Sociale
-
At Grigor Pelushi në një intervistë për "Repolitix" kishte një apel për komunitetin ortodoks që kjo Pashkë të jetë ndryshe, të shpenzohet më pak dhe të mendohet për shumë për njerëzit në nevojë në këtë situatë ku ndodhemi nga koronavirusi.
16 Prill 2020, 23:13 -
Festimet në familjet korçare në vigjilje të Pashkës Ortodokse, gati vezët e kuqe (VIDEO)
16 Prill 2020, 17:05Situata nga koronavirusi ka ndryshuar dhe ritet fetare si dhe kremtimet, pasi këtë vit pashkët do të festohen ndryshe. Por pavarësisht situatës së vështirë familjet korçare vijojnë të bëjnë përgatitjet e pashkëve.
-
Pashkët Ortodokse, koronavirusi ndryshon ritualet fetare, Mitropoliti i Korçës: Mos humbni shpresën! (VIDEO)
16 Prill 2020, 16:47Në vigjilje të pashkës ortodokse, për shkak të situatës nga koronavirusi ritualet fetare zhvillohen pa praninë e besimtarëve. Mitropoliti i Korçës, Johan Pelushi në mesazhin e urimit për këto pashkë ftoi besimtarët që të mos humbasin shpresën edhe pse jemi në një situatë të vështirë.
-
Pashkët ortodokse! Kryepeshkopi Anastas: Sjellja e robëruar nga koronavirusi, Perëndia nuk do të na braktisë
15 Prill 2020, 19:38Janullatos thotë se nga kjo luftë, e paparë ndonjëherë, do të fitohet me anë të mobilizimit të përgjithshëm, mbarënjerëzor të solidaritetit.
-
Armand Duka mesazh prekës për humbjen e nënës: Nuk arrita ta përcjell sipas zakoneve, faleminderit për ngushëllimet
15 Prill 2020, 18:09Duka ka falenderuar të gjithë miqtë për mbështetjen dhe ngushëllimet, duke uruar që kjo situatë e vështirë e krijuar nga pandemia, të kalojë sa më shpejt.
-
Drejtori i call center-it për Report Tv: Ruajmë distancën, por duhet testim! E pamundur që të gjithë të punojnë nga shtëpia
15 Prill 2020, 17:46Kompanitë call center po përballen me probleme të shumta pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Drejtori i një prej kompanive call center në kryeqytet Lorenc Goga thotë se disa prej punonjësve po punojnë nga shtëpia por jo të gjithë mund ta bëjnë diçka te tillë. Ndërkohë kërkon nga autoritetet mundësinë që të realizojnë për punonjësit testet për koronavirus në mënyrë që të shmangë rrezikun e mundshëm për infektim.
-
Ambasada franceze dhuron 1 mijë maska mbrojtëse për bashkinë e Durrësit
15 Prill 2020, 17:181 mijë maska i janë dhuruar bashkisë së Durrësit nga ambasada franceze në vendin tonë në ndihmë për përballimin e situatës nga COVID-19 .
-
Frika e shtatzënave nga COVID, mjekja në Repolitix: Nuk është verifikuar kalimi tek bebet, foshnjave mos u ndërprisni gjirin
15 Prill 2020, 17:11Shqetësimet që kanë prekur edhe gratë shtatzëna si dhe nënat që ushqejnë me gji foshnjat e tyre mjekja gjinekologe Mirela Risto, në një lidhje skype për emisionin Repolitix në Report TV, i qetëson duke thënë se duhet të ketë më pak ankth për nënat, që mund të preken, pasi nuk ka pasur asnjë fëmijë që të jetë infektuar.
-
COVID-19 s'ndal ritet fetare/ Besimtarët ortodoksë në radhë marrin bojën e kuqë për vezët e pashkëve
15 Prill 2020, 15:34COVID-19 nuk ka mundur të shuaj besimin e njerwzve tek Zoti. Kështu besimtarët ortodoksw në rradhë për një duke respektuar distancën janë drejtuar katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në vigjilje të pashkëve për të marrë ngjyrues të kuq dhe zbukurime për përgatitjen e vezëve simbolike të kësaj feste.
-
Ambasadori italian dhe Veliaj dhurojnë gjak për talasemikët (VIDEO)
15 Prill 2020, 14:10Stafi i ambasadës italiane në Tiranë ka nisur një fushatë për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Nismës i është bashkuar ambasadori Fabrizio Bucci dhe kryebashkiaku Erion Veliaj të cilët kanë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe duke e cilësuar dhurimin një detyrë qytetare.
