Shëndeti
-
Ndalur te situata në Shqipëri, ku po ashtu është vënë re një rritje e rasteve të infeksionit dhe fataliteteve, mjekja vuri theksin te procesi i vaksinimit, ku tha se po ecën me ritme të ngadalta. 41% e popullsisë sonë është vaksinuar me të dyja doza, shifër që për Dollenberg nuk është e mjaftueshme, në një kohë kur shumica e vendeve europiane këtë shifër e kanë mbi 70%.
19 Nëntor 2021, 14:20 -
Koronavirusi/ 549 të infektuar dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! 157 të shtruar në spitale, 23 në gjendje të rënduar
18 Nëntor 2021, 18:57Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen kundër COVID, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa 558 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë.
-
COVID 'mbërthen' Europën, debati në Report Tv/ Mjekët Kapxhiu e Dasho: Të pavaksinuarit të izolohen nga jeta sociale! Alimehmeti: 'Green Pass' s'ndikon në uljen e rasteve
18 Nëntor 2021, 14:04Një valë e re infektimesh nga COVID ka mbërthyer Europën duke rritur numrin e qytetarëve të prekur nga COVID. Mjeku Erion Dasho i cili ndodhet në Gjermani dhe mjeku Genc Kapxhiu, i cili jeton në Itali, thanë për Report Tv, se rritja e infektimeve vjen për shkak të qytetarëve nga qytetarët e pavaksinuar. Të një mendimi mjekët bënë apel për vaksinim pasi kjo është e vetmja armë ndaj këtij virusi dhe në këtë mënyrë mund të shkëputet zinxhiri i infektimeve
-
Koronavirusi/ 616 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
17 Nëntor 2021, 19:02Fatkeqësisht, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Më konkretisht bëhet fjalë për tetë qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç dhe dy qytetarë nga Durrësi të moshave 76-83 vjeç. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohet kundër COVID, njofton se në spitale po marrin trajtim mjekësor 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
-
COVID/ 7 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend! Regjistrohen 587 raste të reja infeksioni
16 Nëntor 2021, 17:57587 qytetarë u infektuan me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe u shënuan 7 viktima të moshave nga 56-85 vjeç. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin ka 8,317 raste aktive me virusin.
-
Fëmijët me virozë e COVID, fluks në pediatrinë e Beratit, mjeku: Grumbullimet në spital po përhapin koronavirusin, ministria të shpërndajë tamponë në qendra shëndetësore
16 Nëntor 2021, 16:54Fluksi i fëmijëve që i gjen në dyert e pediatrisë në Berat vjen në rritje me frikën e prindërve se janë prekur nga COVID edhe në simptomat e para që mund të jenë të virozave të stinës. Sipas mjekëve grumbullimet në spital janë ato që në fakt përhapin COVID ndaj i bëjnë thirrje Ministrisë që të shpërndajë tamponë në qendrat shëndetësore.
-
COVID-19 në Durrës/ 6 viktima për dy javë, 15 të shtuar në spital! Të infektuarit të pavaksinuar, të rinjtë: Jo vaksinim me detyrim
16 Nëntor 2021, 16:41Në dy javët e para të nëntorit kanë humbur jetën 6 qytetarë të Durrësit, ndërsa disa të tjerë janë duke luftuar për jetën në spitalin COVID. Pjesa më e madhe e viktimave si dhe të sëmurëve në gjendje të rëndë, janë të pa vaksinuar. Megjithatë të rinjtë ende hezitojnë të marrin vaksinën që të mbron nga COVID-19.
-
Shqipëri, rastet e reja me Covid rriten lehtë, më pak viktima në javën e fundit
16 Nëntor 2021, 15:37Ndërsa nuk ka shenja të një përmirësimi të gjendjes së pandemisë, ritmet e vaksinimit ranë sërish në gjysmën e parë të nëntorit. Të dhënat zyrtare të përpunuara, dëshmojnë se kanë marrë dozat e para ose të dyta mbi 62 mijë persona, ose një mesatare ditore prej 4439 dozash.
