Top 24
-
Rreth 26 anëtarë të Akademisë Shqiptare (jozyrtare) të Arteve dhe Shkencave vetëofrojnë nëpërmjet një dokumenti shërbimin e tyre për zgjidhjen e ngërçit në sistemin arsimor në vend. Profesor Fatos Tarifa ndalet tek disa nga pikat, që duhet të përmirësohen në ligjin e ri. Ndërsa, këmbëngul që problemi më i madh mbetet edukimi i profesorëve.
16 Janar 2019, 17:03 -
Denoncimi i studentit të Politeknikut për Report Tv: Çdo ditë nisemi për në mësim, një grup prej 20 studentësh na bllokojnë hyrjen
16 Janar 2019, 15:51Studentët denoncojnë në redaksinë e Report Tv sesi po pengohen të bëjnë mësim normalisht nga një grup i vogël protestuesish të cilët bllokojnë dyert e fakulteteve dhe ngujohen brenda. E tillë është situata te Universiteti Politeknik, ku një student thotë se ata mblidhen çdo ditë për të bërë mësim, por detyrohen të kthehen nga 20 studentë të tjerë të cilët vijojnë protestën duke zgjedhur bllokimin e dyerve dhe ngujimin në auditore.
-
Izolimi nga dëbora, Ministria e Mbrojtjes letër 6 bashkive problematike: Nuk morët masa për rrugët rurale
16 Janar 2019, 15:03Konkretisht letra u është dërguar bashkive të Shkodrës, Kukësit, Pukës, Dibrës, Korçës dhe Gjirokastrës. Ne letër theksohet se moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë në zonat rurale.
-
-
'Ultimatumi' i Ballës për dekretimin e Ramës/ Meta reagon me ironi: Kush është ky? Kushtetuta e para
16 Janar 2019, 12:26Kreu i shtetit u shpreh se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve jo arrogante, duke dërguar një tjetër mesazh për qeverinë. Ndërsa jashtë aktivitetit i pyetur nëse do të dekretojë apo jo kryeministrin Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm, ai është përgjigjur shkurt ‘Kushtetuta është e para’.
-
Skandali me tenderat 30 mln € të ‘DH Albania’/ Drejtuesit e ARRSH-së e OST-së në prokurori
16 Janar 2019, 11:52Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’, ndërsa pas pak pritet që të dëshmojë kreu i OST-së. Ndërkohë që nesër do të pyeten anëtarët e njësisë që vendosin kriteret për tenderat. Pas zbulimit të skandalit, tenderat që u fituan nga kjo kompani te Unaza e Re dhe OST-ja u anuluan, ndërsa prokuroria nisi hetimet.
-
-
Sot seanca për votimin e ministrave të rinj, Balla: Besoj që deri në 17:00 Meta do e dekretojë Ramën
16 Janar 2019, 11:17Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke folur nga Elbasani për përplasjen me Presidentin për dekretet u shpreh se beson që kreu i shtetit deri në orën 17:00 të pasdites kur do të zhvillohet seanca, do ta dekretojë Edi Ramën edhe në postin e ministrit të Jashtëm.
-
Kundër bllokimit, 85% e studentëve të ekonomikut shprehen pro mësimit
16 Janar 2019, 11:03 -
‘Përgjigjet i jap sikur i kam, nuk i zbukuroj’/ Rama mesazh Metës pas përplasjes për dekretet (VIDEO)
16 Janar 2019, 11:01Mes Presidencës dhe qeverisë në javën e fundit ka pasur një përplasje të fortë institucionale, pas refuzimit që Meta i bëri emrit të propozuar nga Rama për Ministër të Jashtëm.
-
Afati skadonte nesër, Krimet e Rënda shtyjnë me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin
16 Janar 2019, 10:36Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur për herë të katërt shtyrjen e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Burime për Report Tv pranë Krimeve të Rëndë bëjnë me dije se shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes.
-
Jeni student dhe keni paqartësi për vendimet për tarifat dhe bursat? Rama: Ja ku duhet të drejtoheni
16 Janar 2019, 10:32Kreu i qeverisë theksoi se të gjithë studentët për cdo problem që kanë të drejtohen në faqen e platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët për të marrë përgjigje në kohë reale. Ndërkohë që edhe ministria e Arsimit, sipas kreut të qeverisë, do të çelë në Facebook-un e vet një dritare për t’u përgjigjur në kohë reale.
-
‘Bashkëqeverisja’/ Qytetari: Ti je arkitekti! Rama batuta: Do të thonë se je i FRESSH-it (VIDEO)
16 Janar 2019, 10:15Kreu i qeverisë Edi Rama u bëri thirrje të gjithëve që të ankohen për problemet e tyre në platformë, pasi kjo është rruga më e sigurt.
-
Protesta/ Grupet nga 6 universitetet e Tiranës në bojkot, një pjesë kthehen për të vijuar mësimin, tek ‘Ekonomiku’ bllokohet dera
16 Janar 2019, 09:56Një pjesë e studentëve të fakultetit të Ekonomisë janë rikthyer për të vijuar mësimin, por ata janë ndaluar nga grupi që vijon bojkotin brenda dyerve të shkollës. Në një prononcim për Report Tv një studente shprehet se jashtë shkollës është një grup shumë më i madh studentësh që kërkon të vijojë mësimin por që pengohet nga ‘të ngujuarit.’
-
Rrëfimi ekskluziv i Klement Balilit për Report Tv: Policia nuk m'u afrua kurrë, Berisha më ka ardhur në shtëpi
16 Janar 2019, 09:42Një rrëfim i pazakontë ka ardhur për Report Tv nga i etiketuari nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili. Në intervistën dhënë për gazetarin investigativ të Report Tv Artan Hoxha, Balili flet për lidhjet e tij me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ishte angazhuar edhe familjarisht. Balili flet gjithashtu për dy vitet e tij në arrati si dhe për sulmet siç i cilëson ai, të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu.
-
Ministri i Brendshëm Lleshaj në Elbasan, prezanton prefektin e ri të qarkut Gledian Llatja
16 Janar 2019, 09:26Lleshaj ishte i shoqëruar nga deputetit i qarkut, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Llatja shihet si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Elbasan.
-
Klement Balili nesër para Krimeve të Rënda/ Zbulohet gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen
16 Janar 2019, 09:19Klement Balili do të dalë nesër para gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë. Report Tv mëson se gjyqtarja Miliana Muça është relatorja e çështjes kundër Balilit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. Ai u dorëzua dje në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati
-
Dëbora/ Vështirësi në rajonin verior dhe qëndror, ARRSH: Në jug qarkullohet normalisht dhe pa zinxhirë
16 Janar 2019, 09:06Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një ‘pasqyrë’ të akseve kryesore të vendit në një kohë kur vendi është pushtuar nga ngricat. Në rajoni verior dhe qëndror segmentet janë të kalueshme me zinxhir, ndërsa në jug qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë.
-
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin akuzon SHBA-në: Po destabilizon Ballkanin
16 Janar 2019, 09:01Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në për destabilizim të Ballkanit duke u shprehur se situata është shqetësuese.
-
Importi i makinave të përdorura, del udhëzimi për kushtet teknike që duhet të përmbushin
16 Janar 2019, 08:30Një vendim i Këshillit të Ministrave i miratuar në fund të tetorit të vitit të shkuar përcaktonte kufizimet për importin e mjeteve të përdorura me moshë mbi 10 vjet.
