Sport

  • Nënkampionët synojnë kualifikimin në Malin e Zi në përballjen e dytë me Mladost. Malazezët hapin dyert e stadiumit. Disfata 0-1 e pësuar në Tiranë nga Mladost e bën shumë të vështirë misionin e Kukësit për të vazhduar ecurinë në Europa League. 
  • Dyshime se Skënderbeu ka shitur
    ndeshjen në Irlandën e Veriut

    Në minutën e dytë dhe të tretë shtesë, kampionët e Supërligës pësuan dy gola. Skënderbeu kishte fituar 4-1 ndeshjen e parë dhe në Irlandën e Veriut shikon thuajse të sigurt tek kualifikimi. Dyshimet e para janë hedhur nga vetë lojtarët e Crusaders. “Nëse UEFA nuk heton atëherë ka një problem. Ishte një shaka. Në 10 minutat e fundit nuk kam parë kurrë një futboll si ky”, shkruan portieri në Twitter.

  • ​Trajneri i Crusaders sulmon
    Skënderbeun: Ishin për turp

    Skënderbeu kaloi në turin e tretë kualifikues të Champions League edhe pse e humbi ndeshjen e kthimit ndaj Crusaders 3-2. Korçarët ishin në avantazh dhe pësuan dy gola në shtesë por trajneri i irlandezo veriorëve sulmon ashpër kampionët e Shqipërisë duke thënë se Skënderbeu ishte për turp. Stephen Baxter denoncon lojën e pisët të kampionëve duke bërë çdo manovrim për të harxhuar kohën.

  • Skënderbeu humb në minutat shtesë
    në Irlandën e Veriut, por kualifikohet

    ​Kampionët e Shqipërisë janë mundur me rezultatin 3-2 në ndeshjen e kthimit të vlefshme për Champions League. Pavarësisht humbjes, Skënderbeu ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 6-4.

  • ​Newscastle blen serbin Mitroviç,
    mediet: Ngjan si vrasës shqipta

    Pas disa ditësh raportesh spekulative, më në fund Newcastle ka lajmëruar zyrtarisht se ka përfunduar marrëveshjen për firmosjen me sulmuesin serb, Aleksnadër Mitroviç.
    20-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare duke u transferuar në Premier Ligë nga Anderlehti, për një çmim afërsisht 12 milionë paund.

  • Korçarët në drejtimin e gabua

    Nuk bëhet fjalë për zgjedhje ose për diçka të ngjashme me politikën, por për futbollin. Skuadra kampione e Shqipërise Skënderbeu i Korçës ka ngatërruar ambasadën në të cilën duhet të aplikonte për  vizat e ndeshjes Skënderbeu-Crusaders . 

  • Video/ Ja si futbollisti irlandez 
    injoroi me 1 lëvizje himnin britanik 

    Futbollisti nga Irlanda James McClean ka kthyer shpinën gjatë luajtjes së himnit kombëtar britanik gjatë turneut parasezonal të klubit të tij në Amerikë.

  • Futbollistët e mitur afrikanë
    trafikohen në Laos, heton FIFA

    23 lojtarë futbolli afrikanë nën moshën 14 vjeç janë marrë me forcë nga Afrika Perëndimore për të luajtur në një klub futbolli të paregjistruar në Laos. 6 të mitur janë aktualisht futbollistë të ekipit të parë të Laos Champasak United. Ata jetojnë në kushte shumë të këqija dhe janë detyruar të nënshkruajnë kontrata fiktive.

  • Merkato, "godet" Partizani 
    Xhevair Sukaj zgjedh të kuqtë 

    Partizani ka bërë një super-goditje në merkaton. Xhevahir Sukaj është përforcimi i radhës i 15-të herë kampionëve të Shqipërisë për sezonin e ri. Duket se dështimi në Europa League, ku të kuqtë u eliminuan nga norvegjezët e Stromgodset, nuk e ka demoralizuar aspak presidentin Gazmend Demi, i cili ka vendosur që të fuqizojë ekipin për sezonin e ri. 

  • Presidenti i FIFA-s, ​Sepp Balter
    turpërohet në konferencën për shtyp

    Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter është mbuluar nga kartëmonedha dollari gjatë një konference për shtyp ku po fliste për zgjedhjet e reja në organin botëror të FIFA-s. Komediani britanik, Simon Brodkin duke u hequr si një delegat i Koresë së Veriut i la Blatterit një tufë me dollarë false në tavolinë, ndërsa një tufë tjetër e hodhi mbi kokën e tij.