-
'Babai ishte i infektuar me COVID-19 kur ika', rrëfimi prekës i mjekes shqiptare që shkoi në Itali: E ndjeva se duhet të ndihmoja
15 Prill 2020, 08:09Ornela Gelaj, mjeke në spitalin Nënë Tereza në Tiranë, nuk mendoi dy herë kur doli fjalë për nevojën e vullnetarëve për "vendin miqësor" midis kolegëve të saj.
-
Veliaj shpërndan ndihma për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 11: Pas kalimit të kësaj situate, nisim një sërë investimesh
14 Prill 2020, 19:54Bashkia e Tiranës vijon çdo ditë të trokasë në shumë dyer, nga “Don Bosko” në Laprakë, “Josif Pashko”, Kodër Kamëz, tek zona e Treshit dhe Bregu i Lumit, për të ndihmuar familjet në nevojë, familjet që trajtohen me paaftësi dhe gjyshërit e vetmuar.
-
U kthye nga SHBA për një vizitë tek të afërm, izolohet e vetme në Tiranë 74-vjeçarja: S’kam para dhe as ushqime, të paktën të kthehem në Berat
14 Prill 2020, 19:39Erdhi për një vizitë në Shqipëri dhe për të kontrolluar banesën e saj, një 76-vjeçare me nënshtetësi amerikane pas shpërthimin të pandemisë ka mbetur e izoluar në Tiranë.
-
Jetoi luftën e Dytë Botërore dhe fitoi betejën me COVID, 90-vjeçarja në Repolitix: S'kisha frikë, ia dola se e kapa në kohë, më bënë hyzmet
14 Prill 2020, 17:31Në një lidhje skype me Report TV, në emisionin Repolitix, kjo gjyshe e plot nipërve dhe mbesave nga Hasi i Kukësit tregon frikën dhe fitoren me COVID-19, pavarësisht moshës.
-
Ekspertja e turizmit në Report Tv: Paga 40 mijë lekë nga qeveria qesharake! Sezoni të rinisë nga bujtinat
14 Prill 2020, 16:59Edhe nëse do të rinisin transportet dhe sezoni turistik, fluksi nuk do të jetë masiv dhe nuk mund të risjellë të ardhurat që priteshin. Por mënyra më e mirë sipas saj për të bërë këtë gjë janë bujtinat dhe destinacionet në natyrë, ku hapësira është e madhe.
-
Vogëlushi 5-vjeçar nga Fushë-Miloti vuan nga epilepsia, prindërit apel për ndihmë: Nuk kemi ilaçe për djalin
14 Prill 2020, 16:21Situata nga koronavirusi ka vështirësuar edhe më shumë jetesën e familjes Osmani, e cila krahas varfërisë i duhet të përballojë dhe sëmundjen e djalit 5-vjeçar.
-
Predhat e pashpërthyera në Këlcyrë vënë në rrezik jetën e banorëve: Luajnë fëmijët, do na hedhin në erë
14 Prill 2020, 16:14Banorët e fshatit Qafërrap në Bashkinë Këlcyrë ankohen për praninë e predhave të pashpërthyera në hyrje të fshatit. Ata kërkojnë nga autoritetet që ky probelm të zgjidhet sa më parë pasi u rrezikohet jeta.
-
COVID-19/ 'Lufra' e 'Dukat' ndihmojnë familjet në Thumanë, dhurojnë 650 pako me ushqime
14 Prill 2020, 15:52Në këto ditë të vështira nga pandemia COVID-19, kompanitë 'Lufra' dhe 'Dukat' u janë gjendur pranë familjeve në Thumanën e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit, duke dhuruar me dhjetëra ton produkte ushqimore.
-
Ambasada italiane në Tiranë dhuron gjak, thirrje për bashkimin e vullnetarëve të mërkurën
14 Prill 2020, 10:31Ambasada italiane në vendin tonë ka vendosur edhe mënyrën e kontaktit për cilindo që do të bëhet pjesë e dhurimit vullnetar të gjakut.
-
Ora e mësimet mes Shahinit dhe ambasadores Kim, nga prezantimet në anglisht te hobet e tyre
14 Prill 2020, 10:32Yuri Kim dhe Besa Shahini dhanë sot leksionin në formë interviste për orën e anglishtes.