Politikë
-
Ne mesin e krizës politike për reformën zgjedhore nxitur edhe nga shembja e Teatrit Kombëtar, presidenti kërkon ndryshimin e reformës në drejtësi. Report Tv zbulon ekskuzivisht se Ilir Meta ka kërkuar ngritjen e një Këshilli Politik ku të jetë pjesë edhe opozita për të bërë amendime që sipas tij legjitimojnë institucionet e drejtësisë. Vihen në dijeni ndërkombëtarët, SHBA: Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta
21 Maj 2020, 18:09 -
Puna e KQZ në një vit, Zguri: Konflikti politik i 2019 minoi besimin, reforma zgjedhore ta ndalojë këtë në të ardhmen
21 Maj 2020, 16:51Gjatë raportimit në Kuvend, Klement Zguri u ndal në zgjedhjet problematike dhe krizën politike të 2019, që sipas tij bëri viktimë dhe vetë KQZ-në.
-
Balla, Kushi e Bushka propozim në Kuvend: Të hiqet taksa e infrastrukturës për ndërtimet pa leje në proces legalizimi
21 Maj 2020, 16:11Tre deputetë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Evis Kushi dhe Klotilda Bushka i kanë propozuar Kuvendit të hiqet parapagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë prej 0.5% nga të gjitha ndërtimet pa leje, dhe që janë në proces legalizimi.
-
Betohet 3 prokurorët e rinj të SPAK, Meta: Mos u ndikoni nga të huajt, besnik vetëm Kushtetutës
21 Maj 2020, 15:52SPAK i shtohen 3 prokurorë të rinj duke e çuar numrin total të tyre në 12 anëtarë. Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi u betuan ditën e sotme para Presidentit Meta, i cili nuk kurseu sulmet për ndërkombëtarët duke paralajmëruar që të shmangen ndërhyrjet e huaja në sistemit të drejtësisë.
-
Basha i përgjigjet Ramës për Teatrin: Burracak, përpiqesh të hedhësh fajin për të shpëtuar
21 Maj 2020, 15:29Basha thotë se Rama tani po përpiqet që të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.
-
Sezoni turistik/ Rama: Brenda majit do të hapen kufijtë! Unioni: Më 2 qershor vjen charteri i parë nga Bjellorusia
21 Maj 2020, 15:09Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se vendi do të jetë tërësisht i hapur brenda këtij muaj. Kreu i qeverisë tha se do të përgatitemi për sezonin turistik pasi kufijtë hapen brenda muajit maj. Nga ana tjetër burime nga Unioni Turistik Shqiptar thonë se më 2 qershor do të vij charteri i parë nga Bjellorusia.
-
-
Rama përmendi djalin në koma dhe e quajti Kryemadhin 'Lady Makbeth'! Kryetarja e LSI-së: Mos e përdor për politikë! Je bastard...
21 Maj 2020, 14:36I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila e ka sulmuar kryeministri Rama jo vetëm në rrafshin politik, por edhe atë personal.
-
-
-
'Diskutuam për krizën ekonomike', Basha takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Në Shqipëri trajtim i pandershëm i investitorëve
21 Maj 2020, 14:16Në takim janë diskutuar disa çështje ku më kryesori ka qenë përmirësimi i klimës së biznesit në Shqipëri.
-
-
-
-
-
-
Koronavirusi, Rama: Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, do të përgatitemi për sezonin turistik (VIDEO)
21 Maj 2020, 13:30Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të hapet plotësisht brenda majit. Për menaxhimin e situatës, Rama tha se ka marrë përgëzime nga shumë liderë.
-
Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër për fëmijët! Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli aktor
21 Maj 2020, 13:28Kryeministri Edi Rama premtoi ndërtimin e Teatrit Kombëtar njëlloj siç ishte por ne një vend tjetër për turistët e nostalgjikët; ndërsa ironizoi Bashën e Metën, të cilët i quajti artistë e komendianë që i janë huazuar politikës. Opozita sot është në shesh duke kundërshtuar dhe cilësuar akti kriminal vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, por kryeministri Edi Rama rrëfeu një prapaskenë të para shumë viteve kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës dhe Sali Berisha kryeministër i vendit. Edi Rama tha se në politikë ka ardhur për të bërë sukses dhe për të realizuar bindjet e tij. E pranoi se nuk është shumë i zoti për konsensus, por shtoi se nuk i vjen zor, se është i luftës për bindjet.
-
-
Hajdari: Ndryshimin e sistemit e duan dhe të huajt! Gjiknuri kundër: S'është ai problemi, do na duhet të ndryshojmë Kushtetutën (VIDEO)
21 Maj 2020, 13:21Reforma Zgjedhore i ka ndarë sërish palët politike në parlament. Rudina Hajdari, në cilësinë e bashkëkryetares së Komisionit të Reformës Zgjedhore është shprehur se ndryshimi i sistemit është kyç dhe këtë nuk e do vetëm opozita parlamentare, por edhe ndërkombëtarët!