Sociale

  • Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla,  ishte sot e pranishme në aktivitetin e zhviluar në Hotel Rogner, në kuadër të 1-vjetorit të aplikimit të projektit te Komisionit Europian“e Twinning” për komunitetin online të shkollave shqiptare në hapësirën evropiane.
  • ”WSJ”: Google drejt një sistemi
    revolucionar universal operativ?

    Revolucion nga ana e motorit të kërkimit Google që shkon drejt një sistemi operativ universal, i vlefshëm si për kompjuterat, ashtu edhe për smartfonët.

  • Aksion në “Sharrë”, Veliaj: Mbani 
    pastër vendin ku prehen të afërmit tuaj

    Në vijim të punës së përditshme të bashkisë më të madhe në vend, asaj të Tiranës, punonjësit e pastrim gjelbërimit kanë ndërmarrë sot një aksion për pastrimin e varrezave të Sharrës. Ndërsa në të njëjtën kohë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve përmes rrjetit social Facebook që të mbajmë të pastër ambientin ku prehen të afërmit tanë. FOTO

  • Bashkia Pukë: Zero taksë bizneseve 
     që punësojnë më shumë se 50 vetë

    Bizneset që punësojnë 50 persona për 5 vite nuk do paguajnë takse vendore ne bashkinë e Pukës. Ky fakt është pohuar nga kryebashkiaku Gjon Gjonaj, i cili ka theksuar se edhe biznesit te vogël do t’i ulet taksa me 30 %.

  • Bashkia e Tiranës vlerësohet për
    qeverisjen e hapur në Meksikë

    Tirana u cilwsua si një ndër 4 kryeqytetet që muajt e fundit kanë shënuar progres në mirëqeverisje dhe për këtë fakt u vlerësua për qeverisjen e hapur në samitin global që u mbajt në Meksikë. Bashkia e Tiranës bashkë me bashkitë e Parisit, Pretorias dhe Mexico City u vlerësua për qeverisjen e hapur dhe nismat e ndërmarra në më pak se 100 ditë nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri, veçanërisht për pastrimin e qytetit, ditët pa makina dhe adoptimin e çerdheve.

  • Studimet në master, ja afatet
    dhe dokumentet për regjistrimin 

    Gazeta print Shqiptarja.com zbardh udhëzimin se kur do të bëhen aplikimet për master shkencor e profesional. Për të aplikuar kandidatët duhet të plotësojnë një formular të posaçëm ku autorizojnë universitetet dhe Ministrinë e Arsimit për të vërtetuar dokumentet që ata dorëzojnë. Studentët do të ndiqen penalisht, nëse do të gënjejnë për notat. Formulari që do të plotësohet

  • FOTOLAJM / Brenda avionit privat
    super luksoz të Behgjet Pacollit

    Kryetari i AKR-së në Kosovë, Behgjet Pacolli është një ndër politikanët e rrallë shqiptarë që posedon avion privat.

  • Urdhri i Mjekut, Brahimaj: Zgjedhja
    ime si president ishte konform ligjit

    Bluzave të bardha nuk mund t’u kërkohet llogari e as nuk mund të punojnë nën presionin e pacientëve kur në spitale ka mungesa të medikamenteve. Kështu shprehet presidenti i Urdhrit të Mjekëve doktor Fatmir Brahimaj në një intervistë për Report Tv, i cili gjithashtu komenton edhe vendimin e Gjykatës Administrative për mosnjohjen e tij në krye të këtij institucioni.

  • BE, 30 mln euro për politikat sociale
    Klosi: Reformat të mangëta pa to

    Bashkimi Europian do të mbështesë me 30 milionë euro politikat sektoriale të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe që kanë të bëjnë kryesisht me sektorin e punësimit dhe politikave sociale.

  • Veliaj: Pas çerdheve nisim me
    adoptimin e kopshteve në Tiranë

    Fëmijët e njësisë administrative nr. 5 në Tiranë kanë një kopësht të ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi kopshtin nr. 42 në kryeqytet, i cili është rikonstruktuar plotësisht nga biznesi.

  • VENDIMI/ Masterat, ja kush 
    paguan 2-fishin e tarifës së studimit

    Vendimi i qeverisë për tarifat e programeve të studimit, përcaktonte tarifën për çdo kredit. Tarifat vjetore të masterit varjojnë nga 60 mijë deri në 150 mijë lekë të reja. Por studentët të cilët nuk përfundojnë në kohë degën që kanë filluar, apo kanë ngelur në një nga provimet do të paguajën dyfishine  tarifës. 

