Top 24
-
Mosdekretimi i Sandër Lleshit, flet për herë të parë Ilir Meta: Ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se të gjithë ata që e atakojnë për mosdekretimin e ministrit të Brendshëm, duhet të lexojnë Kushtetutën. Reagimi i Metës vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama i cili shpreh se sot maxhoranca do i dërgojë sërish për dekretim presidentit emrin e Sandër Lleshit.
9 Nëntor 2018, 09:51 -
Në Vetting prokurori që arrestoi Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, KPK: Troci ka fshehur pasurinë
9 Nëntor 2018, 09:22Prokurori Troci, kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë do t’i nënshtrohet vlerësimit në tre shtyllat e Vettingut, atë të pasurisë, integritetit etik dhe profesional.
-
Shpërndanin drogë pranë shkollave, municione dhe jelek antiplumb në shtëpi, 3 të arrestuar në Berat (FOTO+EMRAT)
9 Nëntor 2018, 09:10Tre persona janë arrestuar në Berat për shpërndarje lënde narkotike pranë shkollave, dhe mbajtje të municioneve luftarake në shtëpi.
-
Burrat shqiptarë ndër më të “keqtrajtuarit” për lejen e prindërimit
9 Nëntor 2018, 08:44Vendet e Ballkanit janë larg standardeve evropiane: pushimi i atësisë është pothuajse më pak se 7 ditë, dhe në disa raste as nuk paguhet. Nga ana tjetër, edhe Italia nuk respekton udhëzimet e BE-së, me vetëm 5 ditë pushim për baballarët e rinj.
-
Nuk dorëzohet prokuroria, kërkon arrest me burg për Ervis Martinaj
9 Nëntor 2018, 07:51Gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni ka caktuar datën 4 dhjetor 2018, si afatin e fundit që Ervis Martinaj, duhet të qëndrojë në qelitë e paraburgimit 302. Por prokuroria e Tiranës nuk është dorëzuar, ajo apeloi vendimin, duke kërkuar masën e “arrestit në burg” për Martinaj.
-
Lirohen nga policia 14 të ndaluarit dje në Gjirokastër, mes tyre edhe ekstremisti Karathanos
9 Nëntor 2018, 07:33Mes të ndaluarve nga policia ishte edhe Harallambo Karathanos i njohur si ekstremisti i Agimit të Artë, i cili ka kryesuar edhe kortezhin mortor të Kaçifas. Të ndaluarit e tjetër ishin shtetas grekë të ardhur në Bularat me autobusë si dhe minoritarë nga jugu i vendit.
-
Urdhri i Arta Markut/ Të korruptuarit nuk mund të përgjohen kur qëndrojnë në ambiente private
9 Nëntor 2018, 07:17Zyrtare dhe politikane qe hetohen per korrupsion, mund te pergjohen vetem ne se ndodhen ne ambiente publike, për shembull duke pirë një kafe. Ja 33 vepra penale per te cilat nuk do përgjohen në ambientet private as përmes telefonit apo video, duke perfshire korrupsioni në zgjedhje, kanosje dhe perdhunim seksuale.
-
Deklarata e fortë e gazetarit Artan Hoxha: Qarqet greke kërkojnë emrat e oficerëve të RENEA-s, gabim i pafalshëm nëse dalin
8 Nëntor 2018, 22:54Hoxha ka thënë se nëse këto emra do të dalin, efektivët do të jenë në rrezik për jetën
-
Rama: Të premten do t’i dërgojmë sërish Metës dekretin për Lleshin, do presim 7 ditë
8 Nëntor 2018, 21:49Rama ka thënë se nesër qeveria do t’i dërgojë sërish një dekret Metës për Lleshin, bashkë me një relacion shterues që të krijojë bindjen
-
Baleti “Zhizel” në ArTurbina në nderim të Agron Aliajt, Enada Hoxha: Punonte me pasion, dedikohej shpirtërisht
8 Nëntor 2018, 21:43Baleti “Zhizel” ngjitet në skenë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të nderuar mjeshtrin e koreografisë, Agron Aliaj, në 85-vjetorin e lindjes. Pesë vite nga ndarja e tij nga jeta, Enada Hoxha flet për kujtimet që ruan me të, dhe konceptin e shfaqjes.
-
Ja çfarë Greqia dhe FIFA ndalojnë dhe çfarë Shqipëria toleron (FOTO)
8 Nëntor 2018, 20:44Tre ngjarje nacionaliste, në Greqi u ndëshkuan ushtarakët shqiptarë pse bënë simbolin e shqiponjës, FIFA dënoi Shaqirin dhe Xhakën, ndërsa në Shqipëri edhe pse lëshohen thirrje të forta nacionaliste antishqiptare nga qarqet greke, ekspozohen flamuj të të ashtuquajturit Vorio-Epir dhe nuk ndodh asgjë.
