Shëndeti
-
Në të gjithë vendin janë 6,601 raste aktive me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 115 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 201,397 që prej fillimit të pandemisë.
3 Janar 2022, 17:12 -
179 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 6,383 raste aktive me COVID! 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
2 Janar 2022, 17:59Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 6,383 pacientë aktivë me COVID.
-
24 orët e fundit të 2021 infektohen me COVID 482 qytetarë në vend, vetëm 1 viktimë! 97 pacientë të shtruar në spitale, 9 në gjendje të rënduar
1 Janar 2022, 17:23Gjatë 24 orëve të fundit të vitit 2021 janë infektuar me koronavirus 482 qytetarë në vend. Ndërkohë betejën me armikun e padukshëm nuk e ka fituar një 78-vjeçare nga Elbasani.
-
90 pacientë do ‘festojnë’ natën e ndërrimit të viteve te Infektivi, të prekur me COVID! 10 në gjendje të rëndë! 708 qytetarë pozitivë, sot 2 humbje jete
31 Dhjetor 2021, 17:0490 pacientë do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve të shtruar në spitalin COVID duke luftuar me këtë virus, i cili për fat të keq nuk ka kursyer askënd. 10 persona janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa për 708 qytetarë kjo festë nuk do të jetë si vitet e tjera. Ato kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të kryera dhe këtë natë do duhet ta festojnë larg njerëzve të tyre të afërt, mënyra më e mirë për t’i mbrojtur ato.
-
Mjeku Tritan Kalo paralajmëron për një tjetër simptomë të varianteve Delta dhe Omicron: Kujdes, në asnjë rast vetëmjekim! Konsultohuni menjëherë me mjekun
31 Dhjetor 2021, 09:51Kalo bën thirrje për kujdes që ky infeksion të mos vetëkurohet por personat e prekur t'i drejtohen menjëherë mjekut.
-
Mbërrijnë 375 mijë doza Pfizer nga BE në vendin tonë, Ministrja e Shëndetësisë: Dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë
31 Dhjetor 2021, 09:34Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në vendin tonë kanë mbërritur 375,000 doza të vaksinës Pfizer.
-
Ndërrojnë jetë 3 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit në vend, 617 rezultojnë pozitiv me koronavirus
30 Dhjetor 2021, 17:20Ministria e Shëndetësisë njofton se 5482 testime, 617 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 284 të shëruar në 24 orët e fundit
-
Ministrja e Shëndetësië: Në janar fillon rehabilitimi i spitalit Infektiv
30 Dhjetor 2021, 15:42Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në prag të ditës së ndërrimit të viteve, ka takuar mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv, për t’iu shprehur mirënjohjen për punën dhe sakrificën e tyre në gjithë këto muaj të vështirë të përballjes me pandeminë. Ministrja Manastirliu tha se në Janar do të fillojë rehabilitimi i Spitalit Infektiv, për ta kthyer në një qendër ekselence të shërbimit infektiv
-
Temperaturë, rrufë e dhimbje fyti? Nuk është COVID! Mjekja në Report Tv: Të rinjtë po preken nga viroza
29 Dhjetor 2021, 20:27Shumë të rinj po paraqiten në qendra shëndetësore me temperaturë të lartë, me frikën se janë infektuar nga COVID. Por mjekët sqarojnë se kemi të bëjmë me një virozë të stinës me simptoma të ngjashme me koronavirusin, rrufë e dhimbje fyti
-
547 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 5,506 raste aktive me COVID! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
29 Dhjetor 2021, 17:36Fatkeqësisht, 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 5,506 raste aktive me COVID.
-
Studimi: Infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj Deltës
28 Dhjetor 2021, 21:36Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit kanë më shumë imunitet ndaj variantit Delta. Përfundimi është rezultat i një studimi të ri të kryer nga Instituti për Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës me qendër në Durban, i cili përfshiu 33 persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar.
-
6 humbje jete dhe 475 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spital
28 Dhjetor 2021, 18:02Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 6 humbje jete dhe 475 infektime të reja nga COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
-
ISHP: Shqiptarët e vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohen në e-Albania! Dozën e dytë ose të tretë mund ta bëjnë në Shqipëri ose jashtë
28 Dhjetor 2021, 15:26Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht certifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania.
-
COVID19/ Mbi 2 milion e 300 mijë vaksinime janë kryer kundër virusit në Shqipëri që prej filllimit të pandemisë
28 Dhjetor 2021, 00:13Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije nëpërmjet një postimi në Facebook numrin e të vaksinuarve për ditën e sotme dhe numrin total të të vaksinuarve që prej fillimit të pandemisë.
-
Situata nga COVID/ Mjeku Sulçebe: Omicron është varianti më i ndryshëm, por doza e tretë e vaksinës rrit mbrojtjen imunitare
27 Dhjetor 2021, 21:56Varianti “Omicron” ka ngritur alarm në të gjithë botën për shkak të transmetueshmërisë dhe faktit që nuk dihet se sa efekt kanë vaksinat tek ky variant
-
COVID nuk bën pushim as për festa, mbroni veten dhe familjarët me Vitaminën C të Fortex
27 Dhjetor 2021, 18:50Duket se COVID -19 nuk bën pushim as për festa! Zgjidhja më e mirë për një imunitet sa më të fortë për të gjithë grupmoshat është Vitamina C nga Fortex, e kombinuar me Zink dhe D3, minerale këto shumë të rëndësishme për organizmin tonë.
-
Humbin jetën 7 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit, 168 rezultojnë pozitiv me koronavirus
27 Dhjetor 2021, 17:197 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në vend në 24 orët e fundit. Kanë ndërruar jetë një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç
-
Alimehmeti për Report Tv: Varianti Omicron ende nuk është mbizotërues, brenda pak javësh dominon Deltën! Numri i shtrimeve në spital në rënie
27 Dhjetor 2021, 14:30Si një variant që përhapet me shpejtësi pritet që brenda pak javësh varianti Omicron të bëhet dominues mbi Deltën edhe në vendin tonë. Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha në Report Tv se është e rëndësishme shmangim grumbullimet.
-
167 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 5,129 raste aktive me COVID
26 Dhjetor 2021, 17:20Në të gjithë vendin janë 5,129 raste aktive me COVID ndërsa gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 253 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.
-
Omicron po përhapet në të gjithë botën, epidemiologu për Report Tv: Për tre javë bëhet dominues ndaj Deltës, 70% më pak agresiv! I rrezikshëm për të pavaksinuarit
25 Dhjetor 2021, 13:43Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Epidemiologu në Gjermani Erion Dasho shpjegoi për Report Tv se Omicron në ndryshim nga delta përhapet me shpejtësi, por nuk tek pacientët e infektuar nuk shfaq komplikacione të rënda. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Dasho tha se agresiviteti i Omicron është rreth 70% më i ulët se variantet e tjera.