  • ​KAS-i na “hoqi” nga vazo e dytë
    për shortin e botërorit “Rusi 2018″

    10 korrik 2015, ishte data kur u dha vendimi i madh i KAS-it që vendosi drejtësinë dhe na dha tre pikët që meritonim, kjo ditë do të mbahet mend nga të gjithë ne si një fitore e madhe e kuqezinjve ndaj UEFA-s apo Serbisë. Por nuk duhet harruar se KAS-i e ka shtyrë disa herë shpalljen e vendimit dhe kjo nuk kishte arsye se pse të ndodhte por ato u justifikuan me faktin se po “luftonin” për të dalë me një vendim unanim, për të bindur të tre anëtarët.  VIDEO

  • ​Ja kush ishte avokati i Serbisë
    në KAS, pse e zgjodhën serbët...

    Mediet serbe ende nuk e kanë harruar vendimin e KAS për vendimin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku iu dha fitorja Shqipërisë me rezultatin 0-3. Ka dalë në “skenë” këto ditë edhe avokati që mbrojti kombëtaren serbe në KAS.

  • Ofertë 1.7 milionë euro nga Emiratet
    e Bashkuara Arabe për De Biazin

    “Një klub i huaj më ka kërkuar me insistim dhe vazhdon ta bëjë. Por unë kam dëshirë të përfundoj rrugën e nisur me kombëtaren shqiptare në Europianin 2016 në Francë. Vetëm kaq mund të them tani”, ka deklaruar De Biazi për “Tuttomercatoweb”, duke konfirmuar kështu se do të qëndrojë për të çuar deri në fund misionin e nisur me kuqezinjtë.

  • ​Ikën Pero Pejic, bomberi kroat
    firmos me iranianët e Esteghlali

    Pero Pejiç duket se tashmë i ka dhënë përfundimisht lamtumirën Kukësit dhe Superligës së Shqipërisë, pas 5 viteve eksperiencë dhe suksese. Destinacioni i tij i ardhshëm është Irani. Kroati do të jetë sulmuesi më i ri i ekipit të Esteghlali të Teheranit. 

  • Në shkurt zgjedhjet në FIFA
    Blatter edhe 7 muaj President

    Zgjedhjet presidenciale në FIFA për të përcaktuar pasuesin e Sep Blatter do të mbahet më 26 shkurt të vitit 2016. 

  • Videolajm/ Sërfisti sulmohet nga
    peshkaqeni...në kampionatin LIVE

    Kampioni i trefishtë i botës në sërf i ka shpëtuar mrekullisht sulmit të një peshkaqeni ndërsa Mick Fanning ishte duke konkurruar në kampionatin Botëror të Sërfit në brigjet e Afrikës së Jugut.

  • Katër futbollistë të kombëtares
    marrin nënshtetësinë shqiptare

    Katër futbollistët shqiptarë që janë të rritur dhe luajnë për skuadra të Superligës zvicerane, kanë marrë së fundmi nënshtetësinë shqiptare dhe janë pajisur më pasaporta të Shqipërisë due fituar kështu të drejtën të luajnë për kombëtaren shqiptare.

  • Josep Maria Bartomeu zgjidhet
    president i ri i FC Barcelona 

    Josep Maria Bartomeu u zgjodh president i ekipit spanjoll të futbollit FC Barcelona pasi mori 54,63 për qind të votave të aksionerëve, të cilët ishin thirrur për të zgjedhur drejtimin e ri të ekipit në stadiumin ”Camp Nou”.

  • Dorëzohet Bianchi,piloti i Formula 1 
    ndërron jetë pas 9 muajsh në spital

    Piloti Francez i Formula 1, Jules Bianchi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Nices në Francë. 25 vjeçari qëndronte në koma që pas aksidentit të çmimit të madh të Japonisë 9 muaj më parë në pistën e suzukas në Japoni ku mori lëndime të forta në kokë.

  • Shorti i fazës së tretë i Champions
    League, Skëndërbeu qëllon me fat

    Sot është hedhur shorti i fazës së tretë i Champions League, ku kampionët e Shqipërisë në rast kualifikimi do të përballen me një prej ftuesve të çiftit Ludogorets Razgrad - FC Milsami Orhei.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv