Top 24
-
Kreu i qeverisë dhe të afërmit e viktimave si cdo vit marshuan në këmbë nga Kryeministria në drejtim të vendit ku qëlluan për vdekje me plumbat e Gardës së Republikës Ziver Veizi, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.
21 Janar 2019, 11:14 -
FSDKSH: Brenda javës nisin pagesat e farmacive me rimbursim
21 Janar 2019, 11:03Pagesat e farmacive me rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të nisin brenda javës. Fondi është shprehur se ngërci i krijuar me subjektet farmaceutike tashmë është zgjidhur.
-
Meta propozon këshilltarin e tij, Bahri Shaqiri në krye të KLSH-së: I plotëson të gjitha kushtet
21 Janar 2019, 11:07Kreu i shtetit thekson se ish-kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve.
-
-
U dënuan me 55 vite burg, kërkesa e avokatit shtyn seancën e parë në Apel për grupin e Shullazit
21 Janar 2019, 10:31Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit te të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj.
-
8 vite nga 21 janari, Rama dhe familjarët e katër viktimave homazhe në Bulevard (VIDEO)
21 Janar 2019, 10:04Familjarë, miq, të afërm dhe qytetarë të shumtë përkujtuan sot me lot në sy si çdo vit Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn, katër protestuesit e vrarë nga Garda e Republikës gjatë protestës në 21 janar 2011. Me lot në sy ndërsa në duar mbanin lule, nga Kryeministria ata marshuan në drejtim të vendit ku u qëlluan për vdekje 4 protestuesit e opozitës. Familjarët apelojnë për drejtësi, ndërsa shpresa për ta mbetet drejtësia e re dhe institucionet që pritet të ngrihen si SPAK-u dhe BKH-ja.
-
Arta Marku i transferoi, KLP-ja rikthen te Krimet e Rënda dy prokurorët “rebelë” Hajdarmataj dhe Çela
21 Janar 2019, 10:09Vendimi i kryeprokurores Arta Marku për transferimin e dy prokurorëve të Krimeve në Berat e Pogradec është rrëzuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nga kjo e hënë, Besim Hajdarmataj dhe Olsian Cela rikthehen tek Krimet ndërsa ky vendim ndau në dy grupe KLP-në, me një votim 6 me 5.
-
Pedagogë të PD dhe LSI në grevë: Solidarizohemi me studentët. Te Ekonomiku rinis mësimi, popullohen 80% e auditoreve (VIDEO)
21 Janar 2019, 09:40Një grup pedagogësh të Fakultetit Histori Filologji në Tiranë kanë nisur grevën duke bojkotuar mësimin. Mes pedagogëve bien në sy disa prej atyre të cilët janë pjesë e strukturave të PD dhe LSI. Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj të cilët njihen për lidhjet me PD. Edhe Zylyftar Bregu është një tjetër emër pjesë e strukturave partiake, LSI-së, që ka nisur grevën te Fakulteti Filologjik. Greva e pedagogëve vjen në një kohë kur Fakultetet kanë rinisur mësimin.
-
Emigrantët në Gjermani/ 1 në 5 persona të huaj hap biznes privat
21 Janar 2019, 09:22Të paktën 18% e themeluesve të firmave kanë qenë migrantë. Dëshira për të hapur një biznes të pavarur është në veçanti e madhe tek personat qe kanë marrë nënshtetësinë gjermane, tek gjermanët e kthyer nga vendet e tjera, por edhe tek personat që në Gjermani jetojnë me një nënshtetësi tjetër.
-
Ekonomia dhe zhvillimet brenda PS-së, Malaj: Të mos fshihen problemet. Spiropali: E mora vesh postin në Asamble
21 Janar 2019, 09:15Sonte në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ishin të ftuar Arben Malaj dhe ministrja e re e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Malaj tha se PS nuk duhet të fshehë problemet dhe këshilloi që partitë politike të nxjerrin kandidatë seriozë përballë Veliajt. Ndërkohë, Spiropali tha se puna e Veliajt në Bashkinë e Tiranës flet vetë për një kandidim të dytë
-
'Janë të armatosur'/ Telefonata në polici prangos babë e bir në Mirditë, u kapën me kallashnikov dhe armë gjahu pa leje
21 Janar 2019, 08:57Dy persona, babë dhe bir, kanë rënë në pranga në Reps të Mirditës për armëmbajtje pa leje. Ka qenë një telefonatë në polici që ka denoncuar 50-vjearin I.Sh dhe djalin e tij 16-vjeçar, të cilëve iu gjet gjatë kontrollit një armë zjarri kallashnikov me fishekë si dhe një armë gjahu.
