Sociale

  • Këtë të premte Akademia Norvegjisë shpalli fituesin e Cmimit Nobel për Paqe fitues është Organizata ndërkombëtare për carmatosjen nga armët bërthamore.Për vitin 2017 u nominuan 318 kandidatë.
  • Nëse iu përgjigjeni këtyre pyetjeve 
    ju merrni pasaportën amerikane 

    Vitin e kaluar, pothuajse 730,000 njerëz u natyralizuan në qytetarë amerikanë, vetëm duke u përgjigjur saktë në minimumin 6 pyetje. Për ta marrë shtetësinë amerikane duhej që secili prej të kalonte një test qytetar, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth historisë, qeverisë dhe gjeografisë amerikane.

  • Anemia, “krimbi” i organizmit
    që vret ngadalë! Si ta luftoni

    Të prekurit nga anemia kanë lëkurë dhe mukoza të zbehura, lodhen shpejt, ndjejnë këputje dhe apati, nuk kanë oreks dhe shfaqin ulje të presionit arterial. Ata që vuajnë nga anemia kanë edhe rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymemarrje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe shikim të turbullt.

  • Vetitë dhe kombinimet çudibërëse
    të frutit të Avokados

    Një avokado e pjekur mirë përmban tre herë më shumë karoten se fruti i papjekur dhe i fortë. Shkencëtarët kanë zbuluar që avokado përmban të paktën 11 vitamina dhe 17 minerale duke e cilësuar atë si frutin më plotësues të nevojave ushqimore të njeriut.

  • Maratona e Tiranës,nis në 15 tetor
    regjistrimi deri më 8 teto

    Në 15 Tetor, Tirana do të presë për vitin e dytë radhazi “Gjysmë maratonën”, aktivitetin më të madh sportiv të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Por, nisur nga masiviteti i një ngjarje sportive me përmasa ndërkombëtare, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e Maratonës dhe sigurinë e vrapuesve.

  • Lëng kumbulle për rininë e
    organizmit, zemrën dhe trurin

    Lëngu i kumbullës ndihmon në trajtimin e një sërë diagnozash dhe simptomash e problemesh me shikimin, tretjen, diabetin, osteoporozën e të tjerë. Femrat shtatzënë nuk janë të vetmet që përfitojnë këto vlera. Edhe fetusi përfiton shumë prej tyre. Lëngu i kumbullës është me vlera por edhe i sigurt si për nënën edhe për foshnjën.

  • INSTAT/ 2012-2017 Shqipëria
    u pakësua 26 mijë banorë

    Ritmi i rënies së popullsisë ka qenë më i lartë përgjatë viteve 2001- 2010, ndërkohë që pas vitit 2010 ritmi i rënies së popullsisë është zvogëluar. Në këtë rënie të popullsisë një ndikim të konsiderueshëm ka migracioni neto dhe më pak shtesa natyrore e popullsisë.

  • Horoskopi për datën 6 tetor
    çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    Mësoni se çfarë parashikojnë yjet për ju sot.

  • Disa prova se si ta dalloni
    vetë mjaltin origjinal

    Mjalti, ai i miri dhe natyrali është një produkt i kërkuar dhe i çmuar për të gjithë shqiptarët. Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë.

  • ​Pse stilistët vishen gjithmonë në
    të njëjtën mënyrë? / FOTO

    Blu e plotë e Giorgio Armani. Jakë të bardhë me kravatë e Karl Lagerfeld. Smoking e zezë e Tom Ford. Dhe xhinse nga Alessandro Michele ose bluza blu e J.W. Anderson. FOTO

  • ​Të rregullosh biçikleta për fëmijët
    në nevojë në ditët e fundit të jetës

    Një histori frymëzuese nga Massachusetts, kur sëmundja dh epër më tepër vdekja nuk të pengon të bësh atë që më së shumti dëshiron. Kur Bob Charland u diagnostikua me kancer, ai nuk ndjeu keqardhje për veten. Në vend të kësaj ai vendosi të kalonte ditët e fundit të jetë së tij duke u dhënë fëmijëve dhuratën e një argëtimi falas.