-
Varrimi i Kaçifas, reagon për herë të parë Rama: Shteti ynë s’lufton me arkëmorte e provokatorë varrimesh
8 Nëntor 2018, 20:24Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook i cili i kërkon Ramës që të ndërhyjë shteti shqiptar para provokimit të ekstremistëve grekë
-
‘Pa gjurmë’/ Pas ndarjes, nëna humbet vajzën, denoncon burrin: Më dhunoi seksualisht në spital, kërkoj sërish Xhulian time
8 Nëntor 2018, 19:54Historia e Edlira Lamaj është një histori e trishtë shumëvjeçare e një gruaje të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, nga ish-bashkëshorti. Prej vitesh ajo kërkon vajzën e saj.
-
Kryeministri Tsipras reagon pas varrimit të Kaçifas: Bëmë sa mundëm për Kaçifas, dialogu me Shqipërinë do të vazhdojë
8 Nëntor 2018, 19:51Kryeministri grek ka reaguar pas ceremonise mortore të ekstremistit Kostandinos Kaçifa. Aleksis Tsipras është shprehur se kjo gjë nuk duhet të ndikojë në strategjinë për t’u afruar më Shqipërinë.
-
Nga masakra e Peshkëpisë te lëvizja për Vorio-Epirin dhe fotot përkrah Vangjel Dules, kush është ekstremisti grek, i arrestuar sot në Bularat
8 Nëntor 2018, 19:17Emri i Babis-Harallambos Karathanos është i lidhur me një ngjarje tragjike në jug të vendit. Në prill 1994 sulmohet në mesnatë posta policore kufitare në Gjirokastër dhe për pasojë vriten dy ushtarakë shqiptarë.
-
‘Kaçifa’/ Gazetari Artan Hoxha: Ekstremistët grekë në Bularat, të njëjtët që trazuan Himarën, kush ua mbylli sot gojën Metës dhe Berishës?
8 Nëntor 2018, 18:50Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë se Babis Karathanos njihet për aktivitetin e tij anti-shqiptar. Hoxha thotë se në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Karathanos kanë qenë në Himarë. Gazetari ngre pyetjen sepse ka heshtur politika shqiptare, sidomos Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët nuk kanë lenë rast tjetër pa reaguar.
-
Varrimi i Kacifas, Fatos Klosi në ‘45 minuta’: Nacionalizëm ekstrem, policia bëri mirë që nuk ndërhyri
8 Nëntor 2018, 18:32Varrosja e ekstremistit grek të vrarë 11 ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës, ka qenë temë diskutimi edhe në studion e emisionit ’45 minuta’, ku ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, ka thënë se këto sjellje nuk janë aspak normale.
-
Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babai me vajzën (Detaje+Video)
8 Nëntor 2018, 17:27Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku mësohet se kanë humbur jetën dy persona, babai dhe vajza e tij e mitur, 6-vjecare. Ata ishin duke ecur në trotuar në momentin kur dy makinat janë përplasur. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit Volksvagen ka devijuar nga rruga duke hipur në trotuar dhe duke shtypur dy këmbësorët, të cilët kanë ndërruar jetë rrugës për spital.
-
‘Zonjat që bëjnë Shqipërinë’ në Report TV, Julinda Dhame: Theva tabutë me Rally Albania, sot e lumtur që promovoj Tiranën
8 Nëntor 2018, 17:07-Zonjat që bëjnë Shqipërinë” vijon të jepet çdo të martë dhe të enjte në Report TV. Sot u transmetua emisioni i katërt ku prezantohet Julinda Dhame, drejtore e promovimit të Tiranës.
-
'Kaçifa', kalim të paligjshëm kufiri e thirrje antishqiptare, antiterrori ndalon ekstremistin grek dhe 13 të tjerë (Emrat)
8 Nëntor 2018, 16:58Në ceremoninë mortore të Konstandin Kaçifës morën pjesë 1500 persona të ardhur me autobusë nga Greqia dhe të identifikuar si ekstremistë. Mes të arrestuarve është edhe ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathanos si dhe tre minoritarë të tjerë. Ata bllokuan edhe rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në hyrje të fshatit Bularat. Ndërkohë që 14 persona janë shoqëruar në komisariatin e Policisë në Gjirokastrës.
