjen e ditës së sotme buxhetin për Ministrinë e Brendshme. 

  • Debat me Bushatin,largohet
    Shehu deputetët e PD s’e ndjekin

    Është shoqëruar me debate mes palëve edhe Komisioni i Jashtëm. Deputeti demokrat, Tritan Shehu, është përplasur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Debati ka nisur me regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe ka vijuar me marrëveshjen e detit, duke përfunduar me largimin e Shehun nga mbledhja. Deputeti i PD ka akuzuar Bushatin se po shkatërrojnë marrëdhëniet me vendet fqinje, duke shtuar se marrëveshja e detit ishte brenda standardeve ndërkombëtare.  VIDEO

  • Nga Veriu në Jug, Rama: Ja 10
    rrugët e reja që do të ndërtohen

    Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me grupet e interesit, kompanitë dhe sipërmarrjet për buxhetin e rrugëve për vitin 2018. Shefi i qeverisë u shpreh se janë 10 akset që do të ndërtohen për vitin 2018 nga Veriu në Jug të vendit. VIDEO

  • Sekretari i Prokurorisë te ‘Ligjet’:
    Ja çfarë kërkojmë.Fino: Luks

    Sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë, Genti Kosumi, po flet te Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet mbi buxhetin e institucioneve të drejtësisë. Kosumi tha se Prokuroria kërkon 58 persona shtesë te burimet njerëzore, si dhe 15 sekretarë pranë Prokurorive. Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti socialist, Bashkim Fino, i cili ka thënë se ai po kërkon luks të madh.

  • Kryemadhi takon Bashën,opozita
    koordinim për seancën plenare 

    Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga kryetari i grupit Petrit Vasili zhvilloi një takim në selinë e PD me Lulzim Bashën për rreth 30 minuta  VIDEO

  • Halimi:Kamikaz,boll e neverite
    politikën. Manja: Vazhdo se ...!

    Ka qenë deputeti i PD, Eduard Halimi, që i ka kërkuar kryetarit të komisionit, Ulsi Manja, të mos bëjë kamikazin e kryeministrit Rama. Halimi i tha Manjës se bëri gabim që sulmoi një ditë më parë Prokurorinë për çështjen CEZ, duke i kërkuar të mos e neverisë më shumë politikë.​ Në kundërpërgjigje, Manja tha se Halimi është në anën e krimit, ndërsa ai në anën e shtetit, duke shtuar se nuk i merr leje deputetit demokrat se çfarë do bëjë.  VIDEO

  • Kush do i paguajë agjentët e FBI?
    Xhafaj: Në janar Vettingu në polici 

    Ministri Fatmir Xhafaj ka shpjeguar sot në komisionin e Sigurisë së agjentët e FBI, por edhe ekspertët nga Italia dhe Gjermania do të paguhen nga qeveritë e vendeve të tyre.

  • Bumçi:Dështuat! Bushati:Plan
    ambicioz për të luftuar krimin

    Krimi i organizuar është bërë shkak për debate të forta edhe te Komisioni i Integrimit. Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, është përplasur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa e ka pyetur këtë të fundit për ndikimin e krimit dhe trafikut në procesin e integrimit. 

  • Patentat e Tahirit, Flamur Noka:
    Policia e fshehu! Xhafaj: Hetim

    Deputeti i PD, Flamur Noka ka kërkuar sqarime nga ministri Fatmir Xhafaj se përse Policia e Elbasanit e fshehu ngjarjen ku u arrestua biznesmeni Orest Sota dhe në makinë iu sekuestruan 863 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit për drejtimin e mjeteve të lundrimit.  VIDEO

  • "Siguria" Xhafaj: Pajisje sekrete
    përgjimi në luftën kundër drogës

    Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë se buxheti për institucionin që ai drejton do të jetë 21 miliardë lekë  VIDEO

  • Zv/ ambasadori i SHBA:Shqipëria
    drejt rrugës së anëtarësimit në BE

    Gjatë një takimi me të rinjtë në Berat zëvendës ambasadori i SHBA në Tiranë Muniz deklaroi se Shqipëria është vend me një të ardhme jashtëzakonisht të shkëlqyer. Muniz u shpreh se Shqipëria është drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

  • Deklaratat e forta të Lu, Ngjela:
    Ja çfarë do ndodhë në vazhdim

    Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar deklaratat e forta të ambasadorit Donald Lu, të bëra një ditë më parë, për krimin dhe arrestimin e peshqve të mëdhenj në vend. Ngjela shkruan në ‘facebook’ se tashmë gjithçka po shkon drejt fundit dhe këtë e paralajmëroi edhe ambasadori, duke iu bërë thirrje skeptikëve të mos kenë më asnjë dyshim. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv