Sociale
-
Këta fëmijë të mrekullueshëm na bëjnë thirrje dhe një apel që të kujdesemi për planetin, të shmangim përdorimin e plastikës atëherë kur nuk duhet dhe të riciklojmë sa më shumë.
15 Qershor 2019, 13:19 -
Shkodrani 7 ditë i humbur, familja në panik: Kishte probleme, nuk mori asgjë me vete
14 Qershor 2019, 20:53Humbi gjurmët një javë më parë, në kërkim të Sadik Zaganit. 55-vjecari u largua nga banesa në Bushat, nuk dihen arsyet. Shkodrani u zhduk mbrëmjen e 8 qershorit, familja një javë kërkime. Nuk ka patur mjet identifikimi me vete
-
2 vjet pa pagë, punonjësit e uzinës së armëve në protestë: Do t'i drejtohemi Ambasadës Amerikane
14 Qershor 2019, 20:48Në protestën e tyre të tetë punonjësit shprehen se kjo gjendje i ka rrënuar ekonomikisht dhe nëse nuk merren masa ata do ti drejtohen Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Ambasadës Amerikane.
-
Artistët i bashkohen fushatës së dhurimit të gjakut, Manastirliu: Të krijojmë zinxhirin e dhuruesve vullnetarë
14 Qershor 2019, 15:14Nismës për të dhuruar vullnetarisht gjak i janë bashkuar figura të njohura të skenës dhe ekranit, si Valbona Selimllari, Mirela Milori, Rudina Dembracaj, etj. Ata kanë dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
-
Ekspertët: Nga Shqipëria po ikin njerëzit elitar me standard jetese
14 Qershor 2019, 10:58Sipas ekspertëve, emigrimi nga Shqipëria i këtyre viteve të fundit është i zgjedhur dhe elitar.
-
Karta e studentit edhe në celular, Veliaj: Kemi shpërndarë 14 mijë deri më tani
14 Qershor 2019, 11:05Nga dje karta e studentit është jo vetëm fizike, por edhe elektronike, ku çdo student mund ta përdorë atë përmes celularit.
-
'Braktisja' e universiteteve, mbi 40% e të rinjve janë me arsim fillor
14 Qershor 2019, 07:57Të joshur nga emigracioni, të rinjtë shqiptarë nuk preferojnë të vijojnë studimin pas arsimit nëntëvjeçar. Sipas të dhënave të INSTAT, të publikuara së fundmi, rreth mbi 40% e të rinjve në 25-39 vjeç ishin me arsim fillor në vitin 2018.
-
Shqiptarët po martohen më të rinj, ja sa është mosha mesatare
14 Qershor 2019, 07:54Më shumë shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas një publikimi të fundit të INSTAT, “Gratë dhe Burrat në vitin 2019” rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se një vit më parë, ku numri i martesave ishte 22,641.
-
KUJDES! Në autobus ka një maniak seksual - 'Trakti' në të gjitha stacionet në Tiranë
13 Qershor 2019, 19:26Një fletëthirrje që synon identifikimin e një burri rreth të 40-ve që shfaqet në linjën Kombinat-Kinostudio, është vendosur këtë të enjte pothuajse në çdo stacion autobusi në kryeqytet për të sinjalizuar rrezikun nga një maniak seksual. Personi denoncues ngelet një enigmë, ndërsa në polici mësohet se nuk është paraqitur asnjë rast i tillë tepër shqetësues.
-
Poliçan/ Manastirliu: Rikonstruktim me rreth 25 milionë lekë për qendrën shëndetësore 24 orëshe
13 Qershor 2019, 13:22Një qendër shëndetësore 24 orëshe në Poliçan do t'i nënshtrohet rehabilitimit dhe do të rikonstruktohet me vlerën e 24.5 milionë lekëve
-
Mijëra pelegrinë kalojnë natën në mal: Kisha e Shna Ndout ka bërë mrekulli edhe ku doktorët s'kanë dhënë shpresë (VIDEO-FOTO)
13 Qershor 2019, 11:58Pelegrinazhi i përvitshëm 13 javor në këtë vend të shenjtë kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor, ndërsa një gjë e tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.
