Top 24
-
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk kualifikon 10 nga 49 kandidatët në garë për gjyqtarë Kushtetues dhe kryeinspektorin e lartë të Drejtësisë.
14 Maj 2019, 17:05 -
Trazirat politike, të huajt anulojnë rezervimet në Shqipëri
14 Maj 2019, 16:54Të huajt kërkojnë të anulojnë rezervimet për të kaluar pushimet në Shqipëri, si shkak u protestave të dhunshme të realizuara nga opozita. Operatorët turistikë shprehen se më së shumti anulime kërkojnë turistët perëndimore, ndërsa kërkesa e turistëve këtë vit është ulur me 30-35%.
-
'Do të hap shtëpi publike e do të legalizoj hashashin', kandidati për bashkinë e Këlcyrës 'shpalos' premtimet
14 Maj 2019, 16:38Kandidati për bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj vijon të bëjë premtime ndryshe nga ata që jemi mësuar të dëgjomë deri më sot në fushatat elektorale. Ai ka premtuar se nëse vjen në krye të bashkisë Këlcyrë, do të hapi shtëpi publike dhe do të legalizoj hashashin.
-
Edhe e djathta europiane 'tradhton' Bashën, PPE: Dënojmë dhunën, uluni në dialog
14 Maj 2019, 15:57Joseph Daul, Presidenti i Partive Popullore Europiane (pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha) ka dënuar dhunën në protestat e opozitës shqiptare në tubimet e 11 majit dhe 13 majit në Tiranë.
-
Protestat e dhunshme të opozitës/ Dëmtohen bizneset: Po na ulen shitjet
14 Maj 2019, 15:44Pronarët e bizneseve afër godinës së Parlamentit janë shprehur të shqetësuar për situatën e krijuar nga protestat e dhunshme të opozitës.
-
Rritet numri i deputetëve në Kuvend, KQZ u jep mandatin tre kandidatëve të rinj
14 Maj 2019, 15:11Tre kandidatë të rinj kanë marrë mandatin e deputetit në KQZ. Përkatësisht mandatin e ka marrë Suzana Topi nga listat e LSI në Elbasan, ndërsa në Tiranë nga lista e PD-së kanë dalë, Selami Janishehu dhe Besnik Troplini.
-
Lihen në burg 20 protestuesit e opozitës/ Spaho: Vendim politik, do i dëmshpërblejmë
14 Maj 2019, 15:09Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit me burg për 20 protestues, 11 me arrest shtëpie dhe 19 detyrim paraqitje. Vendimi u kundërshtua nga protestuesit dhe familjarëve të tyre të cilët thanë se i vetmi krim që kanë bërë është protesta e lirë dhe paqësore. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Edmond Spaho, menjëherë pas dhënies së masave të sigurisë ndaj tyre duke thënë se gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës.
-
21 Janari/ 'Luani e rrethoi kryeministrinë me gardh...' Rama zbulon mesazhet e 8 viteve më parë: Qetësi-qetësi!
14 Maj 2019, 13:58Duke mos justifikuar edhe ato incidente që ndodhën më 21 janar 2011 nga protestuesit e opozitës, Rama tha se krahasimi është i dukshëm pasi në asnjë rast në atë kohë nuk janë hedhur bomba molotov siç po bën opozita joparlamentare. Kreu i qeverisë kujtoi edhe disa mesazhe që në atë kohë si kryeopozitar, i kishte dërguar dy deputetëve të tij, Besnik bares dhe Xhemal Qefalisë.
-
Nard Ndoka- Ramës: Do të tërheqin zvarrë dhe do të hedhin në Lanë
14 Maj 2019, 13:29Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet nga pushteti përndryshe shqiptarët do ta hedhin në Lanë dhe nuk do ketë më kur të pleqërojë.
-
'Mos u merr me Bashën se ta djegim televizionin!' Kërcënohet Report Tv, Basha duhet të distancohet (FOTOT)
14 Maj 2019, 12:55E megjithatë militantët e vërbër ashtu siç i bëjnë lëvdata liderëve të tyre, po prej këtyre liderëve duhet të marrin mesazh të qartë: Media as nuk kërcënohet, as nuk preket, sidomos kur shkruar në Vërtetën, të pëlqen apo jo.
