Burrat shqiptarë ndër më të “keqtrajtuarit” për lejen e prindërimit

Burrat shqiptarë ndër më të “keqtrajtuarit” për lejen e prindërimit

Foto ilustruese

Në Shqipëri gratë që behën nëna përfitojnë leje prindërimi për 52 javë, edhe pse jo të paguara me 100% të pagës. Kohëzgjatja e lejes së prindërimit për gratë në Shqipëri është ndër më të gjatat në botë dhe Europë. Megjithatë nuk ndodh e njëjta gjë me lejen e prindërimit te burrat, ku leja e prindërimit është 3 ditë me pagesë të plotë. Në krahasim me vendet e BE-së, renditet ndër vendet me kohëzgjatje të shkurtër të lejes së prindërimit, pas Sllovakisë, Maltës dhe Luksemburgut.

Në një artikull të punuar nga Rrjeti Europian i Gazetarisë së të Dhënave mbi të drejtat e prindërimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve doli në përfundimin se shumë baballarë delegojnë aktivitetin e tyre të kujdesit te bashkëshortet, të cilat mbeten jashtë tregut të punës. Kjo është një situatë jo homogjene e të drejtave dhe detyrave dhe për këtë arsye leja prindërore po ndryshon në shumë vende të Bashkimit Europian.

Leja e atësisë, si funksionon ajo në Evropë?
Për këtë arsye, Komisioni Europian në vitin 2017 paraqiti propozimin për një direktivë mbi balancën midis jetës profesionale dhe familjare për prindërit dhe ofruesit e kujdesit, gjë që sugjeron shtetet anëtare, ndër të tjera, të miratojnë një minimum prej 10 ditësh të pushimit të detyrueshëm të atësisë.

Aktualisht pothuajse të gjitha vendet e BE-së garantojnë këtë të drejtë, me një kohëzgjatje mesatare prej 11 ditësh. Sllovenia qëndron me 30 ditë deri në 90% të pagës, Rumania me 15 deri 100% (me kusht që babai merr një kurs për kujdesin ndaj fëmijëve) dhe Bullgaria me 15 ditë deri në 90%. Vendet e Ballkanit janë larg standardeve evropiane: pushimi i atësisë është pothuajse më pak se 7 ditë, dhe në disa raste as nuk paguhet. Nga ana tjetër, edhe Italia nuk respekton udhëzimet e BE-së, me vetëm 5 ditë pushim për baballarët e rinj.

Megjithatë, sipas një studim nga Eurofound në 23 nga 28 vende të BE-së vetëm 10% e prindërve vendosin të marrin leje për të lënë punën me rastin e lindjes së fëmijës së tyre, me një spektër që varjon nga 0,02% në Greqi në 44% të Suedi. Faktor që ndikon në vendimmarrjen e  burrave janë disa, përveç atij kulturor. Së pari, faktori ekonomik: niveli i ulët i kompensimit ndikon në marrjen ose jo të lejes së atësisë.

Lejet e lindjes për nënat
Në  vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina dallojnë për kohëzgjatjen e lejes së lindjes (52 javë), por përfitimi është vetëm 60-65% e pagës shkruhet në artikull. Situata është e ndryshme në Bullgari, ku leja zgjat 58 javë, por paguhet 90%. Për të inkurajuar riintegrimin e nënave të reja në tregun e punës, qeveria bullgare në vitin 2017 miratoi një masë që garanton 50% të përfitimeve që ata marrin për të qëndruar në shtëpi brenda vitit të parë të fëmijës.



/monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!