Shëndeti
-
Aktualisht në të gjithë vendin janë 8,233 raste aktive me COVID ndërsa 579 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
11 Nëntor 2021, 17:53 -
Specialistja e ISHP-së për Report Tv: Edhe doza e tretë e vaksinës COVID hidhet në e-Albania! 41% e popullatës me 2 vaksina
11 Nëntor 2021, 17:3741% e popullatës në vendin tonë është vaksinuar plotësisht ndaj COVID, ndërsa më shumë se 18 mijë qytetarë kanë marrë edhe dozën e tretë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik edhe doza e tretë hidhet në e-Albania, ndërkohë ende nuk ka shifra zyrtare për fëmijët dhe adoleshentët e vaksinuar.
-
Përfaqësuesi i OBSH-së: Edhe Shqipëria do marrë ilaçin kundër Covid
11 Nëntor 2021, 17:27Nëse Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miraton përdorimin e antiviralë të prodhuar nga Merk dhe Pfizer, edhe Shqipëri do të përfitojë edhe përmes mekanizmit Covax. Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri, Gerald Rockenschaub thotë se do procesohet njëlloj si me vaksinat
-
Ministria e Shëndetësisë jep shifrën: Më shumë se 18. 000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës COVID
11 Nëntor 2021, 09:43Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se nga 1 nëntori e deri mëngjesin e sotëm, janë më shumë se 18000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
-
Komisioni Europian miraton kontratën për sigurimin e një vaksine të re anti-COVID
10 Nëntor 2021, 19:56Komisioni Evropian ka miratuar kontratën e tetë me një kompani franceze, Valneva, për blerjen e një vaksine kundër COVID-19.
-
-
Ndërrojnë jetë 5 qytetarë nga COVID mes tyre dhe një 33-veçare, 690 rezultojnë pozitiv me koronavirus
10 Nëntor 2021, 18:42690 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në vend, ndërkohë që 5 qytetarë kanë ndërruar jetë. Sakaq janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179,650 që nga fillimi i epidemisë.
-
Në Lezhë prindërit nuk vaksinojnë fëmijët, 20 aplikime për një javë! Mjeku: Në nëntor pritet shtimi i rasteve me COVID-19
10 Nëntor 2021, 15:03Me dimrin para që sjell virozat por dhe frikën për shtim të infektimeve Covid, sipas mjekëve, vaksinimi i fëmijëve bëhet edhe më i domosdoshëm. Por ende prindërit hezitojnë t’i çojnë fëmijët në qendra shëndetësore për të marrë dozën Anti-Covid të Pfizer.
-
Ministria e Shëndetësisë: Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit! Vijojmë vaksinimin anti-COVID edhe me dozën e tretë për grupet e rrezikuara
10 Nëntor 2021, 14:53Gjatë inspektimit në qendrën e re shëndetësore në Selitë, Manastirliu ka ndjekur nga afër edhe procesin e vaksinimit anti-COVID, ku deklaroi se ka filluar tashmë aplikimi me dozat ‘booster’ apo dozat përforcuese të vaksinës.
-
Eugena Tomini: Situata me COVID në vend, nën kontroll! Ka rritje të të prekurve në moshë të re, të shtruar në spital edhe 11 fëmijë! Pasaportë vaksinimi në bare e restorante? Opsion që po diskutohet
10 Nëntor 2021, 14:19Në ditët e fundit është vënë re një rritje e numrit të rasteve të reja të infeksionit, por për zv.ministren e Shëndetësisë, Eugena Tominin, situata është nën kontroll. Në një lidhje me Skype për Report TV, Tomini u shpreh se ka një rritje të të prekurve në moshat e reja 35-40 vjeç.
-
Pediatria ngre alarmin: Mjekët po abuzojnë me përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët, ja efektet e rrezikshme në organizëm
10 Nëntor 2021, 12:47Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, pediatria Sonila Biba këshilloi prindërit për rastet kur duhet dhe nuk duhet përdorur antibiotiku tek fëmijët.