-
Ja dokumentet dhe procedurat për të përfituar strehim social
13 Qershor 2019, 07:54Këshilli i Ministrave vendosi dje rregulla për personat që kërkojnë të përfitojnë nga programet e strehimit social. Sipas VKM-së së miratuar dje, të drejtën për aplikim për përfitimin nga programet sociale e kanë individët që kanë mbushur moshën 18 vjeç, kujdestarët ligjorë për rastet e personave të vendosur në kujdestari ligjore, për shkak të heqjes apo kufizimit të zotësisë për të vepruar, dhe familjet që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësinë e vetëqeverisjes vendore përkatëse, të cilat plotësojnë kushtet për strehimin social.
-
Legalizimet/ Fillon kompensimi i pronarëve me prona të zëna
13 Qershor 2019, 07:18Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi dje fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr.316, datë 15.05.2019.
-
Studentët përfaqësues në universite, Xhemollari: Mungon rregullorja, proces i parregullt
12 Qershor 2019, 17:34Me datën 26 dhjetor 2018, Këshilli I Ministrave ka nxjerrë Vendimin nr.782 në lidhje me përfaqësuesin e Studentëve në Bordet e Administrimit . Me datën 14 janar, Ministria e Arsimit u ka kërkuar Universiteteve që të nisin menjëherë procedurat për hapjen e thirrjeve për kandidatët e interesuar dhe mbylljen procesit të zgjedhjeve, ku në përfundim të tyre studentët do të përfaqësoheshin në këto borde me një anëtarë.
-
Kategoria parësore/ Çelet kësti i 11-të i dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë
12 Qershor 2019, 16:58Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka çelur këstin e njëmbëdhjetë të shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish- të dënuarit politikë të regjimit komunist për subjektet përfituese të kategorisë parësore.
-
Sonte festa e Shna Ndout, mijëra pelegrinë nga vendi dhe jashtë drejt Kishës së Laçit
12 Qershor 2019, 16:4112 dhe 13 qershori shënon festen e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falenderimi dhe lutjeje për t’ju plotësuar dëshirat.
-
Njihuni me Inën fotografen me aftësi speciale dhe Joelin, pianistin me sindromën Down (VIDEO)
12 Qershor 2019, 13:21E bukura por sidomos e mira gjendet kudo, mjafton te shohim pak përtej asaj që na zënë sytë tanë. Në këtë rrugëtim special këtë kemi bërë edhe ne të “Rreze Dielli” me historitë motivuese të personazheve tanë.
-
Provimi i dytë i maturës/ Humb ndjenjat një gjimnazite! PD denoncon: Teza doli, ky është krim!
12 Qershor 2019, 12:21Mijëra maturantë në Shqipëri zhvilluan sot provimin e dytë të maturës shtetërore atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Në një prej gjimnazeve në kryeqytet u shënua një incident pasi një prej maturanteve humbi ndjenjat para provimit, dhe mori ndihmë mjekësore. Ndërsa ish-deputeti demokrat Luciano Boci pretendon se tezat e provimit të maturës janë bërë publike pak para nisjes së provimit.
-
U lind në Shkodër e u birësua në Elbasan, 47-vjeçari kërkon prindërit biologjik
11 Qershor 2019, 22:49Prindërit birësues i japin leje: Mëso kush të ka sjellë në jetë, Shkodra fsheh të vërtetën.
-
Dëshmia nga Londra/ E zhdukur prej 19 vitesh, 'gjurmë jete' për Teuta Rrahmanin
11 Qershor 2019, 21:24Ishte 17 vjeçe e sapo fejuar, kur u zhduk herët në mëngjes. Informacionet nga Londra tregojnë vendodhjen e saj.