-
Mjekja kardiologe paralajmëron: Kujdes nga virozat, mund të dëmtojnë edhe zemrën
14 Maj 2019, 13:11Sipas mjekes gjenetika, mosha apo gjinia janë disa prej faktorëve të pamodifikueshëm, të cilat nuk varen nga ne dhe mund të sjellin ndërlikime të zemrës. Ndërkaq ajo u ndal tek ato faktorë që janë në dorën tonë dhe secili mund të ndryshojë sadopak stilin e jetesës në mënyrë që të kemi një zemër sa më të shëndetshme.
-
Ndërkombëtarët kërkojnë dialog, Panariti: Duhet një 'palë' mbi palët
14 Maj 2019, 12:26Dialogu është thirrja e të gjithë ndërkombëtarëve si zgjidhja e vetme e krizës politike.
-
Kriza politike dhe protestat e dhunshme/ Kisha katolike apel palëve: Ulni armët e konfliktit
14 Maj 2019, 12:20Lidhur me krizën politike të cilën po kalon vendi dhe protestat e vazhdueshme të opozitës të cilat janë shoqëruar edhe me akte dhune ka reaguar edhe Kisha Katolike e Shqipërisë. Ajo bën apel që palët të ulin armët e konfliktit dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët me tyre.
-
Protesta, ministri i Merkel 'shuplakë' opozitës: Dhuna e përdorur nuk është aspak e tolerueshme
14 Maj 2019, 11:55Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman, Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth. Në fund të këtij takimi, Roth publikoi në Twitter, foton me Cakajn, ku pati edhe një koment për protestën e opozitës.
-
Rama: Gati për dialog me Bashën (jo Kryemadhin), por asnjë negociatë: 30 Qershori nuk lëviz
14 Maj 2019, 11:43Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se 30 qershori nuk negociohet, duke argumentuar se nuk do të lejojë që të cenohet Kushtetuta. Zgjidhja e krizës, sipas tij, bëhet vetëm me anë të dialogu, për të cilin ka theksuar se nuk ka asnjë kusht për t'u ulur në tryezë me liderin demokrat.
-
Admir Murataj shpallet zyrtarisht i vdekur
14 Maj 2019, 11:26Admir Murataj, grabtës i cili mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në Rinas në datën 9 Prill është shpallur zyrtarisht i vdekur dhe ndaj tij nuk rëndon më asnjë akuzë.
-
Protesta e opozitës dhe kriza politike/ Norman takon Bashën, 25' më vonë u bashkohet dhe Mediu (VIDEO)
14 Maj 2019, 11:21Ambasadori Britanik, Dunckan Norman takim me Bashën në selinë e PD. Takimi i ambasadorit Norman me Bashën një ditë pas protestës.
-
Sarandë/ U mbyt në lumë, familjarët akuzojnë: S'po bëhen kërkime për gjetjen e trupit
14 Maj 2019, 11:13Familjarët e Arben Shaqirit i cili u vetëmbytë në Kanalin e Çukës pasditen e 12 majit kanë akuzuar autoritetet e Sarandës se nuk kanë dërguar polumbarë për gjetjen e trupit.
-
Del video e të rinjve që sulmuan shtëpinë e ambasadorit të OSBE
14 Maj 2019, 11:08Ditën e shtunë pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës disa të rinj bënë një sulm pranë rezidencës së banimit të tij duke shkruar "Borchardt shame on you". Përveç shkrimit ata kanë qëndruar poshtë banesës së tyre duke thirrur në kor "Borchardt shame on you".
-
Atentati në Vlorë/ Policia në kërkim të shënjestrës Inez Hajrullës
14 Maj 2019, 10:53Inez Hajrulla,personi që ishte objektivi kryesor i atentatorëve në 10 maj 2019 në Vlorë, rezulton të jetë shpallur në kërkim policor. Që prej ditës së premte kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, Hajrulla ndodhet në kërkim, pasi policia e këtij qyteti e kërkon që ta pyesë personin në fjalë lidhur me ngjarjen.
