Top 24
-
Klodian Braho gjithashtu njihet si prokurori që çoi në gjyq ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për falsifikim të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm.
17 Janar 2019, 13:47 -
Protesta e studentëve/ Mësim vetëm te Gjuhët e Huaja, te ‘Ekonomiku’ po rregullohen ambientet
17 Janar 2019, 13:25Vetëm në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ditën e sotme është zhvilluar normalisht mësimi. Te ‘Ekonomiku’ studentët që ishin ngujuar prej disa ditësh u larguan dje, ndërsa sot fakulteti është hapur, studentët janë brenda ambienteve, por ende nuk ka filluar mësimi, pasi po rregullohen bankat.
-
Konviktet, Veliaj: Jemi të gjithë në këmbë, ftojmë investitorë, studentët janë të vetmit që humbasin nga shtyrja e mësimit
17 Janar 2019, 13:06Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për përmirësimin e kushteve në godinën nr. 6, ku qeveria dhe bashkia po investojnë falë ndihmës së donatorëve, ndërsa zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët.
-
Vrau ish-gruan gjyqtare, dënohet me burgim të përjetshëm, Fadil Kasemi: Jam penduar për krimin
17 Janar 2019, 12:35Vrasësi i Fildes Hafizit, Fadil Kasemi u dënua këtë të enjte nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, ndonëse avokati i tij kërkoi lehtësimin e masës së dënimit me 25 vite burg. Kasemi është shprehur në seancën gjyqësore se është penduar për krimin, ndërkohë që, ka kërkuar të merren parasysh edhe motivet e vrasjes.
-
Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj marrin zyrtarisht detyrën pas betimit në Presidencë, Braçe i buzëqeshur
17 Janar 2019, 12:47Sot u betuan ministrat e rinj. Ceremonia u zhvillua në orën 14:30. Nga Kuvendi përfaqësues ishte Vasilika Hysi, ndërsa nga Kryeministria, Rama nuk preferoi që të ishte vetë i pranishëm duke dërguar Sekretarin e Përgjithshëm, por e komentoi në rrjetet sociale.
-
Skepticizmi për negociatat, Basha: Qëndrimi i Holandës i drejtë, do të largojmë Ramën me protesta
17 Janar 2019, 12:25Basha e cilësoi si të drejtë qëndrimin e Holandës për Shqipërinë, pasi sipas tij, qeveria ka rënë dhe Edi Rama duhet të largohet. Basha deklaroi se shumë shpejt do të nisë sezoni i protestave.
-
Meta ktheu ‘Kadastrën’, Lame: S’ka argument, Rama s’do e çojë regjistrin në Surrel, edhe Presidenca pa certifikatë
17 Janar 2019, 11:45Artan Lame akuzoi se Presidenca mbushi 14 faqe, por nuk ka asnjë argument për kthimin e ligjit. Ai theksoi se Presidenti nuk e di që as godina e Presidencës, që po drejton apo, Kryeministrisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme që ka drejtuar nuk kanë certifikatë pronësi.
-
Revista gjermane artikull për Balilin: ‘Escobari’ i lidhur me politikën që mbushi Europën me drogë
17 Janar 2019, 11:22Në shkrim theksohet se ‘Balili konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Amerika Latine përmes Ballkanit në drejtim të Europës Perëndimore dhe Veriore'.
-
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Bushati takon ministrin holandez, Stef Blok: Të vijohen reformat e nisura
17 Janar 2019, 10:47Në takimin mes tyre u diskutua marrëdhënia miqësore midis dy vendeve, reformat e ndërmarra të qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes në negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe qëndrimi që do të mbajë Hollanda ndaj Shqipërisë në këtë proces.
