Politikë
-
Valdrin Pjetri ende pa dhënë gjurmët e gishtërinjve, Prokuroria i përgjigjet PD: Nuk kemi neglizhuar
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pavarësisht se Prokuroria ka kërkuar gjurmët e gishtërinjve të Valdrin Pjetrit ai ende nuk është paraqitur për të kryer këtë proces por pritet ta bëjë në ditët në vijim.
16 Gusht 2019, 11:15 -
Tërheqja e Pjetrit/ Basha: Krahasuar me Ramën ai është kriminel i rangut të tretë
16 Gusht 2019, 11:12Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat për kryeministrin Edi Rama, se ai është fajtori kryesor për futjen në politë të Valdrin Pjetrit. Në një reagim të shkurtër, menjëherë pas deklaratës së kreut të qeverisë për tërheqjen e Pjetrit, Basha shkruan se Rama është i lidhur me krimin dhe se kjo e fundit mund të zhduket vetëm pas largimit të Ramës.
-
Rama: Në sitë të gjithë vetëdeklarimet e zyrtarëve! Kush gënjen do përjashtohet dhe ndiqet penalisht
16 Gusht 2019, 10:32Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se çdo vetëdeklarim i kandidatëve për zgjedhje do të verifikohet dhe nëse ka rezultuar se kanë gënjyer do të përjashtohen dhe do të ndiqen penalisht. Nisur nga rasti i Valdrin Pjetrit, kreu i qeverisë tha se verifikimi shtetëror do të nisë jo vetëm për kandidatët, por politikanët dhe punonjësit e shtetit.
-
Tërheqja e Pjetrit dhe aksioni opozitar/ Kryemadhi takim 'kokë më kokë' me Bashën në selinë blu (VIDEO)
16 Gusht 2019, 10:29Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi ka zgjatur për rreth 30 minuta dhe është zhvilluar në selinë blu. Ky është takimi i parë 'kokë më kokë' me dy aleatëve opozitar gjatë muajit gusht.
-
Presidentja e KE vlerëson Shqipërinë: Një aleate e denjë e NATO-s (VIDEO)
16 Gusht 2019, 10:06Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në ceremoninë e largimit të Ursula von der Leyen, tanimë presidente e KE. Në këtë organizim Xhaçka është takuar me kancelaren Gjermane, Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen. Siç njofton zyra e shtypit të ministrisë së Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka vlerëuar rolin e Xhaçkës në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë.
-
Ironia e Kullurit për akuzat e Bashës: Pjetrin e solli Topalli në PD? Kështu është kur kryetarin e kemi 'Gjino'
15 Gusht 2019, 21:11Edvin Kulluri, një nga zërat më kritikë ndaj kryetarit demokrat është ndalur të komentojë një nga akuzat e ardhura nga Basha, më konkretisht PD-ja e Shkodrës, se ka qenë Topalli ajo që e ka bërë pjesë të PD-së, Valdrin Pjetrin.
-
Rama citon Suela Konjarin: T’i tejkalojnë bindjet partiake, teatri është mbi partitë
15 Gusht 2019, 18:46Kreu i Qeverisë Edi Rama ka cituar një tjetër artiste të mirënjohur, Suela Konjari, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Rama thotë se ajo ndan të njëjtin opinion me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror. Në citimin e sjellë nga Rama, Konjari shprehet se teatri është mbi partitë.
-
Suli padit Mziun: Dha leje ndërtimi në shtratin e lumit! As s'më ka shkuar ndërmend ndryshimi i stafit
15 Gusht 2019, 17:33Kryetari i ri i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka deklaruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj paraardhësit të tij Xhelal Mziu.
-
Tërheqja e Valdrin Pjetrit/ Basha: Një kriminel më pak në politikë, asgjë nuk ndryshon deri sa të largohet Rama
15 Gusht 2019, 17:03Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës. Basha thotë se tashmë ka një kriminel më pak në politikë por asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën si kokën e krimit politik.
