Politikë
-
SPAK ka rënduar pozitën e ish zvkryeministrit Arben Ahmetaj. Pas hetimit për inceneratorët ai është në hetim dhe për privatizimin e ndërmarrjes “Buka Sh.a”. Nga arratia përmes facebook Ahmetaj ka reaguar disa herë duke deklaruar se po i bëhet një 'gjyq publik'. Në studion e emisionit “Pa Protokoll” në Report TV, gazetari Sokol Bregu thotë se Ahmetaj duhej të qëndronte të mbrohej dhe të përballej me ligjin këtu dhe jo nga arratia.
13 Tetor 2023, 21:34 -
Hakerat rusë sulmojnë faqen e SHISH dhe të Gardës së Republikës, disa orë jashtë funksionit
13 Tetor 2023, 20:49Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe atë të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Shqiptarja.com mëson se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare ëeb, por pa arritur tek të dhënat
-
Samiti i Berlinit, Tirana gati të presë të hënën liderët e BE-së! ‘Kosova’ temë diskutimi! Këshilltarja e kryeministrit zbulon marrëveshjet që pritet të dakordësohen
13 Tetor 2023, 19:47Tirana është gati për të mirëpritur Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet të hënën dhe zbret në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës. Për Report Tv këshilltarja e kryeministrit Odeta Barbullushi tregon detajet dhe marrëveshjet që pritet të dakordësohen! Nga Kosova vjen Kurti, ndërsa nga Serbia Ana Brnabić
-
Integrimi përmes bashkive, Veliaj: Shqipëria, sot e para në rajon në këtë proces; të bashkohemi në një shoqatë bashkish
13 Tetor 2023, 18:45Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës vendore në bashkitë e vendit, duke mundësuar shërbime publike më cilësore dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, përmes projekteve si “BE për Bashkitë”. Në një konferencë të organizuar në Tiranë, procesi i integrimit në BE u pa si nxitja më e mirë për përafrimin me legjislacionin evropian të pushtetit vendor
-
Sulmet e Izraelit, MEPJ: Jemi në kontakt me qytetarët shqiptarë që kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës
13 Tetor 2023, 18:35Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës
-
Rezoluta për Kosovën, Çollaku në Report Tv: Kishte tekst turpërues, s’mund të flasë Kuvendi me gjuhën e Vuçiçit! Pati kompromis mes PS dhe Rithemelimit
13 Tetor 2023, 18:01Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje (12 tetor) me 101 vota pro rezolutën e përbashkët për Kosovën, që dënon sulmin me armë të serbëve më 24 shtator në Banjskë. Por deputetët e Partisë Demokratike nuk e mbështetën rezolutën e unifikuar mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste
-
Përjashtimi i Bardhit, Bejko për Report Tv: Kush shkel statutin ikën nga PD! U bashkua me ‘non gratën’, deri dje e akuzonte për Gërdecin
13 Tetor 2023, 17:32Partia Demokratike përjashtoi Gazment Bardhin, ndërsa kjo solli shumë reagime në radhët e opozitës. Nënkryetari i PD, Roland Bejko i ftuar në Report Tv thotë se kushdo që shkel statutin e PD apo bashkohet me një organizatë tjetër politike do të përjashtohet nga partia.
-
Basha nga Lushnja: PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik
13 Tetor 2023, 12:50Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnjë
-
Partia e Lirisë: UKT e zhytur në gropën e korrupsionit! Përse nuk ka ende 24 orë ujë në ditë në Tiranë?
13 Tetor 2023, 12:45Qytetarët e Tiranës nuk morën asnjë përmirësim të shërbimit me ujë të pijshëm që prej rritjes së çmimit të ujit në 2017. Kështu u shpreh Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari në një dalje për mediat.
-
Berisha politikë me futboll: U ndëshkua përçarësi i kombit! Deputetët i kërkojnë parti të re, ish kryeministri: Luftë deri në fund, në nëntor votëbesohem
13 Tetor 2023, 12:43Sali Berisha ka shfrytëzuar ndeshjen e një mbrëmje më parë për të thënë se tifozët në stadium ndëshkuan kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se do të vijojë luftën për logon, duke mos pranuar idenë e deputetëve të opozitës për të krijuar parti të re.
-
Nikolla: Integrimi evropian i Shqipërisë është një objektiv kombëtar
13 Tetor 2023, 11:20 -
-
-
-
Soreca: Nevoja e zgjerimit të BE më e madhe se kurrë, Ballkani është pjesë e unionit! Hasani: Të hënën në samitin e procesit të Berlinit rezultate konkrete
13 Tetor 2023, 10:33Roli i Parlamentit në Procesin e Berlinit ishte tema e diskutimit në një konferencë të zhvilluar në Tiranë ku morën pjesë parlamentarë nga vendet e rajonit dhe drejtues institucionesh. Kryeparlamentarja Nikolla dhe ambasadori i BE Luigi Soreca nënvizuan rëndësinë e rritjes së rolit të Kuvendit në zbatimin e projekteve të përbashkëta rajonale në kuadër të Procesit të Integrimit.
-
-
Peleshi në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s: I mirëpritur intensifikimi i patrullimeve të KFOR përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
12 Tetor 2023, 22:36Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, nga ku ka theksuar se Shqipëria ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist, si një tentativë për destabilizimin e rajonit
-
FOTO/ Edi Rama dhe Albin Kurti mbajnë distancë në 'Air Albania', ndjekin ndeshjen në tribuna të ndara
12 Tetor 2023, 22:05As kombëtarja kuqezi, në ndeshjen e rëndësishme përballë Çekisë nuk ka bashkuar Edi Ramën dhe Albin Kurtin. Ata e kanë parë ndeshjen në tribuna të ndara në "Air Albania", ku njëri shihet në katin e parë kurse tjetri në të dytin.
-
Shqipëri - Çeki/ Albin Kurti në Tiranë me djalin e komandantit legjendar, Vangjeli: Ai e di që të gjitha rrugët kalojnë nga kulla e Adem Jasharit
12 Tetor 2023, 19:55Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report Tv ka bërë një analizë të vizitës së papritur të Albin Kurtit në Tiranë për të parë ndeshjen Shqipëri-Çeki. Ai i jep ngjyra optimizmi por nga ana tjetër edhe dëshpërimi.
-
Flutura Açka: Duhet një PD e re që jep llogari, e shkëputur nga Berisha! Tragjedia e Gërdecit dhe 21 janari, gabimet më të mëdha që nga '90
12 Tetor 2023, 19:14Nga studioja e “Kontrast” në Report Tv Flutura Açka ka pranuar gabimet më të mëdha të Partisë Demokratike që nga '90, ndërsa theksoi se të ardhmen e partisë e sheh të ndarë nga Sali Berisha.