  • Zgjedhjet,Urdhri i Mjekut: Vendimi
    i Gjykatës Administrative i padrejtë

    Urdhrit i Mjekëve Shqiptarë e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së parë në Tiranë, i cili shpall të pavlefshme zgjedhjet e Këshillit Kombëtar dhe të presidentit të ri, të organizuara nga Asambleja e Përgjithshme e UMSH-së, pas padisë së drejtoreshës e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Tiranë. Sipas UMSH-së, padia e Valbona Doçit është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë.

  • Video prekëse, si reagojnë fëmijët
    kur kthehen prindërit nga lufta

    Lidhja mes prindit dhe fëmijës mund të jetë mbase lidhja më e fortë që ekziston mes dy qënieve njerëzore dhe ndarja për një kohë të gjatë është e vështirë për t'u përtypur.

  • Specializimet në mjekësi, ja emrat
    e kandidatëve që do të testohen

    Fakulteti i Mjekësisë ka publikuar emrat e kandidatëve që plotësojnë kriteret për të konkuruar për një nga kuotat e specializimeve në mjekësi.

  • Halloween, dermatologët:Kujdes!
    Boja për fytyrën, burim kanceri 

    Në prag të festës së halloween, dermatologët japin këshilla për të gjithë ata që do përdorin make up. Sipas tyre pas bojës së frikshme mund të fshihen shumë dëme që i shkaktohen fytyrës

  • Pastiçieri nga Durrësi që ëmbëlson 
    Italinë, në garë për më të mirin /VD

    Një 28-vjeçar nga Durrësi falë talentit te tij duket se do i'a dalë të jetë ndër më të mirët mes pastiçierëve në konkursin që organizohet në emisionin “Il più grande Pasticcere”, në Itali. Mario Peqini prej vitesh ka ngritur embëltoren e tij në shtetin fqinj

  • Behgjet Paçolli zbulon Albaninë
    Kaukaziane / FOTO e tempullit

    Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli pretendon se ne Azerbaixhan ndodhet nje tempull shqiptar i ndërtuar rreth 800 vjet më parë. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka publikuar edhe një foto të këtij tempulli, i cili sipas tij është ndërtuar në vitin 1216-1238 për Hasan Djalalin, të quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë

  • Adoleshenti shqiptar mahnit
    Greqinë, krijon robot me printer 3D

    Një adoleshent shqiptar fëmija i një emigranti në Greqi tashmë bën pjesë ndër 6 shkencëtarët e vetëm që kanë munduar të krijojnë një robot tredimensional. Dhimiter Haxhi, 15 vjec ka krijuar një robot nga një printer tredimensional dhe ka fituar një çmim nga Ambasada Amerikane në Greqi.

  • Në Dajt në nëntor pa frikë edhe me
    makinë, Veliaj: Ndriçim e sinjalistikë

    Brenda muajit nëntor kryeqytetasit, por edhe turistët do të mund të vizitojnë pa asnjë pengesë infrastrukturore Parkun dhe zonat turistike në Malin e Dajtit. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi gjatë inspektitmit, se rruga do të përfundojë përpara se bora e parë të mbërrijë të zonën turistike më të frekuentuar të Tiranës, kryesisht gjatë dimrit. Por nuk mbetet me kaq, Veliaj premtoi se po shihet mundësia e ndërtimit të një piste vrapimi për vizitorët e Parkut në Malin e Dajtit. 

  • Klosi: Na duhen zyra pune aktive
    të hyjmë në hartën e të kualifikuarve

    Mbështetja e Arsimit Profesional dhe zhvillimi i tij sipas kërkesave të tregut të punës dhe standardeve europiane konsiderohet nga MMSR-ja si një nga mënyrat më të mira për të luftuar papunësinë në vend dhe për të krijuar kushtet për të jetuar me një punë të denjë. Në fjalën e tij Klosi gjatë takimit me përfaqësues të biznesit turk theksoi se zyrat e punësimit duhet ta çojnë Shqipërinë në hartën e vendeve që ofron dhe punëson punonjës të kualifikuar. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv