Top 24
-
Lënda narkotike po transportohej nga Holanda në Itali me destinacion final Shqipërinë, por u zbulua në Bari dhe u bllokua. Kokaina po transportohej në një kamion frigoriferik me 20 ton patate të ngrira.
15 Maj 2019, 14:12 -
Nesër betohen 10 deputetë të rinj! Ja kush janë 4 socialistët dhe 6 opozitarët
15 Maj 2019, 13:55Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime të rëndësishme, nga regjistrimi i kandidatëve të PS-së për kryebashkiakë në 30 qershor, dhënien e mandateve për katër emra të rinj nga listat e socialistëve që zënë vendin e deputetëve që kandidojnë në zgjedhjet lokale, por edhe dhënien e mandateve për tre emra të rinj nga listat e PD-së dhe LSI-së.
-
-
Në takimin e aleateve mungonte PDIU për shkak të PBDNJ
15 Maj 2019, 13:08 -
(EMRAT) Marrin mandatin edhe 3 deputetë, shkon në 121 numri, 19 karrige bosh në Kuvend
15 Maj 2019, 12:56Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve nga listat e PD-së dhe LSI-së sot. Ata janë; Vasil Sterjovski dhe Edmond Stojku nga LSI dhe Halit Valteri nga PD.
-
-
Meta si Rama: Kriza politike po sjell pasoja në ekonomi, palët të reflektojnë urgjentisht
15 Maj 2019, 12:29Palët duhet të reflektojnë urgjentisht që t'i japin fund krizës politike! Ka qenë kjo deklarata e presidentit Meta nga Skrapari ku ishte i pranishëm në çeljen e sezonit turistik.
-
Vrau ish-gruan gjyqtare/ Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë Fadil Kasemit
15 Maj 2019, 12:22Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, gjyqtares Fildez Hafizi.
-
-
Ambasadori austriak: Dënojmë dhunën! Rama dhe Basha t'i zgjasin dorën njëri tjetrit
15 Maj 2019, 11:51Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler nga Patosi i është bashkuar thirrjes së përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë për politikën shqiptare që të duhet të ndalojë gjuhën e urrejtjes dhe të dialogojë për të kapërcyer krizën. Sattler tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë këtu për të ndihmuar, por përgjegjësia është mbi aktorët politikë në vend.
-
Më 25 maj protesta e gjashtë e opozitës, Basha nuk distancohet nga dhuna /Video
15 Maj 2019, 11:36Opozita do mbajë protestën e radhës më 25 Maj. Lideri demokrat Lulzim Basha nuk u distancua nga dhuna që shpërtheu në protestën e 11 majit, me bomba molotov ndaj kryeministrisë dhe parlamentit duke lënë të plagosur efektiv. A do të ketë bomba molotov? Basha: Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet.
-
Sarandë/ Tre ditë pas u vetëmbyt, gjendet trupi i pajetë i 55-vjeçarit
15 Maj 2019, 11:36Tre ditë pasi u vetëmbyt në lumin e Bistricës, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të Arben Shaqirit. Raportohet se trupi është gjetur shumë pranë vendit ku 55-vjeçari u mbyt pasditen e së dielës së kaluar.
-
VIDEO-Dokumenti/ Dhuna nga protestuesit, Berisha: Kush prek kryeministrinë, e kam për detyrë ta vras
15 Maj 2019, 11:15Ish-kryeministri Sali Berisha thotë me zë dhe figurë se në 21 Janar të 2011 kur u vranë katër protestues, kanë qenë katër snajperë në tarracë gati për të qëlluar mbi turmën dhe një snajper i pestë bashkë me atë nga dritarja që drejtonte sulmin. 'Kush prekte jovetem kryeministrinë por edhe postën më të largët, do të vritej' thotë Berisha. Video-dokumenti hedh poshtë gjithë akuzat e përcjella nga opozita sot kundër veprimeve të policisë përballë dhunës nga demonstruesit deri në përdorimin e bomba molotov.
-
Në polici për parullën 'Borchardt turp të kesh', lihet e lirë ish-kandidatja për deputete e LSI-së
15 Maj 2019, 10:53Studentja Ana Hazizaj është lënë e lirë nga Policia e Tiranës, pasi u thirr për t'u pyetur në lidhje me parullën në banesën e ambasadorit të OSBE Bernd Borchardt.
-
Mësuese, doktorë, vajza e konsullit dhe ish-sportist/ Lista e PS-së në Shkodër, në Elbasan kandidon vajza e Sejdinit
15 Maj 2019, 10:30Shqiptarja.com zbardh listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë nga PS-ja për qarkun e Shkodrës.
-
Protesta e opozitës/ Lleshaj: Kishte organizim, molotovi u fut ilegalisht nën koperturë politike
15 Maj 2019, 10:01Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se në vendin tonë jnë futur molotov në mënyrë ilegale nën koperturë politike. Në lidhje me dhunën e ushtruar gjatë protestave të opozitës, ministri Lleshaj u shpreh se ato kanë pasur dy objektiva: të godisnin Policinë e Shtetit, si dhe godinat e institucioneve.
-
Shtyhet sërish gjyqi për Shullazin, debate në sallë
15 Maj 2019, 09:54Seancën e fundit, Gjykata iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zëvendësuar gjyqtarin e përjashtuar, por kërkesa ende nuk ka marrë një përgjigje dhe në këto kushte gjykimi nuk mund të vazhdonte.
-
Greqi, sulmohet me bojë të zezë rezidenca e ambasadorit Amerikan (VIDEO)
15 Maj 2019, 09:47Mëngjesin e së mërkurës, në orën 4:00, rezidenca e ambasadorit amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt është sulmuar me bojë të zezë.
-
Kapet durrsaku i dënuar me 16 vite në Itali për 100 kg heroinë, shok i biznesmenit të vrarë
15 Maj 2019, 08:55Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
-
Gent Cakaj takime në Bundestag, Gjermania pro hapjes së negociatave për Shqipërinë
15 Maj 2019, 08:47Gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin, Ministri në Detyrë Gent Cakaj zhvilloi një seri takimesh me parlamentarë gjermanë, në kuadër të një komunikimi intensiv me Bundestagun, sidomos me përfaqësues të grupeve politike dhe komisioneve parlamentare të angazhuar me çështjet e Bashkimit Evropian, zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor.