Top 24
-
Donika Prela do të njihet me rezultatet e kontrollit që Vetting-u ka bërë për të për pasurinë anën profesionale dhe atë morale
19 Janar 2019, 11:52 -
Basha: Sfida kryesore, ajo e besimit. Qytetarët s’besojnë tek politikanët, kemi edhe ne gabimet tona
19 Janar 2019, 11:43Basha tha se sfida kryesore që është sot tek shqiptarët është ajo e besimit, dhe se sipas tij, për këtë ka faj edhe opozita.
-
Këshilli Kombëtar/ Basha: Nuk ofroj mrekulli, politikanët hajdutë duhen çuar para drejtësisë
19 Janar 2019, 11:35Basha tha se kryeministri Edi Rama thotë se Zvicra është e mërzitshme sepse atje ka qetësi, ndërkohë që Shqipëria udhëhiqet nga banditë.
-
Këshilli Kombëtar i PD/ Basha: Mision kombëtar, të ndryshojmë politikën. Rama po shkatërron të ardhmen
19 Janar 2019, 11:22Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, tha se PD ka si detyrë historike të kthejë besimin e shqiptarëve se Shqipëria mund të kthehet në një vend normal.
-
Kampusi në Qytet Studenti/ Rama konfirmon Veliajn? Kryeministri: E përfundojmë mandatin tjetër të kryetarit të Bashkisë (FOTO+VIDEO)
19 Janar 2019, 11:15Kryeministri Edi Rama hyri në Godinën "Liria" të Qytetit Studenti i shoqëruar nga Erion Veliaj. Moment pikant ishte ai kur kryeministri i hedh dorën në qafë ministres së re dhe ata vazhdojnë të ecin brenda ku i prisnin studentët. Kreu i qeveri bëri edhe një deklaratë evazive sa i takon rikandidimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës kur tha se Kampusi Universitar do përfundohet mandatin tjetër të kryebashkiakut të Tiranës. Pa specifikuar nëse fjala ishte për rikandidimin e Veliajt...
-
Rama në Qytetin Studenti: Menca që rrëmbeu vëllai i Nishanit dhe pronat që zaptoi PD, penguan projektin e Kampusit Universitar në 2015
19 Janar 2019, 11:04Në takimin prezantues në sallën Iliria të pranishëm ishin studentë e pedagogë, bashkë me ministren e Arsimit, Besa Shahini, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Kryeministri Edi Rama tha se toka në QS u zaptua nga politikanët e partisë që lindi në në atë vend. Ndërsa në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj premtoi edhe ndërtimin e 11 godinave të reja dhe rikonstruksionin e atyre ekzistuese.
-
Lezhë/ Shisnin artikuj industrialë me stampa false dhe pa faturë, arrestohen 2 persona
19 Janar 2019, 09:47A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë janë arrestuar gjatë operacionit "Fake grains". Artikujt falsë do të shiteshin nëpër lokalet e Lezhës
-
Nishani merr drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD, konfirmohen Paloka e Spaho, zgjidhet Kryesia dhe Sekretariati
19 Janar 2019, 07:58Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të demokratëve. Në këtë këshill janë zgjedhur kryetari i Këshillit të PD, Bujar Nishani, u rikonfirmuan nënkryetarët Paloka e Spaho si dhe u zgjodhën drejtuesit e Sekretariatit dhe 15 anëtarët e Kryesisë. Para anëtarëve foli edhe Lulzim Basha që ka thënë se qytetarët kërkojnë më shumë nga opozita. Basha garantoi se shumë shpejt opozita do të sjellë ndryshimin. Në përfundim , Paloka tha se Këshilli vendosi që të organizohen protesta popullore për rrëzimin e qeverisë Rama dhe se opozita kërkon një qeveri tranzitore për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
-
Lista zyrtare, pensionet me KEMP emrat që riaplikojnë
19 Janar 2019, 07:47Instituti i Sigurimeve Shoqërorë publikon listën me emrat e 257 personave që riaplikojnë për të marrë pensionin nga KEMP.