-
Zgjedhjet lokale/ Kreu i KQZ paralajmëron krerët e bashkive: Burg nëse ndryshoni listat e zgjedhësve
17 Janar 2019, 10:40Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement i bëri thirrje lidershipeve të partive që të deklarohen publikisht kundër fenomenit pasi këto zgjedhje sipas tij janë gur prove në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
-
Shkodra dhe Mirdita 'të pushtuara' nga akulli, akse rurale dhe fshatra të bllokuara, Rruga e Kombit e kalueshme
17 Janar 2019, 08:57Njësia administrative Pult e Shkodrës paraqitet edhe me mungesë energjie elektrike si dhe me shkolla të mbyllura. Situata në Lezhë, ndryshe nga Shkodra dhe Mirdita, paraqitet pa probleme, ndonëse në temperatura të ulëta. Ndërkohë, rrugët nacionale paraqiten të kalueshme.
-
18 mld lekë evazion me TVSH/ Pranga 13 personave në Tiranë, mes tyre biznesmenë të njohur, 12 në kërkim, zbardhet dosja (EMRAT+SKEMA)
17 Janar 2019, 09:11Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës ka qënë e para ajo që ka konstatuar skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë. Pas verifikimeve të kryera, Prokuroria më pas ka lëshuar edhe 30 urdhër arrestet. Nën hetim gjithsej janë 20 kompani dhe 4 studio kontabiliteti.
-
Gjykata e la në burg, Balili i buzëqeshur para Krimeve të Rënda: Jam i pafajshëm (VIDEO)
17 Janar 2019, 08:25Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi sot vijimin e masës së sigurisë burg pa afat për Klement Balilin, i cili mohoi akuzat për trafik droge. Ai deklaroi para gjykatës se ishte i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë provë kundër tij, ndërsa avokati mbrojtës ka paralajmëruar apelimin e vendimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. ‘Escobari i Ballkanit’ u dorëzua dy ditë më parë në Delvinë për t’u përballuar me drejtësinë, pasi dosja me provat që pretendon prokuroria erdhi nga Greqia dhe u dorëzuan në gjykatë.
-
Grabitet një bankomat në Vorë, nuk dihet shuma e parave që janë marrë (VIDEO)
17 Janar 2019, 08:09Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku bankomati është thyer me mjete të forta por autorët nuk kanë mundur që të kryejnë grabitjen.
-
‘Më shumë forcë dhe rikuperim, nuk vlen për financat, tregohuni të matur’, çfarë ka rezervuar horoskopi për ju ditën e sotme
17 Janar 2019, 07:48Njihuni me parashikimin e horoskopit për ditën e sotme. Lexoni cfarë shkruajnë yjet sot për të 12 shenjat e zodiakut.
-
Malet me borë të Shqipërisë duken si një 'dallgë gjigande' nga brigjet italiane (FOTOGALERI)
17 Janar 2019, 07:39Fotot janë shkrepur nga Maria Pacoda, një fotografe nga Lecce e Italisë, në zonën e Santa Cesarea Terme dhe janë publikuar nga e përditshmja italiane, La Repubblica. Pamjet e maleve shqiptare nga përtej detit janë përrallore.
-
Ekskluzive-Lista e re/ Gjyqtarët me dosje dhe me emra të ndryshuar në Veting
17 Janar 2019, 07:39Nga Shpresa Beçaj, Petrit Aliaj deri tek Adnand Xhelili, 36 prokurorët dhe gjyqtarët e radhës që po kontrollohen, në listë edhe gjyqtari që dënoi bandën e Shullazit
-
Shtypi i ditës për sot, titujt e gazetave kryesore në vend
17 Janar 2019, 07:24
Shtypi i ditës për sot, e enjte 17 janar 2019, titujt e gazetave kryesore në vend.
-
Lëkundjet në kabinet/ Tsipras merr votëbesimin, i hapet rruga marrëveshjes me Maqedoninë
16 Janar 2019, 22:45Qeveria e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras i ka mbijetuar një mocioni votësimi në parlament edhe pse me vështirësi pasi vetëm 151 vota nga 300 deputetë të parlamentit grek, e kanë shpëtuar nga rrëzimi. Mocioni për votëbesim erdhi pas lëkundjeve në kabinetin qeveritar për shkak të marrëveshjes për emrin e Maqedonisë ku si pasojë dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, Kammenos.
-
