Sport
-
Partizani ka fituar 3-1 kundër Flamurtarit ndeshjen e javës së 23 të Superligës, por ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë takim ishte sherri mes tifozëve të kuq dhe stafit të skuadrës vlonjate. Shkak për incidentin është bërë festa e golit të skuadrës mike.
23 Shkurt 2019, 21:20 -
Teuta “bie” në Gjirokastër, Luftëtari merr 3 pikë të rëndësishme
23 Shkurt 2019, 16:15Luftëtari ka marrë një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë duke mposhtur minimalisht 1-0 Teutën. Golin e fitores për gjirokastritët e shënoi Rapo.
-
De Jong do e ulë në stol, Rakitic në orbitën e 4 skuadrave të mëdha në Europë
23 Shkurt 2019, 15:24Pas 3 skuadrave të mëdha në Europë, për Ivan Rakitic në garë është futur edhe Manchester United. Kroati këtë sezon është pikë kyçe te Barcelona, por afrimi i Frankie De Jong në qershor pritet ta ulë në stol 31-vjeçarin sezonin e ardhshëm.
-
‘Fitojnë me 200 mln euro borxhe’, De laurentis ‘thumbon’ Juventusin
23 Shkurt 2019, 13:53I pyetur nga mediat italiane për Juventusin e këtij sezoni, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis, ka dhënë një përgjigjje tejet provokuese. Gjithashtu ai ka komentuar edhe situatën e ish-trajnerit të Napolit, Sarri-t, i cili është pranë shkarkimit nga Chelsea.
-
FOTO/ “Shihemi të premten majmun”, Majkell Ngo i kthehet keq tifozit të Partizanit
23 Shkurt 2019, 12:39Futbollisti i Tiranës Majkell Ngo i është kthyer keq një tifozi të Partizanit i cili e ka ofenduar pas ndeshjes që bardheblutë fituan me Skënderbeun.
-
Milani fiton bindshëm ndaj Empolit/ Piatek i pandalshëm
23 Shkurt 2019, 01:55Milani fitoi në mbremjen e së premtes sfidën ndaj Empolit me rezultatin e pastër 3-0. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gatuzo arritën pas fitores së sotme të sigurojnë 3 pikëshin me të cilat ruajnë vendin e katërt në serinë A.
-
Humbet turpshëm me rezultatin 0-20/ Ekipi italian përjashtohet nga kategoria
23 Shkurt 2019, 00:08Ekipi italian i kategorisë së tretë Pro Piacenza është përjashtuar nga Serie C pas disfatës së tyre të turpshme 0-20 ndaj AC Cuneo. Lega Pro, organi drejtues i Serisë C, vendosi të skualifikojë nga liga ekipin Pro Piacenca, pasi konstatoi shkelje të shumta nga ekipi ku më e rënda ishte, që asnjëri nga lojtarët që luajti kundër Cuneos nuk ishte i rregjistruar si lojtar i skudrës.
-
Fitore në frymën e fundit, Tirana zhyt sërish në krizë Skënderbeun
22 Shkurt 2019, 20:11Tirana ka marrë një trepikësh me shumë vlerë para ndeshjes me Partizanin pasi ka mposhtur 1-2 Skënderbeun në ndeshjen e parë të javës së 23 të Superligës.
-
Kelmendi në superformë, fiton medaljen e artë në 'Grand Slam-in' e Duseldorfit
22 Shkurt 2019, 19:03Xhudistja e Kosoves Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam-in” e Dusseldorfit duke mposhtur në finale me “ippon” Sosorbaram Lkhagvasuren të Mongolisë.
-
U gjet 29 herë fajtore, FIFA dënon me dorë të hekurt Chelsea-n
22 Shkurt 2019, 14:42FIFA ka dënuar Chelsea-n me bllokimin e dy sesioneve në merkato dhe 400 mijë paund gjobë pasi është gjetur fajtor në 29 raste për kontrata të paligjshme me futbollistë nën moshën 18-vjeçare.
-
Shorti i “Europa League”/ Inter ‘peshkon’ Frankfurtin, me fat Chelsea dhe Arsenal
22 Shkurt 2019, 14:29UEFA ka hedhur sot në Zvicër shortin e “Europa League” për fazën e 1/16 ku skuadra italiane e Interit do të përballet me gjermanët e Frankfurtit. Ndërkohë ndeshje të tjera interesante do të jenë ato mes Benfikës dhe Dinamo Zagreb si dhe Zenitit me Villareal.