-
Lëshoi certifikatën e vaksinimit COVID-19 për 50 euro, pa e bërë vaksinën, vihet nën hetim mjekja në Lushnjë! Ministria e Shëndetësisë e shkarkon nga detyra dhe kërkon heqjen e licencës
10 Nëntor 2021, 08:52Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga puna mjeken e familjes pranë ambulancës së fshatit Gradisht në Lushnjë, Elona Naço. Rasti i mjekes, e cila jepte certifikata vaksinimi për 50 euro, pa kryer vaksinën, u denoncua një ditë më parë nga emisioni investigativ 'Fiks Fare'. Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se ka kërkuar edhe heqjen e licencës së mjekes, duke e konsieruar veprimin e saj kriminal.
-
Mbërrijnë në Rinas mbi 74 mijë doza të vaksinës Pfizer! Sot 4 viktima nga COVID në 24 orët e fundit, 770 qytetarë të infektuar! 19 pacientë rëndë
9 Nëntor 2021, 17:32Ministria e Shëndetësisë teksa njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar, i bën apel qytetarëve të vaksinohen.
-
Greqia s'njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit? MEPJ: Njihen si më parë! Ja rregulli që ka ndryshuar
9 Nëntor 2021, 15:25Përmes njoftimit për mediat, MEPJ thekson se nuk ka asnjë protokoll të ri, ndërsa nënvizon se certifikatat tona të vaksinimit njihen në Greqi si më parë.
-
Pandemia e COVID-19, aktori Robert Ndrenika bën thirrje për t'u vaksinuar: Akt dashurie për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit
9 Nëntor 2021, 08:29Aktori i mirënjohur Robert Ndrenik, e konsideron vaksinimin si 'akt dashurie' që shërben për të na mbrojtur e për ë jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit.
-
Gjirokastër/ Nis vaksinimi me dozën e tretë në shtëpinë e të moshuarve, paralelisht injektohet edhe vaksina e gripit
8 Nëntor 2021, 21:26Në shtëpitë e të moshuarve ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, ndërsa paralelisht po kryhet dhe vaksina për gripin sezonal. Ne ndoqëm këtë proces në Gjirokastër, ku duket se nuk ka hezitime. Ndryshe është situata me fëmijët, prindërit e të cilëve nuk shfaqin interes për vaksinimin kundër koronavirusit.
-
Shenjat që jep gastriti dhe ju i injoroni, mjeku popullor Ylli Merja: Ja kura bimore që shëron të gjitha sëmundjet e stomakut
8 Nëntor 2021, 12:15Simptomat e gastritit ndahen në disa faza, ato mund të fillojnë me simptoma të lehta dhe shpesh nuk i vëmë re, mirëpo moskurimi I tij mund të shkaktoj gastrit kronik, një gjendje më e rënduar e sëmundjes.
-
I infektuar me COVID, përkeqësohet gjendja shëndetësore e një të burgosuri në burgun e Drenovës, dërgohet në Tiranë
8 Nëntor 2021, 10:30Një i burgosur në burgun e Drenovës, i infektuar me COVID, është dërguar në Tiranë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
-
Ka shpëtuar miliona jetë! Pse vaksinimi i detyrueshëm nuk është gjë e re
7 Nëntor 2021, 20:35Për Virginia Mason Franciscan Health, një qendër shëndetësor në shtetin amerikan të Uashingtonit, 18 tetori ishte dita e bilancit. Dhjetë javë më parë, qendra kishte deklaruar se i gjithë stafi i saj do të duhej të vaksinohej kundër Covid-19 deri në këtë datë, në mënyrë që të mbroheshin nga Covid-19 si ata që punonin në qendrën shëndetësore po ashtu edhe pacientët e tyre.
-
Koronavirusi/ 568 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit, 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
7 Nëntor 2021, 17:30Në spitalet COVID mësohet se po marrin trajtim spitalor 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin bëhet me dije se janë 8,059 raste aktive me koronavirus.