Top 24
-
Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
16 Janar 2019, 21:21 -
-
'Repolitix', Artan Hoxha: Klement Balili negociata direkt me Ardi Veliun, policët nuk dinin gjë
16 Janar 2019, 20:47Artan Hoxha, i cili intervistoi Klement Balilin disa orë përpara dorëzimit te Ardi Veliu, tha se "Escobari i Ballkanit" ka negociuar direkt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
-
Vlorë/ Merr flakë banesa për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, lëndohet 80-vjeçari (VIDEO)
16 Janar 2019, 20:31Banesa ka marrë flakë në fshatin Skrofotinë. Identiteti i të lënduarit 80-vjeçar nuk është bërë i ditur, por mësohet se ka qenë i vetëm në shtëpi kur ka rënë zjarri.
-
Largohen studentët e ngujuar, hapen dyert e Ekonomikut dhe nis procesi mësimor (VIDEO)
16 Janar 2019, 16:35Mësohet se studentët bojkotues janë larguar nga ambjentet e fakultetit duke bërë të mundur lirimin e ambjenteve që kishin uzurpuar.
-
U bë personazh pak ditë më parë pasi solli në jetë fëmijën e 8, por cila është jeta e Rozina Kurtit?
16 Janar 2019, 20:1541 vjecarja Rozina Kurti pak ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të tetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte e përkeqësuar dhe për këtë iu desh që të transportohej për në Tiranë. Kushtet e këqija atmosferike detyruan Ministrinë e Shëndetësisë që ajo të sillej me helikopter. Nuk ka kaluar shumë dhe Rozina është kthyer sërish në shtëpi, atje ku gjithçka është e rrënuar.
-
Berisha transmetoi fjalimin në rrjetet sociale/ Kush është deputetja 'kameramane' që zëvendësoi Endri Hasën (VIDEO)
16 Janar 2019, 19:45Mediat ishin të fokusuara te votimi i dekreteve dhe asnjë prej tyre nuk e transmetoi fjalimin ish-kryeministrit. Por Berisha kishte menduar zgjidhjen duke shfrytëzuar rrjetet sociale edhe pse në mungesë të Endri Hasës i cili luan rolin e "kameramanit".
-
'Pa gjurmë'/ Zhduket përpara 17 viteve pas takimit me pronarin grek të porsadalë nga burgu, sot familjarët kërkojnë 41-vjeçarin
16 Janar 2019, 19:01Ishte data 31 gusht e vitit 2002 kur për Eduartin më pas nuk do të mësohej më asgjë. Familjarët ndonëse kanë komunikuar me ish-pronarin e djalit dhe pavarësisht pohimit të tij se Eduarti kishte mendje për të ikur në Belgjikë, këmbëngulin se Sotir Papulas është i vetmi që di të vërtetën rreth Eduartit. Sot ata ndodhen në emisionin "Pa gjurmë", për t'u vendosur në gjurmët e të birit.
-
Basha mbledh aleatët: Nisim protestat popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës (VIDEO)
16 Janar 2019, 19:35Kryedemokrati Lulzim Basha ka komunikuar vendimin e marrë nga mbledhja e aleatëve opozitarë në selinë e PD. Basha tha se opozita do kryesojë protestat në të gjithë vendin deri në largimin e Edi Ramës. Data për nisjen e protestave, sipas Bashës, do vendoset në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.
-
Dyndje në qendrat për aplikim ID, drejtori i Emergjencave për Report Tv: Shkak kushtet e këqija, do të hapen ambiente të reja
16 Janar 2019, 18:02Bledar Doracaj u shpreh për Report Tv se radhët e gjata do të marrin fund brenda pak ditëve, e megjithatë, ai bëri të ditur të gjithë nënpunësit e gjendjes civile do të punojnë në ambientet aktuale derisa të mbarojë aplikimi i fundit. Ai deklaroi gjithashtu se në Tiranë do të dyfishohet numri i sporteleve.
-
Tensionet në Kuvend/ Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD
16 Janar 2019, 18:23 -
Ju refuzua kërkesa për azil në vendet e BE-së , riatdhesohen 100 shqiptarë nga Franca dhe Gjermania
16 Janar 2019, 18:03Në aeroportin “Nënë Tereza” u riatdhesuan rreth 100 azilkërkues shqiptarë nga Franca e Gjermania pasi kërkesa e aplikimit në vendet e BE-së iu refuzua nga vendet ku kishin aplikuar për të drejtën e azilantit.
-
Paralajmërimi i Kryemadhit: Hapni ekranet se nga nesër do ketë lajme pafund
16 Janar 2019, 18:17Pas seancës së jashtëzakonshme për dekretet e Presidentit për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj, Monika Kryemadhi tha se opozita nuk do të jetë më zjarrfikëse për të shuar protestat por se nga nesër do të vihet në ballë të tyre.
-
Malësi e Madhe/ I izoluar për shkak të dëborës, 68-vjeçari i sëmurë transportohet me helikopter në spitalin e Shkodrës (FOTO+VIDEO)
16 Janar 2019, 17:2968-vjeçari nga fshati Lepushë i zonës së Kelmendit prej dy ditësh, teksa vuante nga dhimbjet akute në bark, ishte bllokuar në banesën e tij pa patur mundësi për t'iu drejtuar spitalit rajonal të Shkodrës për t'u kuruar.
-
Balla: Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm sapo Kushtetuesja të zgjidhë ngërçin e shkaktuar nga Meta (VIDEO)
16 Janar 2019, 17:29Taulant Balla thotë se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme, pavarësisht nga rrëzimi i dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta. Zgjidhja sipas Ballës do vijë nga Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do i japë fund ngërçit të krijuar nga kreu i shtetit i cili refuzoi ta dekretojë pasuesin e Ditmir Bushatit një javë më parë.
-
-
-
-
Seanca për dekretet e Metës/ Ministrat e shkarkuar në fund të sallës, midis tyre edhe Bushati. Të sapo emëruarit, në llozhën e Kuvendit (Foto)
16 Janar 2019, 17:16Seancën e sotme, ministrat e shkarkuar, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro, Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi shihen të ulur në fund të sallës së Kuvendit, ndërsa ministrat e sapo emëruar, Besa Shahini, Elva Margariti, Belinda Balluku dhe Anila Denaj shihen të ulura në llozhën e Kuvendit.
-
Seanca për votimin i dekreteve për ministrat/ PD dhe LSI: Duam debat
16 Janar 2019, 17:15
