Ambasadori austriak: Dënojmë dhunën! Rama dhe Basha t'i zgjasin dorën njëri tjetrit

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler nga Patosi i është bashkuar thirrjes së përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë për politikën shqiptare që të duhet të ndalojë gjuhën e urrejtjes dhe të dialogojë për të kapërcyer krizën. Sattler tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë këtu për të ndihmuar, por përgjegjësia është mbi aktorët politikë në vend.

"Qytetarët kanë gjithmonë të drejtë për të protestuar, dhuna është dicka që ne e dënojmë absolutisht. Ka ardhur koha që partitë ti zgjasin dorën njëra tjetrës, pas pesë protestave tani është koha për dialog politik. Këtë presin edhe shqiptarët, që të funksionojë dialogu. Kam parë një deklaratë nga peshkopët katolikë, iu inkurajoj ta shikoni këtë deklaratë.

Dhe inkurajoj edhe politikanët që ta shikojnë me detaje këtë deklaratë. I drejtohet përgjegjësve në vend, kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës. Mesazhi ka të bëjë me ndalimin e spirales që vijon edhe tërheq nga poshtë. Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe urrejtjes, urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshojë. Ashtu si edhe përfaqësuesit ndërkombëtar janë këtu për të ndihmuar, por përgjegjësia është mbi aktorët politikë në vend" deklaroi ai nga Patosi.

SHBA, BE dhe kancelaritë më të rëndësishme në Europë kanë dënuar dhunën në protestat e opozitës, ndërsa kanë kërkuar dialog mes palëve. Por opozita kërkon largimin e Ramës me cdo kusht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)