-
Aktori Agron Llakaj humb motrën nga COVID: Na vrave shpirtin, ah s'i nuk mu ankove një herë moj zemër
16 Nëntor 2021, 11:25Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka humbur motrën për shkak të COVID. Lajmin e hidhur e ka bërë vetë me dije aktori përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një foto të motrës
-
7 humbje jete dhe 194 raste të reja në 24 orët e fundit! Varianti delta më ‘agresivi’, 29 pacientë në spital në gjendje të rënduar
15 Nëntor 2021, 18:47Shtatë humbje jete dhe 194 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
-
Konfirmohet prania e gripit në Shqipëri, zbulohen dy raste që i përkasin virusit të tipit A
15 Nëntor 2021, 17:01Në vendin tonë është konfirmuar qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar dy raste që i përkasin virusit të tipit A, të cilat u zbuluan para një muaji.
-
Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Kujdes! Nëse ju janë shfaqur këto simptoma, mund të vuani nga diabeti. Ja si ta zbuloni atë
15 Nëntor 2021, 14:53Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’ specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi gjithçka që duhet të dini për diabetin dhe kurat bimorë të cilat duhet të përdori cdo person I diagnostikuar me diabet për ta mbajtur nën kontroll këtë sëmundje.
-
Tirana me valën më të rëndë të pandemisë në 2021, fatalitetet u rritën me 44%
15 Nëntor 2021, 07:52Sipas të dhënave të INSTAT, për 9 mujorin 2021, në kryeqytet u shënuan 5546 humbje jete, me një rritje të lartë prej 44% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, nga 31.5% që ishte mesatarja kombëtare. Edhe në raport me 9 mujorin 2020, vdekshmëria shtesë në Tiranë është rritur me 20%.
-
Prindërit në gjendje të rëndë nga COVID, Majlinda Bregu: Po luftojnë që mos na bëjnë hatanë! Nga frika dhe kokfortësia nuk pranuan të vaksinoheshin
14 Nëntor 2021, 18:04Teksa tregon për shëndetin e prindërve dhe ankthin e përjetuar këto ditë, Bregu përmend edhe faktin se prindërit e saj refuzuan të vaksinoheshin "pak të nga frika e pak nga kokëfortësia', duke bërë që sëmundje të ishte më agresive me ta.
-
475 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orët e fundit në vend! 186 të shtruar në spitale, 25 në gjendje të rëndë
14 Nëntor 2021, 17:49Ministria e Shëndetësisë, teksa iu bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
-
Ekziston një lidhje midis lumturisë dhe ndjenjës së humorit
13 Nëntor 2021, 22:35Kur të më vijë radha për të vdekur, dua të shkoj në atë botë në gjumë, ashtu si gjyshi im.
-
3 humbje jete dhe 587 rase të reja në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spital! Shkon mbi 2.6 milionë numri i vaksinave të siguruara në total
13 Nëntor 2021, 16:49Tre humbje jete dhe 587 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërsa pasditen kësaj të shtune mbërritën 74,880 doza Pfizer, duke çuar në 2.6 milionë numrin e vaksinave të siguruara në total.
-
Shqipëria mbi 2.6 mln vaksina të siguruara në total! Sot erdhën edhe 74,880 doza të tjera Pfizer
13 Nëntor 2021, 16:36Mbërrijnë në Shqipëri 74,880 doza të vaksinës Pfizer.
-
Shtohen rastet me Covid-19, drejtori i NJVKSH, Halili: Kuksianët shkojnë në Kosovë me pasaportë vaksinimi, brenda vendit nuk aplikohet
13 Nëntor 2021, 12:58Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në vend njësoj si në gjithë Europën, por ndryshimi është se në Shqipëri nuk respektohet asnjë masë dhe këtë e pranojnë edhe vetën drejtuesit e njësive të kujdesit shëndetësor
-
Gjysma e popullsisë në jug të vendit e pa vaksinuar, drejtori Llapi: Të interesuar vetëm mosha e tretë, personat që kanë kaluar Covid-19 refuzojnë
13 Nëntor 2021, 12:03Duket se fushata e vaksinimit nuk ka ecur si duhet në rajonin e jugut. Drejtori i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Kujtim Llapi shprehet se në gjithë rajonin e jugut nga Lushnja deri në Sarandë janë vaksinuar vetëm 53 për qind e popullsisë të moshës 18 vjeç e lart
