Speciale
-
Është rritur numri i turistëve të huaj që vizitojnë sitet arkeologjike. Vetëm në amfiteatri është vizituar nga një mijë turistë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
17 Maj 2024, 20:10 -
SPECIALE/ Fundjavë në Prizren, ‘kryeqytetin kulturor’ të Kosovës! Njohje me historinë, krojet e legjendave dhe realiteteve shqiptare
11 Maj 2024, 07:34Ndër shekuj njihet si qytet i kulturës dhe i traditës. Ky është Prizreni që ka bërë kuriozë udhëpërshkrues, historianë, gjeografë e shkencëtarë të ndryshëm, të cilët botuan shumë vepra për këtë trevë. Kjo urë lidhëse mes dy shteteve shqiptare është edhe një destinacion i afërt turistik për Shqipërinë
-
Lukova larg luksit dhe pranë natyrës e shijes bio, fshati ku u vu në zbatim parulla e Enver Hoxhës 't’u qepemi kodrave e maleve...'
3 Maj 2024, 19:50Në mendësinë e shqiptarëve sot në moshë madhore, Lukova identifikohet me brezaret që tjetërsuan pamjen e të gjithë tokës ku shtrihet fshati. Kryetari i fshatit tregon se pjesë e aksioneve ka qenë edhe kryeministri Edi Rama së bashku me studentët e tjerë të Akademisë së Arteve.
-
Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!
26 Prill 2024, 20:33Bajram Peçi sjell në një album përmes imazheve dhe të dhënave “Shqipërinë e vjetër motorike”. Publicisti dhe koleksionisti rrëfen nga automobilat dhe biçikletat e para në vend, tek makinat e komunizmit të ruajtura deri në ditët sotme
-
Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)
20 Prill 2024, 18:16Thonë se blegtor të bën vendlindja. Të bën tradita e të pareve. Dashuria për tokën dhe fshatin. Blegtori nuk njeh moshë. Është i gatshëm të qëndrojë prej mëngjesit në mbrëmje në shërbim të dhenve e gjedhëve. Por pasioni e dëshira nuk mjaftojnë për t’u siguruar jetesën e përditshme këtyre njerëzve.
-
Art në apartamentin e konfiskuar të Adriatik Llallës, të rinjtë artistë gjejnë muzën nga dritarja e ish-kryeprokurorit
12 Prill 2024, 20:25Në sektorin Iliria në plazhin e Durrësit në një peizazh mjaft piktoresk ndodhet edhe një apartament që ka një histori të ndryshme nga hapësirat e tjera të banimit përgjatë vijës bregdetare. Dikur ka pasur pronar një ish kryeprokuror, Adriatik Llallën.
-
E përgjuar deri në vdekje, Baçi, Orhani e Bulku rrëfejnë dosjen dramatike e ditarin e Drita Çomos: Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit dhe shokët 16-vjeçarë të klasës!
6 Prill 2024, 12:00Pas hapjes së Dosjes së ish-Sigurimit të Shtetit, dy specialistët e Autoritetit të Dosjeve që e shqyrtuan atë, rrëfejnë për “Report tv” dramën e përndjekjes së poeteshës 16-vjeçare deri në vdekje. Si regjimi, infiltroi si bashkëpunëtorë shokët e saj të klasës, që e raportonin. Bisedat në shtëpi me të ëmën Lirien, përgjimet edhe në spital, në çdo hap, nga 11 operativ. Dhe ditari i saj, po ashtu objekt i dosjes, që ndihmon për të kuptuar jetën tragjike të Çomos, për të cilin flet dhe mikesha e saj Rajmonda Bulku
-
Nga përballja me bandat në vitin 1997 e deri në ditën që vendosi të dorëhiqej/ Historia e franceskanit arbëresh që iu bind urdhërit për t'u bërë Arqipeshkv
29 Mars 2024, 20:17Ai u përball me realitetin e asaj kohe: rrugët e zbrazura nga njerëzit dhe të zaptuara nga bandat, frikën për një të ardhme të pasigurt të shqiptarëve. E megjithatë, françeskani nuk u ndal. Udhëtoi kudo ku ishte e nevojshme për të qetësuar zemrat e trazuara.
-
-
Detyrimet ligjore vetëm në letër të biznesit për punonjësit, që nuk respektohen!
22 Mars 2024, 20:25 -
-
-
INVESTIGIMI 2/ Nëndeklarimi i pagave rrezikon të ardhmen, pensione çdo vit e më të ulta! Ekspertët: Duhet reformë e re pensionesh
22 Mars 2024, 19:58Fenomeni barbar i nëndeklarimit apo i mosdeklarimit fare të pagave që vijon në shumicën e bizneseve prej dekadash, përveçse po rrezikon të ardhmen e ekonomisë së vendit, po sjell një situatë dramatike në skemën e pensioneve. Sa më e ulët të deklarohet paga aq më pak kontribute për sigurimet paguhen
-
SPECIALE/ Shqiptaro-palestinezi lidhet me nënën pas dy muajve, vëllain e vogël ia vranë në Gaza: Ëndërroj sikur zgjohemi në mëngjes e mblidhemi të gjithë rreth tryezës
16 Mars 2024, 12:07Ahmed Jaber, i lindur nga një baba palestinez dhe nënë korçare është i vetmi nga familja e tij që ka mbetur në Tiranë. Babai, nëna dhe vëllai janë strehuar në një dhomë të vogël në Gaza. Pas dy muajve të pamundur për t’u lidhur me ta, Ahmedi e nis intervistën e tij me lajmin e shumëpritur për të:
-
-
-
Investigimi 1/Nëndeklarimi i pagave rrezikon ekonominë! 600 mijë të punësuar pa sigurime, thellohet deficiti i skemës së pensioneve
8 Mars 2024, 20:48Një gropë e madhe financiare me efekte të rënda për pensionet dhe për marrjen e shërbimeve në shëndetësi është krijuar në ekonominë shqiptare si pasojë e një fenomeni barbar që vijon në shumicën e bizneseve: Mosdeklarimi i pagave reale ose mospagimi fare i sigurimeve shoqërore! Report Tv sjell investigimin për fenomenin.
-
Arratisja e 2 kuksianëve ditën që vdiq Enver Hoxha, të rinjtë u dënuan edhe pse dëgjonin Sabri Fejzullahun
1 Mars 2024, 21:20Kjo rrugë do të na çojë në ditën e kur ndërroi jetë Enver Hoxha. Atë kohë është shkruar edhe historia e dy të rinjve kuksianë që nuk mundën të realizonin ëndrrën e tyre për të kapërcyer kufirin drejt ish-Jugosllavisë.
-
SPECIALE/ Fshatrat 'fantazmë' të Shqipërisë, emigrimi dhe papunësia lënë vetëm të moshuarit
25 Shkurt 2024, 10:02Emigrimi jashtë Shqipërisë por edhe migrimi i brendshëm kanë zbrazur fshatra të tërë në mbarë vendin. 160 mijë shqiptarë janë larguar nga viti 2019 deri në 2022-shin, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë ikur për t’u punësuar. Kukësi është një ndër tre qarqet që po pësojnë uljen më të madhe të popullsisë së bashku me Dibrën dhe Gjirokastrën.
-
SPECIALE/ Urat e harruara mbi lumin Mat! Për urën e Vashës dhe urën e Skurës kujdesen vetëm banorët e zonës
18 Shkurt 2024, 14:47Urat që i kanë mbijetuar rrënimit të kohës, janë jo vetëm kryevepra arkitektonike por edhe pjesëza treguese të mënyrës së jetesës së shqiptarëve në këto troje.