-
Rikthehen reshjet e dëborës, vijojnë të bllokuar disa fshatra në Kukës dhe Tropojë
21 Janar 2019, 08:58Sipas drejtorisë së Emergjencave Civile në Kukës mbi lartësinë 750-800 m ka pasur reshje dëbore, e cila ka arritur në 10-20 cm.
-
SHBA, nisin përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, ja emrat e parë për kandidatë
21 Janar 2019, 08:47Senatorja Elizabeth Warren ishte ndër të parët që filluan përgatitjet për garën elektorale. Ajo shkoi në Ajova dhe Nju Hampshër për takime, dy shtete që zhvillojnë garat e hershme për përzgjedhjen e kandidatëve. Takime me elektoratin ka zhvilluar edhe ish-Sekretari i Strehimit, Julian Castro
-
Eksportet, 105 mln euro humbje në 2018-n, vetëm nga zhvlerësimi i euros
21 Janar 2019, 07:5276% e eksporteve kishin si destinacion Bashkimin Europian (rreth 236 miliardë lekë), ku tregu kryesor është Italia, që priti 48% të totalit të eksporteve, ku peshën kryesore e zënë tekstilet dhe këpucët.
-
Shtypi i ditës/ Titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme
21 Janar 2019, 07:42Lexoni faqet e para të gazetave për sot, e hënë 21 janar 2019.
-
Kuvendi/ Kryeministri votohet edhe ministër i Jashtëm, opozita largohet nga salla, Rama: Vratë 8 vite më parë
21 Janar 2019, 07:43Kryeministri Edi Rama zyrtarisht ministër i Jashtëm. Bushati shkarkohet nga detyra e ministrit të Jashtëm. Ahmetaj, Gjylameti, Bushati, Spahiu, e Peleshi emërohen në komisionet parlamentare. Opozita u largua nga salla me përfundimin e fjalës së kryetarit Basha. Kryeministri Rama nuk harroi të linte pa përmendur edhe 21 janarin. Rama tha se 21 janari do të çojë në bangën e të akuzuarve të gjithë fajtorët. Jashtë Kuvendit, kryeministri Rama u shpreh se të gjitha paditë për shkeljet e presidentit Ilir Meta janë gati sapo të formohet Gjykata Kushtetuese.
-
Eklipsi i Super Hënës “pushton” qiellin e Botës, ja si u pa në Tiranë fenomeni i rrallë/FOTO
21 Janar 2019, 07:25Nga Azia në Amerikë eklipsi i sotëm i Super Hënës së “përgjakur” ofroi spektakël për të apasionuarit në mbarë botën. Toka u vendos në vijë të drejtë mes Diellit dhe Hënës, duke prodhuar kështu një nga fenomenet më spektakolare teksa hija e saj veniti përreth 3 orë satelitin tonë natyror. Fenomeni ishte i dukshëm edhe në Shqipëri ndërsa gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri shkrepi fotot nga Tirana.
-
Moti për nesër/ Nuk do ketë reshje shiu
20 Janar 2019, 22:27Nesër mbi vendin tonë pritet që të mbizotërojë një mot pa vranësira dhe reshje.
-
8 vite nga 21 Janari/ Familjarët e 4 viktimave shpresojnë te drejtësia e re
20 Janar 2019, 20:10Gjatë protestës së 21 janarit të 2011 u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Organet e reja që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet e lartat, të cilat po ngrihen janë shpresa e fundit e familjarëve për të hetuar në mënyrë shteruese dhe të paanshme ngjarjet e 21 Janarit, duke vënë protagonistët para përgjegjësisë.
-
Vulin: Europa po hesht për ‘Shqipërinë e Madhe’, ja mesazhi i Putin për marrëveshjen me Kosovën
20 Janar 2019, 18:55Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin deklaroi se Putin dërgoi një mesazh shumë të qartë diplomatik dhe politik, se Rusia e mbështet çdo zgjidhje që Serbia arrin me Kosovën