-
Përballja me Flamurtarin, Gega: Duhet vlerësim maksimal, me Gjicin nuk …
22 Shkurt 2019, 12:39Partizani këtë javë do të përballet me Flamurtarin me qëllimin për t’u rikthyer te fitoret pas disfatës që pësoi me Laçin. Para sfidës trajneri Skënder Gega fillimisht ka deklaruar se duhet përqendrim i madh pavarësisht largimeve që ka patur këto kohë Flamurtari, ndërsa më pas bëri edhe një koment për deklaratat e presidentit të Kukësit Safet Gjici.
-
Ja 16 ekipet e kualifikuara për në 1/8 e Europa League, sot në 13:00 hidhet shorti
22 Shkurt 2019, 09:48Interi, Napoli, Chelsea, Arsenali dhe Sevilja janë mes 16 ekipeve të kualifikuara për në fazën e 1/8 të Europa League. Shorti hidhet sot në orën 13:00. Mbrëmë Interi mundi 4-0 Rapidin e Vjenës ndërsa fitore siguruan edhe Chelsea,Arsenali, Zeniti dhe Valencia.
-
Ultrasit e Zenitit "djegin" vendin/ Ja si e presin tifozët rus skuadrën e tyre të zemrës (video)
22 Shkurt 2019, 03:52Tifozët e Zenitit e pritën skuadrën e tyrë në një mënyrë spektakolare me flakadanë në duar duke i vënë flakën vendit. Skuadra ruse e motivuar nga ultrasit e saj arriti ta fitojë sfidën ndaj Fenerbahces me rezultatin e thellë 3-1.
-
Interi dhe Arsenali japin spektakël, Xhaka kacafytet me serbin (VIDEO)
21 Shkurt 2019, 22:47Përpos Arsenalit në turin tjetër kaluan edhe Napoli, Inter, Dinamo Zagreb, Valencia, por edhe Chelsea.
-
Sfida me Tiranën, Shehi: Për Skënderbeun është detyrim fitorja, të japim 150%
21 Shkurt 2019, 18:29Skënderbeu -Tirana është ndeshja e parë për javën e 23 të Superligës që do të luhet nesër në Korçë. Në prag të sfidës trajneri i skuadrës kampionë në fuqi Orges Shehi shprehet se fitorja synohet me patjetër për të ndërruar faqe, ndërsa nga ana tjetër Tirana vjen në këtë sfidë me mjaft mungesa.
-
Ecuria fantastike në “Champions League”, Liverpool rrit të ardhurat e DPS së Mbretërisë së Bashkuar
21 Shkurt 2019, 18:21575 mln paund i janë shtuar ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar si pasojë e ecurisë fantastike që Liverpool pati sezonin e kaluar në “Champions League”. Një shifër stratosferike e cila pritet të rritet për shkak të strategjisë të cilët do të ndjekin drejtuesit e Liverpool.
-
Çudi angleze me tifozin e Liverpool, ngatërresë absurde për ndeshjen e “Championsit” me Bayern-in
21 Shkurt 2019, 15:46Një tifoz i Liverpool ka bërë një ngatërresë në kufijtë e absurdes para ndeshjes së “Champions League” mes Liverpool dhe Bayern Mynchen.
-
VIDEO/ Ronaldo nuk ndalet së provokuari: Kam fituar 5 ‘Champions’, këta çuna zero
21 Shkurt 2019, 14:59Ronaldo ka qenë shumë i zhgënjyer pas humbjes që Juventus pësoi kundër Atletico-s, por pavarësisht kësaj gjendje portugezi nuk ka nguruar të provokojë sërish tifozët madrilen.
-
Juventus-it nuk i mjafton CR7 për të fituar/ Atletico Madrid një hap më pranë çerekfinaleve
21 Shkurt 2019, 01:55Sfida e luajtur mes Atletico Madridid dhe Juventusit u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës Madrilene. Atleticio Madrid arriti që të shënojë tre gola pjesën e dytë por njëri prej tyre, goli i parë i shënuar nga Morata u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.