-
Rritet kërkesa për kredi nga individët, bankat nuk ndryshojnë interesat
19 Janar 2019, 07:21Kërkesa më e lartë nga ana e bizneseve pritet të shfaqet kryesisht në kreditë për qëllime likuiditeti, në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm. Në tremujorin e parë të vitit 2019, bankat presin të aplikojnë standarde kreditimi disi më të lehtësuara për bizneset.
-
Elbasan/ E zunë poshtë pllakat e mermerit, humb jetën punëtori i një firme private (Emri+Video)
18 Janar 2019, 22:04Për shkak të sasisë së madhe të mermerit është e pamundur nxjerrja e trupit dhe po pritet ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse dhe vincit
-
Kush është ‘Roni i Shijakut’, 48-vjeçari që u arrestua sot në Durrës, dyshohet se porositi heroinën në Has (E shkuara kriminale)
18 Janar 2019, 21:42Roni i Shijakut me një të kaluar kriminale. I arrestuar 2 herë, në vitin 2009 dhe në vitin 2011. Hekuran Hoxha dyshohet se porosiste heroinën që prodhohej në laboratorin e Hasit.
-
Zyrat e aplikimit për karta identiteti, të hapura edhe këtë të shtunë
18 Janar 2019, 21:43Zyrat e Gjendjes Civile në kryeqytet do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë për shkak të fluksit të qytetarëve për t'u pajisur me dokumente identifikimi elektronike.
-
Plagjiaturat/ Nikolla: Ministria do të mbledhë titujt e pedagogëve dhe do verifikohen, vendimi për ta është i Universitetit
18 Janar 2019, 21:18Albert Nikolla tha se ministria do të verifikojë cdo titull të marrë nga pedagogët
-
Ndreca: Vetëm universitetet kanë qëndruar statike përballë Paktit të ofruar nga qeveria
18 Janar 2019, 21:02Ndreca tha se nuk ka një reagim konkret nga Universitetet
-
'Vol-vo 4'/ Arrestohet 'truri' i grupit të Shijakut, Hekuran Hoxha, porositi heroinën në Has
18 Janar 2019, 20:54Një 48-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit "Vol-vo 4". I arrestuari është Hekuran Hoxha i cili sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda është koka i grupit kriminal të Shijakut, të shkatërruar nga megaoperacioni i FNSH dhe RENEA-s në tetor të 2018-ës. "Roni i Shijakut" dyshohet se porositi bashkë me Sajmir Gjepalin, heroinën që prodhohej laboratorin e Hasit.
-
Dëmtoi rëndë gishtat në protestë/ Ina Nuka do niset sërish në Turqi për një tjetër ndërhyrje kirurgjikale (VIDEO +FOTO)
18 Janar 2019, 20:35Efektivja e "Shqiponjave" Ina Nuka do të niset sërish drejt Turqisë për të kryer një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në gishtat e dëmtuar nga protesta e banorëve të "Unazës së Re" përpara Parlamentit. Ditën e sotme, e shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Ina ka vizituar ambasadën turke në Tiranë ku është pritur nga ambasadori Murat Ahmet Yörük.
-
Pakti për Universitetin/ Studentë dhe pedagogë diskutojnë në Repolitix, Ndreca: Universitetet, të vetmet që nuk reaguan
18 Janar 2019, 20:26Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë ish-sekretari i Përgjithshëm i MASR, Plarent Ndreca, këshilltari i Kryeministrit për Arsimin, Albert Nikolla dhe student e pedagogë.
-
Oferta të ‘çmendura’ në Big Market/ Nga 17-20 janar mbi 200 produkte për 50 lekë në Big Market
18 Janar 2019, 19:59Big Market surprizon sërish. Këtë herë vjen me oferta të “çmendura”. Më shumë se 200 produkte do të kenë çmimin vetëm 50 lekë nga data 17 deri në 20 janar në Big Market në City Park. Hipermarketi më i madh në vend plotëson të gjitha nevojat dhe kërkesat e klientëve duke nisur nga produktet ushqimore, ato elektronike, lodra për fëmijë, veshje për të gjithë grupmoshat, produkte kuzhine e produkte për shtëpi.
-
Aksident në Elbasan/ Humbet ekuilibrin mbi motor, plagoset rëndë drejtuesi (VIDEO)
18 Janar 2019, 19:47Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit në afërsi të lagjes 1 maji.