-
Berlin/ Ministrja Xhaçka me ftesë të veçantë në ceremoninë rezervuar për presidenten e re të Komisionit Evropian
15 Gusht 2019, 16:54Me ftesë të veçantë të ministres së re të Mbrojtjes së Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka do të marrë pjesë sot në mbrëmje, në ceremoninë e përcjelljes së ministres së sapodorëhequr të Mbrojtjes të Gjermanisë Ursula von der Leyen, e cila u zgjodh presidente e Komisionit Evropian.
-
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit/ Rudina Hajdari: Problemi nuk është tek individi por tek sistemi ynë politik
15 Gusht 2019, 16:49Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me çështjen e Valdrin Pjetrit. Hajdari shkruan se kjo vërteton se sa i korruptuar dhe i dështuar është sistemi ynë politik.Ajo shkruan se kur një individ me të shkuar kriminale vendoset si përfaqësues i PS për të marrë postin e kryetarit të bashkisë, problemi është tek liderët partiakë që promovojnë figura të tilla.
-
Akuzat për dënimin në Itali/ Valdrin Pjetri tërhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës
15 Gusht 2019, 16:12Tërhiqet nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës Valdrin Pjetri pas akuzave lidhur me të shkuarën e tij në Itali. Përmes një reagimi vetë Pjetri njofton se ka vendosur të marrë një vendim të tillë, që të njihet me të vërtetën ligjore në pozitat e një qytetari të thjeshtë. Ai shprehet se kjo ngjarje banale e ndodhur 17 vite më parë është nxjerrë nga konteksti.
-
Paketa anti-shpifje/ Meta: Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pamundur
15 Gusht 2019, 13:04Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Meta thotë se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë ndërsa deklaron se duhet marrë në shqyrtim sugjerimet e bëra nga komuniteti i gazetarëve. Ai thotë se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.
-
Rikonstruktohet rruga pranë bllokut të ambasadave/Veliaj: Aplikoni për rehabilitimin e fasadave të pallateve
15 Gusht 2019, 12:39Krahas rehabilitimit të akseve kryesore, si “Rruga e Durrësit” apo “Rruga e Kavajës”, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët në brendësi të lagjeve. Rruga “Sotir Peçi”, e cila lidh bllokun e ambasadave me Rrugën e Durrësit, është investimi më i fundit në kryeqytet.
-
Integrimi në institucionet euroatlantike, Ruçi mesazh deputetit Piero Fassino: Të bindur në mbështetjen e Italisë në KE
15 Gusht 2019, 12:19Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka drejtuar një letër falënderimi deputetit Piero Fassino, anëtar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian.
-
'Rilindje Urbane...', Rama publikon fotot nga Shkëmbi i Kavajës: Kishte 30-vjet xhungël ndërtimesh
15 Gusht 2019, 10:08Plazhi i Shkëmbit të Kavajës është një zonë shumë e frekuentuar edhe nga vizitorë vendas dhe të huaj.
-
Meta rikthen në skenë Esat Pashën për një mesazh politik: Marrëveshje që s'duhet të përsëriten
15 Gusht 2019, 09:17Meta shkruan se historia e Esat Pashës duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s'duhet të përsëriten.
-
Privilegjet/ Ish-deputetët e PD-LSI 650 euro pagë mujore deri në 2022
15 Gusht 2019, 07:14Bien pretendimet për sakrificë, ish-deputetët e opozitës morën dy paga 3 mijë USD sapo dogjën mandatet, për tre vjet do marrin gjysmën e pagës bruto, ja skema e përfitimit.
-
Rama i trishtuar për vdekjen e Gjergji Xhuvanit: O Zot, miku im i shtrenjtë nuk i çeli më sytë
14 Gusht 2019, 19:08Kryeminstri Edi Rama ka shprehur hidhërimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani. Rama tregon se Xhuvani përfundoi mbrëmë në Romë filmin e tij të ri. Ai shprehet se i është dashur , minuta të tëra të besonte se ishte i vërtetë lajmi i vdekjes së tij.
-
Rama sjell zërin e Pëllumb Kullës për Teatrin: Uroj të jetë e afërt dita e fillimit të punimeve
14 Gusht 2019, 18:43Kryeministri Edi Rama ka sjellë një tjetër zë pro ndërtimit të një teatri të ri. Ai është Pëllumb Kulla, aktor dhe regjisor, i vlerësuar me çmimin "Mjeshtër i Madh".