  • Rikthimi magjik i gështenjave me
    shijen unike të veriut shqipta

    Jemi pikërisht në ditët e vjeljes së gështenjave. Madje gështenjat e Veriut sapo kanë dalë në treg dhe i gjeni me një çmim prej rreth 500 lekë të reja. Por janë nga të vetmet gështenja që e justifikojnë çmimin e tyre. Gështenjat e Tropojës por edhe të të gjithë Kurorës Veriore të vendit janë të vetmet gështenja shqiptare që përmbushin plotësisht cilësinë natyrale të kërkuar për eksport në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

  • ​Ambasada e SHBA jep shembullin
    e mirë,aksion për pastrimin e plazhit

    Të premten e kaluar, sektori konsullor i Ambasadës Amerikane mori pjesë në një pastrim plazhi, në kuadrin e ditës së përvitshme të udhëheqjes së konsullatës. Tema e këtij viti ishte udhëheqja nëpërmjet dhënies së shembullit të mirë.

  • Hiqen inertet tek Piramida, Veliaj: 
    S'lejojmë ndotjen e trashëgimisë 

    Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e Piramidës dhe të zonës përreth saj, e cila ishte pushtuar nga mbetjet dhe inertet. Që në orët e para të mëngjesit, punonjës të Bashkisë kanë nisur punën për heqjen e inerteve duke i kthyer kësaj hapësire të qytetit dinjitetin e munguar në sytë e turistëve të shumtë vendas dhe të huaj që vizitojnë Tiranën. FOTO

  • ​Shpallen 100 studentët fitues
    në Akademinë e Sigurisë

    Janë shpallur 100 fituesit në Akademinë e Sigurisë, të cilët do të ndjekin ciklin e studimeve bachelor. 

  • ​Kufjet e reja të Google, përkthejnë
    gjuhë të huaja në kohë reale

    Kufje që mund të përkthejnë në kohë reale gjuhët e huaja, kjo është shpikja më e re e gjigantit. “Pixel Buds” quhet shpikja e cila jo vetëm që përkthejnë thuajse çdo gjuhë të huaj, por ju mundësojnë të flisni gjuhë të huaja në kohë reale.

  • Dita Ndërkombëtare e Mësuesve
    Nikolla: Do rrisim pagat me 40%

    Në ditën ndërkombëtare të mëesuesve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla, ka uruar mësuesit. Ministrja Lindita Nikolli, zhvilloi një vizitë në gjimnazin “Sinan Tafaj” në Tiranë dhe më pas  ju është bashkuar aktiviteteve të organizuara nga stafi pedagogjik dhe nxënësit e kësaj shkolle.

  • Shtogu,thesari i shëndetit të mirë,
    si të përgatisni shurupin magjik

    Recetat mjekësore me bazë shtogu janë zbuluar që në kohët e Egjiptit të lashtë, por shumë historianë kanë rënë në gjurmët e aftësive shëruese të shtogut që në kohën e Hipokratit, Babait të Mjekësisë. Sipas Hipokratit, shtogu ishte një thesar i mirëfilltë falë aftësive për të shëruar një sërë problemesh mjekësore.

  • ​Mamografë në të gjithë
    vendin, ja kalendari lëvizjes

    Ashtu sikurse ishte lajmëruar nga ministrja e Shëndetësisë, mamografitë lëvizëse do të shkojnë në të gjithë vendin për të kryer vizita falas për depistimin e kancerit te gjirit Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka publikuar kalendarin e lëvizjes së mamografëve

  • Edhe Berisha me fjongo rozë
    sensibilizon për kancerin e gjirit

    ​Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ndër të vetmit deputetë të Kuvendit i cili i është bashkuar nismës sensibilizuese për kancerin e gjirit. Siç duket edhe nga këto foto, Berisha ka vënë në xhepin e xhaketës fjongon rozë që simbolizon luftën kundër sëmundjes së rëndë që prek vajzat dhe nënat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv